Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në “A2 Weekend” me Suela Demirin, në A2 CNN ka deklaruar se opozita është e gjitha në terren për të kërkuar votën për Florjan Binajn në garën për kryetar bashkie në Tiranë, por pa ndërhyrë në programin e tij.
Sipas Këlliçit, llogaritë e PD-së janë pozitive dhe parashikojnë një fitore të mundshme në Tiranë për Binajn, për të cilin tha se “përmbledh në tërësi interesat e gjithë opozitës”.
“Tani që të sqarojmë qytetarin që na ndjek pikë së pari Florjan Binaj është kandidat i pavarur por gëzon mbështetjen e të gjitha forcave politike opozitare ku prin Partia Demokratike si forca më e madhe opozitare në vend. Ndërkohë që zoti Binaj është në fushatën e tij elektorale dhe vijon kryesisht sepse sa ka nisur mesazhet mediatike, mesazhet në rrjetet sociale e të tjera… Partia Demokratike ditën e djeshme ka mbyllur në Tiranë takimin paraprak për organizimin e zgjedhjeve në të gjitha degët e Tiranës. Pra, në një pjesë të takimeve ka qenë zoti Noka si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe deputet në qarkun Tiranë. Në një pjesë kam qenë unë, në një pjesë ka qenë zoti Xhaferri si deputet i Tiranës, zoti Balliu si deputet i Tiranës, zonja Tabaku si deputete e Tiranës dhe zoti Alimehmeti si një figurë shumë e fortë politike në Tiranë që fatkeqësisht edhe pse mori 18.000 vota nuk arriti të merrte një mandat deputeti kështu, por prin grupin e këshilltarëve në këshill bashkiak dhe të gjithë kemi qenë në terren. Pra ne çështjen tonë organizative e dimë mjaft mirë. Jemi një parti”, deklaroi Këlliçi.
Deputeti demokrat shtoi më tej se Binaj ka strategjinë e vetë të komunikimit dhe shtabin e tij, ndërsa forcat opozitare me në krye PD-në, do t’i garantojnë mbështetjen politike, duke vendosur theksin te komisionerët dhe numëruesit.
“Ai ka fushatën e tij dhe strategjinë e tij të cilën unë nuk e di edhe unë e ndjek nga mediat. Ka strategjinë e tij të komunikimit. Nëse ai shpallet kryetar i bashkisë Tiranë ai do të marrë vendime siç do, siç mendon vetë si i pavarur që është. Pra nuk do ketë asnjë lidhje me Partinë Demokratike apo me zotin Berisha. Mjafton t’ju përmend faktin që zoti Binaj sot në fushatën e tij është një individ krejt i pavarur. Ka ekipin e tij, ka shtabin e tij, ka strategjinë e tij mediatike, ka strategjinë e tij politike dhe është krejtësisht i pandikuar nga interesi qoftë politik i Partisë Demokratike, i partisë Mundësia apo i një partie tjetër. Por sigurisht zoti Binaj është përfaqësuesi më i mirë i të gjithë forcave opozitare përballë një kandidature si Ogerta Mansirliu që vjen nga qeverisja. Ne kërkojmë votën për zotin Binaj sepse mendojmë që në mënyrë të pakrahasueshme është kandidaturë shumë herë më e lartë, më cilësore dhe që do t’i jepte zgjidhje problemeve të qytetit të Tiranës dhe pa diskutim në fund të ditës i gjithë aspekti logjistik, pra kur vjen puna te dita e zgjedhjeve, te komisionerët, te vëzhguesit, te garantimi i funksionimit të procesit zgjedhor pa diskutim do të garantohet nga Partia Demokratike sepse jemi ne forca që e kemi mundësinë për ta garantuar atë proces. Kështu që pa lënë mënjanë asnjë sekondë as Partinë Mundësia, as Partinë Nisma apo Shqipëria Bëhet, asnjë forcë tjetër politike as Partinë e Lirisë dhe Partinë Republikane”, nënvizoi Këlliçi.
