Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me episodin e tretë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”, ku ka folur pak edhe për veten. Ai u shpreh se shumicën e kohës e kalon mes katër mureve dhe kontaktin me natyrën e ka shumë të paktë.
“Rri në natyrë shumë më pak nga sa duhet të rri në të vërtetë. U bë kohë që I kam kaluar të 50-at. Natyra ime janë muret, koha kalon më tepër mes 4 mureve dhe çdo vit kalon më shpejt se viti paraardhës dhe kur kthen kokën pas mahnitesh se si ka kaluar shpejt koha”, tha ai.
Në lidhje me faktin se a ka menduar ndonjëherë të lërë detyrën dhe politikën, Rama tha se ende nuk i është “shuar zjarri” për këtë profesion.
“Kjo është një histori ngjitjesh e zbritjesh, në momente të caktuara ndjehesh I rrëzuar, ka shumë presion, stres, dhimbje fizike, sepse është shumë e vështirë dhe e pamundur t’ja shpjegosh dikujt që kur arrin në majë je vetëm, jo në kuptimin fizik, siç kam unë gjysmën time më të mirë për shembull, por kur merr një vendim je vetëm sepse ti do të përballesh me pasojat.Kjo është një punë me vendime ë shpeshta çdo ditë.Lërë këtë punë për mua është sipërfaqësore, nuk vjen nga thellë. Nuk e kam insistuese ndryshe do kuptoja që ka mbaruar zjarri, dhe deri këtu e kisha. Mua nuk më është shuar zjarri”, tha ai.
Category: Politikë
-

“Kur mbërrin në majë je vetëm”/ A ke menduar ta lësh detyrën? Rama: Nuk më është shuar “zjarri”. Jeta më kalon mes 4 mureve, por…
-

‘Pavarësi pa llogaridhënie?’/Beqaj letër të hapur: Pse dështuan raportimet vjetore të institucioneve të “pavarura” të drejtësisë në Kuvend
Ish -ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka publikuar një letër të hapur, ku ka folur në lidhje me raportimin në Kuvend të institucioneve për raportet e vitit 2024.
Ai u shpreh se drejtuesit e ERRE, AKEP, ERRU, Bankës së Shqipërisë apo Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare kanë shmangur përgjigjen e pyetjeve, ndërsa ka akuzuar deputetët se nuk kanë ngritur pyetjet e duhura për të zbuluar sipas tij të vërtetën.
“Ka edhe deputetë që fshihen pas të njëjtit justifikim: “janë institucione të pavarura, nuk duhen ngacmuar.”Por pavarësia nuk do të thotë mungesë llogaridhënieje. Nëse ligji ua ka dhënë këtë pavarësi, Kuvendi ka detyrimin ligjor dhe moral të verifikojë si po ushtrohet ajo pavarësi”, shkruan ai.
Postimi: Letër e hapurKuvendi që (s’)pyet çfarë dhe si duhet?(Pse dështuan raportimet vjetore të institucioneve të “pavarura” të drejtësisë në Kuvendin e Shqipërisë)Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,Prej muajsh jam në një regjim të kufizuar. Kjo më ka dhënë më shumë kohë të lirë se zakonisht dhe televizori është bërë dritarja ime e vetme me botën e lirë. Për të dytin vit rresht, kam ndjekur me vëmendje transmetimet live të raportimeve vjetore në Kuvendin e Shqipërisë të institucioneve të pavarura të drejtësisë.Kur kam qenë vetë në atë sallë, nuk i kam kushtuar ndonjë interes të veçantë këtyre raportimeve. Më shumë më kanë tërhequr ato të ERRE, AKEP, ERRU, Bankës së Shqipërisë apo Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Por sot, me distancë dhe përvojë konkrete me sistemin e drejtësisë, më është bërë e qartë se Kuvendi i Shqipërisë ka dështuar për dy vite rresht me raportimet e institucioneve të pavarura si KLGJ, KLP, ILD, etj.Drejtuesit e këtyre institucioneve iu shmangën përgjigjeve për pyetjet konkrete, sepse janë të pavarur. Dhe, në një farë mënyre, kanë të drejtë. Aq më tepër kur vetë ata që u kanë dhënë me votë pavarësinë, nuk mund të jenë ata që ua cenojnë.Ka edhe deputetë që fshihen pas të njëjtit justifikim: “janë institucione të pavarura, nuk duhen ngacmuar.”Por pavarësia nuk do të thotë mungesë