Ceferin drejt një mandati tjetër në krye të UEFA-s, pranon kërkesën unanime të 55 federatave evropiane

Ceferin drejt një mandati tjetër në krye të UEFA-s, pranon kërkesën unanime të 55 federatave evropiane

Në mbledhjen e UEFA-s “Top Executive Programme” (TEP) e zhvilluar sot në Berlin, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, u bëri me dije presidentëve dhe sekretarëve të përgjithshëm të të 55 federatave anëtare të UEFA-s se do të kandidojë për një mandat të fundit dhe do të vijojë të drejtojë organizatën edhe pas vitit 2027. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Presidenti i FSHF, Armand Duka. Gjatë muajve të fundit, të 55 federatat anëtare i kishin kërkuar në mënyrë unanime që të rishikonte vendimin e mëparshëm për të mos kërkuar një mandat të ri. Čeferin ka pranuar tashmë këtë kërkesë dhe ka konfirmuar synimin për të kandiduar për rizgjedhje në Kongresin e 51-të të Zakonshëm të UEFA-s, që do të zhvillohet në Astana, Kazakistan, më 22...