Category: Politikë

  • “Nuk e rr*aj për urdhra politikë”/ Myslym Murrizi komenton deklaratën e Bujar Leskajt: Kur rr*hesh dy herë rresht

    “Nuk e rr*aj për urdhra politikë”/ Myslym Murrizi komenton deklaratën e Bujar Leskajt: Kur rr*hesh dy herë rresht

    Demokrati Myslym Murrizi ka reaguar për deklaratën e bërë dje nga deputeti i PD Bujar Leskaj në protestën e mbajtur në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen të paraburgosur në Hagë.

    Deputeti u shpreh se nuk i interesonte për urdhrat politikë, pasi PD doli në deklaratë që nuk do të merrte pjesë në protestë.
    Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar sot Myslym Murrizi, i cili shkruan ndër të tjera se Bujar Leskaj “ka të drejtë që nuk e rr*an për urdhra politikë, sepse është rr*ajtur në dy palë zgjedhje rresht.
    “Bujar Leskaj ‘ka të drejtë’ që nuk e rr*an, se është rr*ajtur dy palë zgjedhje rresht: në 2021 te Luli, në 2025 te Muli, për të qenë drejtues i Qarkut Vlorë dhe numri 1 në listë të mbyllur.Pra, kur rr*hesh dy herë rresht për të marrë mandat pa vota, nuk mund ta rr*ash për asnjë berber.
    E dyta, partia nuk është repart ushtarak që të funksionojë me urdhra l*shi, por bashkim vullnetar individësh që mbrojnë interesat e tyre dhe të shtresës që përfaqësojnë.
    Partia ka kushtetutën e saj që quhet STATUT, dhe në STATUT thuhet që partia funksionon me VENDIME që i marrin organet që drejtojnë partinë, dhe çdo vendim duhet të jetë publik, i argumentuar për kauzën që merret dhe në interesin politik të partisë.
    Kur të tjerët nuk e rr*ajnë për organet e partisë dhe nuk i mbledhin, sepse mendojnë që i bëjnë të gjitha vetë, atëherë Bujari dje, por edhe Bujarë e Hajdarë të tjerë në vazhdim, nuk do ta rr*ajnë fare, derisa leshi i tyre të fshijë oborrin dhe zyrat e PD-së si fshesë korenti.”-shkruan Murrizi.

  • Çfarë është ky komplot i koordinuar në Shqipëri kundër emrit tim

    Çfarë është ky komplot i koordinuar në Shqipëri kundër emrit tim

    Nga Behgjet Pacolli/

    Pikërisht tani që ndërtimit të aeroportit po i vjen fundi?!

    Çfarë janë këto ofendime? Kush po e orkestron këtë fushatë shpifjesh dhe pse?
    Unë, përveçse po përpiqem të mbroj pronën time,
    nuk kam dhënë asnjë intervistë dhe nuk kam iniciuar asnjë proces gjyqësor që të shërbejë si shkak për përfolje.

    Duket qartë se dikush tjetër po merret me këto procese, ndërkohë që unë, deri më sot, nuk jam ftuar nga askush për të dhënë as dëshminë, as sqarimet e mia. 😡

    Nuk jam më gati për lëshime për atë që është e imja,
    por nuk do të pranoj kurrë asgjë që nuk më takon.

    Kam dhënë kontributin tim të ndershëm, me qindra miliona euro investime, që vijnë 100% nga asetet e mia personale — të dokumentuara dhe të garantuara me fondet dhe kolateralet e mia private.
    Asnjë qindarkë publike; çdo gjë ka ardhur nga puna, besimi dhe sakrifica ime.

    Faktet, dokumentet dhe Zoti janë dëshmitarë të qëllimeve të mia të mira.
    Dua të lë në Vlorë një trashëgimi,
    duke e ditur mirë që ky investim, me vështirësi, do të rikthehet.

    Por një gjë është e sigurt:
    Nuk mund të duroj më këtë padrejtësi, ku përbaltet emri, dinjiteti dhe investimi im!

    Këto sulme të organizuara do t’i përballoj me të vërtetën dhe me faktet në dorë.

  • “Nuk e rr*aj për urdhra politikë”/ Myslym Murrizi komenton deklaratën e Bujar Leskajt: Ka të drejtë, në dy palë zgjedhje rresht…

    “Nuk e rr*aj për urdhra politikë”/ Myslym Murrizi komenton deklaratën e Bujar Leskajt: Ka të drejtë, në dy palë zgjedhje rresht…

    Demokrati Myslym Murrizi ka reaguar për deklaratën e bërë dje nga deputeti i PD Bujar Leskaj në protestën e mbajtur në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen të paraburgosur në Hagë.