llogaridhënieje. Nëse ligji ua ka dhënë këtë pavarësi, Kuvendi ka detyrimin ligjor dhe moral të verifikojë si po ushtrohet ajo pavarësi.Nuk jam jurist, por përvoja në jetën publike dhe përballja e viteve të fundit me drejtësinë më kanë ndihmuar të përpiloj një listë pyetjesh joshteruese, por thelbësore, që Kuvendi dështoi t’i bëjë.I. Pyetje të përgjithshme dhe institucionale1. Si është e mundur që nuk u trajtua fare çështja e përgjimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese? A u hetua kush e urdhëroi, si u krye dhe a u respektuan garancitë ligjore? Pavarësia e gjyqtarëve kushtetues nuk mbron vetëm disa individë, por mbron baraspeshën e gjithë sistemit.2. Si është e mundur që Apeli i GJKKO-së nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Kur Kushtetuta thotë se vendimet e saj janë “të detyrueshme për zbatim të menjëhershëm”, kush mban përgjegjësi për moszbatimin e tyre?3. Si është e mundur që prej gjashtë vitesh KLGJ nuk ka emëruar asnjë kryetar gjykate, por të gjitha janë me drejtues të komanduar? Komandimi i përhershëm është kontradiktë. Pa drejtues të qëndrueshëm, s’ka as vizion, as llogaridhënie.4. Si është e mundur që kolegje të ndryshme penale të Gjykatës së Lartë japin vendime të kundërta për të njëjtën çështje juridike dhe Gjykata nuk nxiton të nxjerrë vendim njësues? Kur praktika përçahet, drejtësia bëhet lotari.5. Si është e mundur që pas gjashtë vitesh funksionimi, Prokuroria e Posaçme ende nuk ka kuptuar qartë kush është “funksionar i lartë” sipas Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale? Sa vendime të Gjykatës së Posaçme janë rrëzuar pikërisht sepse akuzat janë ngritur ndaj personash që nuk hynin në kategorinë e funksionarëve të lartë? Pavarësisht kompetencës materiale, kompetenca personale nuk mund të shpiket për raportim statistikor.6. Si është e mundur që pragu financiar për të kualifikuar një vepër penale si “me pasoja të rënda” ende mbështetet në një vendim njësues të Gjykatës së Lartë të vitit 2003? Në një vend ku çmimet, kostot dhe pagat janë rritur disa herë, drejtësia vazhdon të gjykojë me “vlerën e parasë” së para 22 viteve. Sa është rritur ndërkohë paga vjetore e vetë prokurorëve që zbatojnë ende atë prag? Nëse ligji nuk ecën me kohën, drejtësia ngelet në muze.7. Sipas nenit 222 të Kodit të Procedurës Penale, përgjimet lejohen me vendim gjykate për një periudhë 15-ditore dhe mund të zgjaten vetëm me një vendim tjetër, po aq të arsyetuar. Por kur pas disa 15-ditësh radhazi përgjimet nuk evidentojnë asgjë të dyshimtë, pse gjykata miraton këmbënguljen e verbër të prokurorisë për t’i vazhduar? Ligji kërkon “arsyetim të posaçëm”, jo “miratim rutinë”. Përndryshe, kontrolli gjyqësor humbet kuptimin dhe përjashtimi kthehet në normë.8. Pse është shndërruar përjashtimi i nenit 223/3 të K.Pr.P. (shtyrja e depozitimit të proceseve të përgjimit) në rregull të përgjithshëm? Në çdo kërkesë të parë kërkohet që procesverbalet të mos depozitohen për pesë ditë, por “deri në fund të hetimeve”. Përjashtimi nuk është më përjashtim, por është kthyer në praktikë të qëndrueshme, duke hequr çdo kontroll real të gjykatës.9. Si është e mundur që afati 15-ditor i përcaktuar në nenin 110 të Kodit të Procedurës Penale për t’u shprehur me vendim mbi kërkesat e mbrojtjes shkelet haptazi nga prokuroritë, pa asnjë pasojë? Kur vetë organi që kërkon zbatimin rigoroz të ligjit e shkel atë me heshtje procedurale, çdo garanci bëhet formale. Ligji nuk është “orientues”. Është detyrim.10. Si është e mundur që tarifa për një faqe fotokopje në Prokurorinë e Posaçme të jetë 6.6 lekë për qytetarin, ndërsa vetëm 2.2 lekë për gjykatën? Në një sistem drejtësie që predikon barazi para ligjit, si justifikohet që vetë shteti paguan tri herë më pak se pala që mbron veten? Tarifa me përkufizim duhet të mbulojë kostot. Pak rëndësi ka kush e kërkon shërbimin.II. Pyetje teknike dhe procedurale11. Si është e mundur që prokuroritë anashkalojnë jurisprudencën e detyrueshme për provat digjitale? Po përmend disa prej tyre: Vendimi njësues i Gjykatës së Lartë nr. 147, datë 23.12.2021, “Lapsi.al”; Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 21, datë 24.04.2025, “E.Q.”; Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, korrik 2025, “O.Y.”