Category: Politikë
-

Këlliçi: Nuk i ndërhyjmë Florjan Binajt në fushatë, por komisionerët do jenë të PD
-

“Leskaj është rruar tek Luli dhe Muli”, Murrizi: Leshi i Bujarëve dhe Hajdarëve do fshijë oborrin e PD…
Myslim Murrizi ka reaguar pasi Bujar Leskaj theu vendimin e Partisë Demokratike, për të mos marrë pjesë në protestën pro UÇK në Tiranë.
Murrizi ka komentuar deklaratën e Leskajt, që tha se nuk i rruhet për vendimet e partisë.
“Bujar Leskaj “ka” te drejte qe nuk e rruan se eshte “rruajtur” dy pale zgjedhje rresht ne 2021 tek Luli, ne 2025 tek Muli per te qen drejtues i Qarkut Vlorë dhe numri 1 ne liste te mbyllur.
Pra kur “rruhesh” dy herë rresht per te mar mandat pa vota, nuk mund ta rruash per asnje “berber”.
E dyta, Partia nuk eshte repart ushtarak qe te funksionojë me urdhera leshi por bashkim vullnetar individesh qe mbrojne interesat e tyre dhe te shtreses qe perfaqesojne.
Partia ka kushtetuten e saj qe quhet STATUT dhe ne STATUT thuhet qe Partia funksionon me VENDIME qe i marrin organet qe drejtojne Partine, dhe çdo vendim duhet te jete publik i argumentuar per kauzen qe meret dhe ne interesin politik te Partisë.
Kur te tjeret nuk e rruajne per organet e Partisë dhe nuk i mbledhin se mendojne qe i bejne te gjitha vete, ateherë Bujari dje, por edhe Bujarë e Hajdarë te tjere ne vazhdim nuk do ta rruajne fare derisa leshi i tyre te “fshij“ oborrin dhe zyrat e PD si fshesë korenti”, shkruan Murrizi. -

Malltezi për tubimin e Ramës në Tiranë: Ballo me maska
Drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me tubimin e organizuar në Tiranë nga Edi Rama gjoja për të përkrahur ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por në fakt ishte më shumë si një lëvizje për të treguar se ka ndikim në Kosovë dhe tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Malltezi e ka quajtur ngjarjen ‘ballo me maska’, duke iu referuar mënyrës se si disa pjesëmarrës janë paraqitur në aktivitet.
‘Ballo me maska. Kjo foto që veshin kapelen dhe ju duket vetja ‘komandanta të UÇK’ me kujton historinë e Ramush Haradinaj, kur po e ofendonin gjatë fjalimit të tij më 7 Mars 2005 tek stadiumi i Prishtinës, ndërkohë që përshëndeste trupat gjatë parakalimit ‘Epopeja e UÇK’, shkruan Malltezi.
Në postimin e tij, ai kujton një episod të ndodhur gjatë një ceremonie në Prishtinë, ku sipas tij, Ramush Haradinaj ishte përballur me thirrje fyese nga disa persona që s’kishin qenë pjesë e luftës.
‘Haradinaj ishte bërë kryeministër i emëruar në aleancë me LDK-në e disa ithtarë të PDK-së po thirrnin ‘booo’ që mos dëgjohej fjala e Haradinaj. Ai e kuptoi por i erdhi majë hunde më shumë prej tyre që as nuk kishin qenë në luftë dhe thjesht vishnin uniforme për tu duk me UÇK dhe i shpëtoi nga shpirti një e sharë me zë të ulët, por që u dëgjua se Ramushi kish harruar se ishte tek mikrofoni: ‘shuj bre nonat komandantat e Bllacës!’ That surely did the trick se, ra heshtje,’ përfundon reagimin Malltezi.
-

Serbët i japin urdhër Ramës të bojkotojë protestën, a i kërkoi Vuçiç të braktiste manifestimin në mbrojtje të UÇK?
Pak ditë më parë, shqiptarët në mbarë botën festuan fitoren historike të Kombëtares 0-1 në Serbi. Por dje, në Tiranë, u bashkuan sërish, këtë herë për një kauzë shumë më të madhe: për të protestuar kundër mbajtjes në burg të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nën moton “Liria ka emër”, protesta e tretë e organizuar nga veteranët e UÇK-së mblodhi dhjetëra mijëra qytetarë në sheshin “Skënderbej”.
Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e kryeministrit Edi Rama. A ishte kjo një zgjedhje personale, apo pas saj fshihet presion nga Beogradi? A i kërkoi presidenti serb Aleksandër Vuçiç Ramës të mos marrë pjesë në manifestim? A është kjo një shenjë e ndikimit serb në politikën e Tiranës? Pse Rama mungoi kur mbarë kombi u ngrit në mbrojtje të UÇK-së?
A po e vendos kryeministri marrëdhënien me Vuçiçin mbi ndjenjën kombëtare? Këto pyetje janë ngritur nga opinionin publik dhe që meritojnë përgjigje nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë nga ana tjetër, kujtojmë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u përplasen këtë mes jave në distancë për protestën e djeshme të organizuar në Tiranë nga veteranët e UÇK-së. Asnjëri prej tyre nuk do t’i bashkohet protestës. Kurti thotë se qëndron në krah të të gjithë qytetarëve që kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, por qëndrimi i tyre për Gjykatën Speciale mbetet i pandryshuar.
Ndërsa, Rama thotë se me gjithë zemër do ishte bashkuar, por zgjodhi të qëndrojë distant pikërisht për shkak të politizimit të çështjes. I pari që nisi përplasjen në distancë ishte vetë kryeministri Kurti, i cili përdori faqen zyrtare të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje për të dhënë një qëndrim për protestën, ku një sulm rezervoi edhe për kryeministrin Rama.
Në postimin e partisë së Kurtit orët e vona të mbrëmjes së 15 tetorit, thuhet se “ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj”. Kurti akuzon Ramën se ka qenë pro ngritjes së Gjykatës Speciale në Hagë dhe për këtë i thotë se duhet të tregojë pendesë, suke shkruar se “Rama, kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate.” -

Lamtumirë Janusz Bugajski! Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit
Analisti i njohur i çështjeve euroaziatike dhe Ballkanit, Janusz Bugajski, ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur ish-drejtori në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj, i cili ka shprehur dhimbje të thellë për humbjen e mikut dhe kolegut të tij të afërt.
“Jam i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë, Janusz Bugajski. Ai ishte një analist brilant i çështjeve euroaziatike, autor i shumë veprave që ndikuan ndjeshëm në kuptimin tonë për rajonin, si dhe një mbrojtës i palëkundur i demokracisë, qeverisjes së mirë dhe lirisë së shtypit”, ka shkruar Biberaj.
Ai kujtoi bashkëpunimin shumëvjeçar me Bugajskin në projekte të ndryshme, veçanërisht në ato që kishin të bënin me Ballkanin.
“E admirova jo vetëm për intelektin e tij, por edhe për integritetin, humorin dhe përkushtimin e tij të palëkundur ndaj vlerave që i çmonte. Mungesa e tij do të ndihet thellë nga të gjithë ne që patëm privilegjin ta njihnim dhe të punonim me të. Do të më mungojë jashtëzakonisht shumë. U prehtë në paqe, Janusz”, përfundon mesazhi i Biberajt. -

Ata që krijuan KÇK-në nuk mund ta nderojnë UÇK-në!
Nga Elkier Bushkolaj/
Sheshi “Skënderbej” pasditen e 17 Tetorit ishte më i bukur se kurrë këtë dekadë, por ajo çfarë më ra në sy lehtësisht nga vëzhgimi në shesh ishte fakti se 80% e të pranishmëve në atë tubim ishin shqiptarë të ardhur nga Dardania dhe Ilirida.
Tirana dhe qytetet e tjera, me përjashtim të administratës, e “braktisën” atë takim me simbolikë të fortë, pasi dekadën e fundit është investuar më shumë se kurrë që Shqipëria e Kosova të jenë sa më larg, e kjo reflektohet në raportet e dy qeverive.