    Deputeti u shpreh se nuk i interesonte për urdhrat politikë, pasi PD doli në deklaratë që nuk do të merrte pjesë në protestë.
    Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar sot Myslym Murrizi, i cili shkruan ndër të tjera se Bujar Leskaj “ka të drejtë që nuk e rr*an për urdhra politikë, sepse është rr*ajtur në dy palë zgjedhje rresht.
    “Bujar Leskaj ‘ka të drejtë’ që nuk e rr*an, se është rr*ajtur dy palë zgjedhje rresht: në 2021 te Luli, në 2025 te Muli, për të qenë drejtues i Qarkut Vlorë dhe numri 1 në listë të mbyllur.Pra, kur rr*hesh dy herë rresht për të marrë mandat pa vota, nuk mund ta rr*ash për asnjë berber.
    E dyta, partia nuk është repart ushtarak që të funksionojë me urdhra l*shi, por bashkim vullnetar individësh që mbrojnë interesat e tyre dhe të shtresës që përfaqësojnë.
    Partia ka kushtetutën e saj që quhet STATUT, dhe në STATUT thuhet që partia funksionon me VENDIME që i marrin organet që drejtojnë partinë, dhe çdo vendim duhet të jetë publik, i argumentuar për kauzën që merret dhe në interesin politik të partisë.
    Kur të tjerët nuk e rr*ajnë për organet e partisë dhe nuk i mbledhin, sepse mendojnë që i bëjnë të gjitha vetë, atëherë Bujari dje, por edhe Bujarë e Hajdarë të tjerë në vazhdim, nuk do ta rr*ajnë fare, derisa leshi i tyre të fshijë oborrin dhe zyrat e PD-së si fshesë korenti.”-shkruan Murrizi.

    Top Channel

  • Berisha: Shqiptarët humbën një mik të madh, Janusz Bugajskin

    Berisha: Shqiptarët humbën një mik të madh, Janusz Bugajskin

    Sali Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për Janusz Bugajskin

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të analistit dhe politologut të njohur polako-amerikan, Janusz Bugajski, të cilin e cilëson si një mik të madh të shqiptarëve dhe një avokat të shquar të të vërtetave të kombit tonë.

    Në postimin e tij, Berisha shkruan:

    “Dielli perëndoi përgjithmonë për Janusz Bugajskin.

    Miq, shqiptarët humbën një mik, një avokat të shquar, Janusz Bugajski, gazetari, analisti, politologu, akademiku, strategjisti i mirënjohur, por edhe antikomunisti i vendosur polako-amerikan, mbylli sytë përgjithmonë.

    Janusz Bugajski ishte njohës i thellë i çështjes shqiptare dhe problematikës së rajonit tonë dhe demokracive të reja. Ai ishte një mik fisnik, tejet i çmuar, një avokat ndër më të shquarit e të vërtetave të kombit tonë në 30 vitet e fundit.

    Me Janusz Bugajskin jam takuar për herë të parë gjatë një vizite në Washington, në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 1992, kur ai drejtonte Programin e Demokracive të Reja në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), që drejtohej nga njëri prej personaliteteve më të shquar të diplomacisë së SHBA, Zbigniew Brzezinski. I ftuar nga kjo Qendër, unë paraqita zhvillimet në Shqipëri.

    Më pas, ndër vite, jam takuar disa herë, si dhe kam qenë i ftuar në “Orën e Bugajskit”.

    Me këtë rast të trishtë, i shpreh familjes së tij të nderuar ngushëllimet më të ndjera dhe i lutem Zotit që shpirti i mirë i mikut tonë të paharruar, Janusz Bugajski, të gjejë paqen e merituar. Amin.”

    Janusz Bugajski ka qenë një prej njohësve më të mirë të çështjeve ballkanike në Shtetet e Bashkuara, një zë i fortë në mbrojtje të interesave shqiptare dhe i përkushtuar ndaj proceseve demokratike në rajon.

  • “Po bëjmë diçka të madhe”/ Kandidati Florjan Binaj mesazh për qytetarët e Tiranës: Mbështetja juaj, elektrizuese

    “Po bëjmë diçka të madhe”/ Kandidati Florjan Binaj mesazh për qytetarët e Tiranës: Mbështetja juaj, elektrizuese

    Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, i mbështetur nga opozita, i është drejtuar me një video-mesazh qytetarëve të kryeqytetit. 

