Çelet ekspozita e rrallë në Muzeun e Forcave të Armatosura në Gjirokastër

Çelet ekspozita e rrallë në Muzeun e Forcave të Armatosura në Gjirokastër

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës është kthyer në një hapësirë ku historia dhe trashëgimia ushtarake vijnë më pranë publikut. Muzeu i Forcave të Armatosura ka çelur një ekspozitë dyditore me armë relike, duke u dhënë qytetarëve dhe vizitorëve mundësinë të njihen nga afër me objekte që mbartin gjurmë të rëndësishme të së kaluarës. Drejtori i Muzeut të Forcave të Armatosura, Niko Kotherja, vlerëson se aktivitete të tilla kanë rëndësi të veçantë për njohjen dhe promovimin e historisë ushtarake shqiptare. “Për sa i përket kësaj nisme, kemi shumë qytete në Shqipëri ku ka filluar të udhëtojë kjo ekspozitë e lëvizshme. Stacioni i radhës ishte qyteti i Gjirokastrës. Qëllimi i ekspozitës së këtyre objekteve muzeale është të tregojë rrugëtimin e uniformës ushtarake shqiptare, por edhe momente nga...