Do ta mirëkuptoja protagonizmin e Pandeli Majkos apo ministrave socialistë të kohës së luftës për këtë event, por protagonizmi i Taulant Ballës, i vetëshpallur Komandant “Motorsharra” për shkak të masakrave në pyjet e Librazhdit, ishte i tepërt.
Në Parlament dhe dje në takim në krah të djalit Hashim Thaçit, Taulanti të jepte idenë se në kohën e luftës së Kosovës mbante në shpinë çanta me armë për t’i çuar në Koshare, me të njëjtin vullnet që mbante çantën e Fatos Nanos të mbushur me alkol brenda në oborrin e Parlamentit.
Ky takim në mbrojtje të UÇK-së, përtej mesazhit patriotik që përcolli, tentoi që Edi Ramën ta ekspozonte si faktor de(stabiliteti).
Edi Rama është i pabesueshëm kur flet për Kosovën dhe Iliridën, sepse ai ka dëshmuar vetë se e di shumë mirë kush është idhulli i tij, Siniša Mihajloviç, miku i Arkanit që masakroi shqiptarë, por nuk ka as idenë kush është Ferdonije Qerkezi nga Gjakova, së cilës serbët ia vranë brenda një dite burrin dhe katër djemtë e saj.
-

‘PD nuk fiton zgjedhjet’, Bujar Leskaj shpërthen ndaj Klevis Kasos: Usta Rama të sistemoi
Kreu i Partisë Demokratike në Vlorë, Bujar Leskaj i është përgjigjur publikisht deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste, Klevis Kaso, sipas të cilit PD është e humbur dhe nuk i fiton zgjedhjet.
Sipas Leskajt, Kaso duhej të ishte sot në parlament por kryeministri Edi Rama u kujdes që ta sistemonte duke e lënë në një zyrë për të thënë që s’ka Parti Demokratike.
Ndër të tjera, Leskaj hedh poshtë deklaratat e Kasos duke thënë se PD ka komisionerë dhe anëtarë KZAZ.
M ë tej thekson se bashkë me 3000 anëtarë të PD i drejtohen që të zgjedhë 1 mundësi ose të vazhdojë t’i puthë Ramës dorën ose të kthehet andej nga e ka nisur.
Po ashtu nuk kanë munguar akuzat ndaj Klevis Kasos.
Deklarata për media
Partia Demokratike Vlorë deklaratë për media, nga sekretaria funksionale znj.Eralba Kreshpa:
Përshëndetje të gjithëve,
Jam sot në emër të Partisë Demokratike Vlorë për t’i kthyer përgjigje deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste, Klevis Kaso:
Pasi shkeli mbi idealet e prindërve dhe të afërmve të tij, ti, Klevis Kastriot Kaso, i dëshpëruar dhe i trishtuar që përfundove thjesht një shef kuadri, për të futur ndonjë në punë, ndonjë lulishtar apo sanitar, sot merr përsipër të propagandosh në media dhe të thuash se PD është humbur dhe nuk i fiton zgjedhjet.
I humbur je ti, që ke ngatërruar rrugën në të cilën po ecën!
— Nuk ke faj, e meriton!
Sot duhej të ishe në Parlament, sipas renditjes së votave, por usta Ram të sistemoi;
atyre të pushkës u dha ofiqe e grada, ndërsa për ty tha: “Boll, deri këtu!” dhe të sistemoi në atë godinë, atje në themelet e Partisë së Punës, në themelet e Rilindjes, sa për të dalë në media e për të thënë që në Vlorë s’ka Parti Demokratike, s’ka struktura, s’ka komisionerë.
Të të themi mjeran, e ke pak!
Të kishe gjallë të parët e tu, do të të bënin lanet, sepse ata e dinë mirë dhe e kanë provuar kush janë komunistët, të cilëve sot ti u shërben me etjen më të madhe për karrierë e grada.
Nëse do të dish për PD-në Vlorë, më mirë pyet babain tënd, se ai e ka themeluar dhe e ka ngritur në orë e në ditë të vështira, me atë urtësinë dhe përkushtimin e tij.
Në vend që të ulësh kokën përballë bërrylave të Rilindjes, të mbetet kohë të merresh me opozitën.