    Binaj ka falenderuar gjithë ata që e kanë mbështetur, duke i dërguar edhe mesazhe përmes rrjeteve sociale. Ai thotë se ka marrë mesazhe frymëzuese dhe prekëse dhe se mbështetja që ka marrë ka qenë elektrizuese. ‘E ndjej se kjo që po bëjmë së bashku është diçka e madhe’-thotë Binaj.
    “Me këtë video, dua të bëj një falënderim të sinqertë. Faleminderit të gjithë juve që më kini mbështetur çdo ditë, që nga dita parë, por mbi të gjitha faleminderit juve që më keni nisur një lumë të madh me komente dhe mesazhe nëpër rrjetet sociale.
    I kam lexuar të gjitha, për nuk ja kam dalë dot që ti kthej përgjigje të gjithëve.
    Kam lexuar mesazhe frymëzuese, kam lexuar mesazhe që më kanë prekur thellë, kam lexuar shumë nga problematikat tuaja që janë dhe të miat, tonat, si cilësia e ajrit, vendet e parkimit, trafiku, uji. I jetoj vetë çdo ditë, ashtu si ju. Mbështetja juaj nëpër rrugët e Tiranës ka qenë elektrizuese. E ndjej se kjo që po bëjmë së bashku është diçka e madhe. Kjo nismë po kthehet në një lëvizje që ne po e ndërtojmë bashkë, për të mirën e përbashkët e jo për të mirën e përveçme.
    Një lëvizje për ndryshim, për cilësi, për ndershmëri, për ta shpëtuar Tiranën.
    Edhe njëherë faleminderit nga zemra dhe mund të më shkruani tek ky numër i telefonit: 0697111108 ose tek kjo adresë emaili: [email protected]. Faleminderit”-shprehet Binaj.

    Top Channel

  • Kreut i ri i SPAK, Gazetari: Veçse pazare, jo një gare e drejtë… po kur thonë amerikanët parapëlqenin një por…

    Kreut i ri i SPAK, Gazetari: Veçse pazare, jo një gare e drejtë… po kur thonë amerikanët parapëlqenin një por…

    Gazetari Investigativ Elton Qyno ka postuar një shënim në faqen e tij në facebook ku hedh dyshime mbi mënyrën se si po procedohet për zgjedhjen kreut te ri të SPAK.

    Sipas tij lobimi për drejtues SPAK-u, po shkëmbehet me karrige pune. “Veçse pazare dhe ofrim ofiqe për qëllime okulte personale dhe jo në interes të garantimit të një gare të drejtë apo interesit publik”.

    Ndërkohë që me ironi ai shkruan,  “Po kur hapin fjalët që…amerikanët parapëlqenin një prokuror aty në SPAK si drejtues, por ai nuk e pranoi ftesë-ofertën…, kjo të bën për të qeshur”.

    Postimi i plotë:

    Që kur erdhi dita që lobimi për drejtues SPAK-u, të shkëmbehet me karrige pune, tregon se kemi ecur shumë para, por shumë ama…

    Me këtë formë, nuk ka as garë, as platforma, as konkurrencë, as fushatë kandidatësh, asgjë.

    Veçse pazare dhe ofrim ofiqe për qëllime okulte personale dhe jo në interes të garantimit të një gare të drejtë apo interesit publik.

    Le që kush pyet për publikun. Publiku aty është maskë.

    Po kur hapin fjalët që:

    “…Amerikanët parapëlqenin një prokuror aty në SPAK si drejtues, por ai nuk e pranoi ftesë-ofertën…”. Kjo të bën për të qeshur.

  • Ermal Dredha dha dorëheqjen, kandidatja e PS për Vlorën: Është pjesë e fushatës