. Këto nuk janë opinione, por standarde të detyrueshme.12. Si është e mundur që prokuroritë i kërkojnë të dhëna personale kompanive celulare pa vendim gjykate, në kundërshtim me nenet 208/a dhe 209 të Kodit të Procedurës Penale? Privatësia nuk mund të shkelet me “letër kërkese”.13. Si është e mundur që kërkohen të dhëna për korrespondencën postare pa vendim gjykate, në kundërshtim me nenin 209 të K.Pr.P.? Posta nuk është kuti e hapur për çdo prokuror të zellshëm.14. Si është e mundur që prokuroritë kërkojnë të dhëna për korrespondencën elektronike nga AKSHI pa vendim gjykate (nenet 208/a dhe 209 K.Pr.P.)? Shteti nuk mund t’i kërkojë një institucioni shtetëror të shkelë të njëjtin ligj që duhet të zbatojë.15. Si është e mundur që kërkesat për sekuestrim sendesh formulohen në mënyrë të përgjithshme: “pajisje elektronike si kompjuterë, laptopë, hard disqe, USB, servera, aparate telefoni, pavarësisht kujt i përkasin”, dhe gjykatat i miratojnë pa asnjë kufizim? Këto janë “cartabianca” që bien ndesh me nenin 207 të K.Pr.P., i cili kërkon përcaktim konkret të sendeve që mund të sekuestrohen.16. Kur do të ndalojnë prokuroritë dhe gjykatat së shkeluri haptazi Konventën e Budapestit, të ratifikuar me ligjin nr. 8888/2002? Standardet ekzistojnë, thjesht mungon vullneti për t’i zbatuar.17. Kur do të pajisen laboratorët e kriminalistikës me standardet ISO që kërkojnë udhëzuesit e Këshillit të Evropës dhe të GJEDNJ-së për provat elektronike? Të paktën ISO/IEC 27037 dhe ISO/IEC 27042 janë parakusht për çdo hetim të besueshëm digjital.18. Kur do të ndalojnë laboratorët së përdoruri algoritme hash të papranueshme si SHA-1 apo MD5? Mjafton një kërkim i thjeshtë në “Google” për të mësuar se janë të cenueshme. Integriteti i provës digjitale nuk mund të mbrohet me teknologji të viteve 2000. Minimalisht, standardizohet SHA-256/SHA-3, me zinxhir të plotë ruajtjeje.19. Kur do të akreditohen laboratorët tanë të kriminalistikës? Pa akreditim sipas ISO/IEC 17025, çdo raport ekspertize mbetet i diskutueshëm dhe drejtësia s’ka dot siguri mbi provat që përdor.Kjo listë, sigurisht, nuk është e plotë. Por edhe kaq mjafton për të treguar se Kuvendi nuk mund të mjaftohet me dëgjime formale. Duhet të thërrasë jo vetëm KLGJ, KLP e ILD, por edhe Dhomën e Avokatisë si palë të interesuar. Të kërkojë përgjigje konkrete, afate dhe masa korrigjuese dhe pastaj të kërkojë llogari në raportimin e ardhshëm.E di se pas këtij shënimi do të më thonë:“Shih punën tënde e mos na jep mend.”“Po e thua tani, se ke hallin tënd.”“Ti ke qenë vetë aty kur u miratuan ligjet e reformës, s’ke pse ankohesh tani.”Mund të kenë të drejtë në një pjesë. Por rëndësi nuk ka kush i thotë këto gjëra. Rëndësi ka nëse janë të vërteta dhe kushdo mund të përballet nesër me një sistem që sot e mendon të “largët”.Kuvendi ka dy zgjedhje: të mbulohet me fjalime, ose të zbulojë me pyetje.Unë, nga ky regjim i kufizuar, kam zgjedhur pyetjet.JU???Me respekt,Ilir Beqaj
-

Rama: Do të rindërtojmë godinat e drejtësisë deri në vitin 2030
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar në podcastit ‘Flasim’ rikonstruktimin e të gjitha godinave të sistemit të drejtësisë deri në vitin 2030.