Në emër të të gjithë anëtarëve — dhe nuk jemi pak — po ta themi publikisht:
përballë jush që keni 13 vite në pushtet, e një bashki që e mbani që nga viti 1998, të mbushur me trafikantë, korrupsion dhe patronazhistë.
Kush të ka thënë ty se ne nuk kemi komisionerë e vëzhgues, se nuk kemi anëtarë në ZAZ? (Si duket, nuk ke haber nga kjo punë.)
425 komisionerët në qendrat e votimit mos vallë na i dhe ti borxh?
Zotrote, për të mbushur fotot e fushatës tënde, more kushërinjtë e tu — edhe pse ata mbajnë mbi shpatulla vitet e Spaçit, Burrelit dhe të internimeve pafund — e prapë nuk ja dole!
Kush do ta linte radhën?
Gjiknuri, Vullneti, Bruna, Çakërrajt apo Arditi?
Jo, or jo! Ke humbur busullën, ti!
Rama e Çuçi erdhën, i sistemuan ata që deshën: deputetë, prefektë…
Ndërsa për ty dhe për bijën e Sulajve me gjysh të pushkatuar, thanë: “Ngrohuni në diell, s’kemi ku t’i çojmë tanët.”
Sot, nëpërmjet kësaj deklarate, ne 3000 anëtarët e PD Vlorë të drejtohemi:
Mundohu të kapësh ç’të kapësh dhe zgjidh e merr:
Ose vazhdo t’i rrish Ramës në këmbë dhe t’i puthësh dorën, ose përfundo andej nga e nise — shitës tapetash! -

Rijetëzimi i ‘Asllan Rusit’/ Tare: Topin nuk ka kush ta gjuajë!
Nga Auron Tare
Mbrëmë, në darkë, nën një shi të hollë vjeshte, ndesha njërin nga miqtë e mi të rinisë. Kemi luajtur bashkë basketboll dhe kemi ruajtur miqësinë e dikurshme.
Pasi zbriti nga biçikleta, bëmë një copë rrugë në këmbë.
Si është djali? e pyeta.
Djali i tij 16 vjeçar stërvitet në basketboll. E kisha parë disa herë në njërën nga palestrat e vjetra të shkollave të Tiranës.
Mirë, më tha, ka shkuar 2.1 metra i gjatë.
Ou, i thashë i habitur, vazhdon me të njëjtin ekip?
Jo, tha, e çova në një shkollë në Itali. E panë skautët italianë dhe e morën. Para tij kanë shkuar edhe katër çuna të tjerë atje. Është një shkollë e specializuar që merret me talente.
Po këtu, e pyeta, nuk ka mundësi të vazhdojë?
Po ti i ke parë kushtet, më tha, mizerje. Asnjë kujdes, asnjë program për ta ringritur basketbollin.
I pe shqiptarët e Turqisë? më pyeti. Tre basketbollistë të kombëtares, nënkampionë të Europës.
Shiko Islandën, një ekip që dikur Shqipëria e mundte. Shiko Finlandën, sa kanë ecur. Vende pa traditë në basketboll!
Këtu na ikin fëmijët jashtë, shtoi me një psherëtimë të gjatë. Sa shpresë kishim…
Shiu që binte e bënte pak më të zymtë bisedën.
Po pse, e pyeta, kam dëgjuar që Komiteti Olimpik merr fonde për klasat sportive?
Ai qeshi me ironi:
Ke parë gjë ti? më tha. Unë nuk shoh ndonjë fond për fëmijët tanë në basketboll.
Vazhduam të ecnim.
E ndoqe konkursin për Pallatin e Sportit “Partizani”? e pyeta për të ndryshuar temën. Bashkë kishim kaluar rininë në atë fushë.
Jo, më tha.
Interesante, i thashë, një fushë e madhe dhe një lloj kulle në formë topi.
Te kryqëzimi i rrugës u ndamë. Duke i hipur biçikletës, më pa në sy dhe më tha:
Pallati mund të jetë në formë topi, por topin nuk ka më kush ta gjuajë.