    Ermal Dredha dha dorëheqjen, kandidatja e PS për Vlorën: Është pjesë e fushatës

    Kandidatja e mazhorancës për bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e 9 nëntorit, Brunilda Mersini në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, i dha përgjigje disa pyetjeve rreth fushatës, projekteve për qytetin bregdetar por edhe raportin me kryebashkiakun e dorëhequr Ermal Dredha.
    Ajo zbuloi se me Dredhën ka një marrëdhënie pozitive dhe se ai është pjesë e ekipit në terren, duke ndarë edhe ide për projektet transformuese të Vlorës.
    “Zoti Dredha tashmë është pjesë e ekipit dhe një pjesë e shumë rëndësishme, pasi edhe pjesa e mandatit një vjeçar të kryetarit të ardhshëm të bashkisë do të jetë vazhdim i punës së tij dhe pa diskutim kontributi i tij është me shumë vlerë sepse diçka në qytet duhet të ndryshojë. Dhe ajo që unë e mendoj është qëllimi bazik”, tha Mersini në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN.
    Më tej ajo nënvizoi se pastrimi është një nga problemet kryesore në Vlorë dhe në analizën qëka bërë i rezulton se ka një lloj parazitizmi nga bashkia në raport me të, ashtu si edhe pabarazia në vëmendjen që i kushtohet pjesës urbane dhe asaj periferike të qytetit.
    “Unë mendoj se bashkia duhet të jetë efikase, të reagojë në kohë dhe të ketë profesionalizëm. E kam menduar se ka njëlloj parazitizmi në institucionet e bashkisë, në mënyrën si reagon dhe ajo është thembra e Akilit në këtë qytet është pastrimi. Dhe për ta bërë këtë është një element shumë i rëndësishëm burimi njerëzor. Në analizën time dhe informacionet që kam ndarë me zotin Dredha mendoj se duhet ta menaxhojmë qytetin përmes dy pikave të rëndësishme. Pika e parë është zona e bregdetit dhe pjesa tjetër e rëndësishme janë lagjet dhe zonat urbane. Sepse Vlora ka pasur një pabarazi të planifikimit të qytetit, sepse kemi harruar periferinë. Kjo duhet të balancohet në projektet në vazhdim të 2026, projekte që Ermali i ka nisur dhe vijojnë por edhe projekte të tjera që i takojnë kryetarit të ri të bashkisë”, deklaroi Mersini.

  • Qeveria miraton standarde të reja për specializimet në mjekësinë veterinare

    Qeveria miraton standarde të reja për specializimet në mjekësinë veterinare

    Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin, i cili bën ndryshime dhe shtesa në Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë. Ky vendim fut zyrtarisht Standardet e Cilësisë për Programet e Studimeve të Ciklit të Tretë “Specializime Afatgjata” në fushën e Mjekësisë Veterinare.
    Vendimi, i cili hyri në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, synon të harmonizojë cilësinë e formimit të specialistëve veterinerë me nevojat aktuale të tregut të punës dhe me standardet evropiane.
    Përveç shtimit të standardeve për Mjekësinë Veterinare, vendimi përfshin edhe dy ndryshime të rëndësishme gjenerale. Fjalët “personel efektiv” në të gjitha shtojcat zëvendësohen me “personel akademik me kohë të plotë”, si dhe ndryshohet titulli i shtojcës për të përfshirë shprehimisht “Specializime afatgjata” në fushën e mjekësisë dhe shtohet zyrtarisht shtojca për Mjekësinë Veterinare.
    Pikat kryesore të standardeve për mjekësinë veterinare
    Standardet e reja përcaktojnë kërkesa rigoroze për institucionet e arsimit të lartë (IAL) që ofrojnë këto programe:
    Kohëzgjatja dhe kreditet
    Programet duhet të zgjasin jo më pak se 2 vjet akademikë dhe studenti duhet të grumbullojë jo më pak se 120 ECTS.
    Pjesa praktike
    Programi duhet të përfshijë të paktën 80% aktivitete praktike dhe profesionalizuese, dhe vetëm 20% studime të organizuara teorike.
    Personeli akademik
    Udhëheqësi i specializantit duhet të jetë personel akademik me kohë të plotë (Profesor, Profesor i Asociuar ose Doktor) me të paktën 10 vjet përvojë profesionale dhe mund të ndjekë maksimumi 3 specializantë.
    Pranimi
    Kandidatët duhet të kenë përfunduar programin e integruar të ciklit të dytë (Master i Shkencave, 300 ECTS), të kenë kaluar provimin e shtetit dhe i nënshtrohen një konkursi pranimi (ku testimi përbën deri në 70% të pikëve totale).
    Sigurimi i cilësisë
    IAL-të duhet të përdorin sisteme elektronike antiplagjiaturë, ku niveli i ngjashmërisë së punimit të diplomës nuk duhet të kalojë 30%.
    Me këtë vendim, Këshilli i Ministrave ngarkon Ministrinë e Arsimit, Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe institucionet e arsimit të lartë për zbatimin e këtij kuadri të përditësuar.

