Çeku: Zymer Neziri, shtyllë e ruajtjes dhe afirmimit të trashëgimisë shpirtërore (video)
Zymer Neziri Instituti Albanologjik i Prishtinës ka organizuar një tryezë shkencore kushtuar veprës dhe kontributit të folkloristit, profesor doktor Zymer Neziri, me rastin e 80-vjetorit të lindjes. Në këtë aktivitet, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, e ka vlerësuar profesor Nezirin si një nga figurat e rëndësishme të dokumentimit, ruajtjes dhe afirmimit të trashëgimisë shpirtërore shqiptare. Çeku ka theksuar se puna shumëvjeçare e Nezirit me Eposin e Kreshnikëve dhe traditën gojore shqiptare përbën një pasuri të çmuar për albanologjinë dhe kulturën kombëtare. Ai ka përmendur edhe koleksionin e Eposit të Kreshnikëve, i cili përmban mbi 100 mijë vargje nga pesë vende të Ballkanit. “Profesor Neziri është një studiues i dalluar dhe një nga shtyllat kyçe të dokumentimit, ruajtjes dhe afirmimit të trashëgimisë sonë shpirtërore....
Burimi:
kultplus.com