“Çdo të premte, në orën 5 do jepni llogari”, Rama: Kjo është vija e panegociueshme, sa të jem unë në krye të PS

“Çdo të premte, në orën 5 do jepni llogari”, Rama: Kjo është vija e panegociueshme, sa të jem unë në krye të PS

Çdo të premte në orën 5 të pasdites, përfaqësuesit e pasqyrës besnike do të raportojnë për çdo problematikë të qytetarëve. Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, teksa shtoi se kjo procedurë do të vazhdojë për sa ko hë vetë ai do të qëndrojë në krye të PS. Rama më tej, tregoi edhe vijën e panegociueshme, deputeti nuk do jetë më sekser dhe të telefonojë drejtorët e institucioneve, e as nuk do të ketë dallim partiake. Hallet e qytetarëve do të zgjidhen njësoj. “Çdo të premte, në orën 5 sa të jem unë krye të PS do raportoni për Pasqyrën Besnike dhe do mbani shënim çdo gjë që flitet. Prania Besnike nuk pranon kamera. Prania Besnike pranon fotografi në fillim të takimit me...