  • VIDEO/ Florjan Binaj i përulur para mbështetësve: Faleminderit nga zemra për mbështetjen

    VIDEO/ Florjan Binaj i përulur para mbështetësve: Faleminderit nga zemra për mbështetjen

    Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë Florjan Binaj, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë këto ditë.

    Me anë të një postimi në Instagram, Binaj është treguar i përulur para mbështetësve dhe mesazheve të mira që ka marrë.

    Ndërkohë që ka theksuar se është i vetëdijshëm për të gjitha problemet që e rrethojnë Tiranën çdo ditë.

    Në fund Binaj është treguar i hapur për të dëgjuar qytetarët, duke vënë në dispozicion numrin e tij personal si dhe emailin, në mënyrë që të komunikojë me qytetarët.

    Mesazhi i plotë:

    Me këtë video, dua të bëj një falënderim të sinqertë. Faleminderit të gjithë juve që më kini mbështetur çdo ditë, që nga dita parë, por mbi të gjitha faleminderit juve që më keni nisur një lumë të madh me komente dhe mesazhe nëpër rrjetet sociale

    I kam lexuar të gjitha, për nuk ja kam dalë dot që ti kthej përgjigje të gjithëve.

    Kam lexuar mesazhe frymëzuese, kam lexuar mesazhe që më kanë prekur thellë, kam lexuar shumë nga problematikat tuaja që janë dhe të miat, tonat, si cilësia e ajrit, vendet e parkimit, trafiku, uji. I jetoj vetë çdo ditë, ashtu si ju.

    Mbështetja juaj nëpër rrugët e Tiranës ka qenë elektrizuese. E ndjej se kjo që po bëjmë së bashku është diçka e madhe. Kjo nismë po kthehet në një lëvizje që ne po e ndërtojmë bashkë, për të mirën e përbashkët e jo për të mirën e përveçme.

    Një lëvizje për ndryshim, për cilësi, për ndershmëri, për ta shpëtuar Tiranën.

    Edhe njëherë faleminderit nga zemra dhe mund të më shkruani tek ky numër i telefonit: 0697111108 ose tek kjo adresë emaili: binajflorian01@gmail.com

    Faleminderit!

     

     

  • Lëvizja Shqipëria Bëhet feston 2-vjetorin e themelimit, Lapaj: Nga 25 djem e vajza, në mbi 64 mijë votues

    Lëvizja Shqipëria Bëhet feston 2-vjetorin e themelimit, Lapaj: Nga 25 djem e vajza, në mbi 64 mijë votues

    Lëvizja Shqipëria Bëhet, e drejtuar nga avokati Adriatik Lapaj shënon sot 2-vjetorin e themelimit.
    Në një ceremoni të organizuar për këtë përvjetor, Lapaj renditi arritjet e deritanishme të kësaj force të re politike, duke theksuar se Lëvizja ka patur një rrugëtim me pengesa dhe sfida të shumta.
    Lapaj deklaroi me krenari se Lëvizja Shqipëria Bëhet është zgjeruar nga 25 djem dhe vajza, të cilët e themeluan, në mbi 64 mijë votues.
    “Gëzuar 2-vjetorin e Lëvizjes Shqipëria Bëhet. 2 vite më parë, nga Mirdita e vlerave, nisëm një rrugëtim idealesh, me aspiratën e vetme, ndërtimin e një force politike që Shqipërinë e ka mbi partinë. Ishim vetëm 25 djem dhe vajza ëndrrimtarë, 25 ëndrrimtarë të pandreqshëm që i hynë detit në këmbë. U përballëm me sfida që në fillimet tona as nuk i mendonim. Ritëm që nuk ndalej, udhëtuam kudo në atdhe dhe në diasporë. Në 18 muaj, nga themelimi e deri në zgjedhjet e para, organizuam 37 takime me shqiptarët në diasporë. 93 takime brenda Shqipërisë, në fshatra dhe qytetet e vendit. Mblodhëm 21 mijë firma nga qytetarët në mbarë vendin, për votimin e ligjit për votën e diasporës dhe ai ligj u miratua. Luftuam deri në Gjykatën Kushtetuese për hapjen e sistemit zgjedhor. Në zgjedhjet e para, mbi 80 mijë shqiptarë na votuan, nga të cilët 16 mijë vota u konsideruan të pavlefshme dhe mbi 64 mijë të vlefshme”,- tha Lapaj ndër të tjera.