“Një tjetër projekt i domosdoshëm është masteplani i ndërtimit të godinave të drejtësisë. Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisja e sistemit të drejtësisë falë pavarësisë së plotë që iu dha atij sistemi me reformën në drejtësi.
Ndër ato të çalat e veta ka edhe dobësinë e madhe në administrimin e infrastrukturës, në projektimin, në transportimin e infrastrukturës. Transformimi i godinave pa projekte të besueshme është mision i pamundur. Kemi vendosur që edhe këtë mision ta marrim përsipër vetë.
Në Shqipërinë 2030 të kemi një infrastrukturë tërësisht të transformuar godinave se nuk mund vazhdojmë me arme me hapësira dhe mjedise gjykatash e prokurorish që janë shumë larg të qenurit dinjitoze. Nuk mund të vazhdojmë me ngushtësira që pastaj përkthehen me një performancë që le shumë për të dëshiruar”, tha Rama. -

Presidenti Begaj viziton komunat arbëreshe të Molises! Inaugurohet statuja e Skënderbeut në Itali
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në komunat arbëreshe të Rajonit Molise në Itali, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga përfaqësuesit më të lartë të institucioneve vendore të këtij rajoni.
“Kënaqësi të takohem me autoritetet e larta të Rajonit të Molises”, – deklaroi Presidenti Begaj, duke ndarë vlerësimin se çdo takim me autoritetet italiane mbart këtë frymë miqësie që karakterizon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh në të gjitha fushat: politikë, ekonomi, kulturë, arsim, shendetësi, e të tjera. Një kontribut të posaçëm në forcimin e vazhdueshëm të lidhjeve historike, kulturore dhe njerëzore ndërmjet dy vendeve kanë dhënë komunitetet arbëreshe dhe Diaspora e re shqiptare.
Kreu i Shtetit theksoi se “Shqipëria–Italia–Arbëria” është një projekt që e përforcon partneritetin strategjik mes dy vendeve tona dhe nxit bashkëpunime të reja në fusha me interes të ndërsjellë.Në komunën arbëreshe Ururi, Presidenti Begaj mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të statujës së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një simbol i përjetshëm i unitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.
Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit vlerësoi bashkimin shpirtëror mes shqiptarëve dhe arbëreshëve, duke theksuar se “Skënderbeu nuk ishte vetëm luftëtar, por edhe vizionar e bashkues, pararendës i Shqipërisë evropiane, që ka mbetur përherë e lidhur me qytetërimin perëndimor. Sot, ai flet me ne përmes frymës së bashkimit dhe vetëdijes kombëtare që na la trashëgimi”, – deklaroi Presidenti Begaj.
Në komunën arbëreshe Portocanone, Presidenti Begaj vizitoi sheshin “Skanderbeg” ku jetojnë arbëreshë dhe shqiptarë të emigruar pas viteve ’90.
Në fjalën e tij për pjesëmarrësit në një tubim mirëseardhjeje nga komuniteti arbëresh që jeton në këtë komunë, Presidenti Begaj përshëndeti përpjekjet shekullore të tyre për ruajtjen e gjuhës, zakoneve, kostumeve dhe traditave të të parëve, si dhe vlerësoi nderimin që arbëreshët u bëjnë ambasadorëve të kulturës kombëtare, artistëve të shquar që bënë që emri Shqipëri të njihet dhe përmendet me simpati e vlerësim.“Është një ndjenjë e veçantë të jem sot këtu, në Portkanun, një vend që mban në vetvete historinë, kujtesën dhe shpirtin e gjallë të Arbërisë. Në këtë shesh, ku fjalët shqip dhe italisht përzihen me dashuri, ndihet fuqishëm ajo që as koha dhe as deti nuk e ndan dot: një gjuhë, një origjinë, një gjak”, – u shpreh Presidenti Begaj.
Gjatë qëndrimit në Portocanone, Presidenti Begaj mori pjesë në vendosjen e një skulpture të artistit të madh shqiptar, Ibrahim Kodra, i cili u shkollua, jetoi dhe e ushtroi artin e tij në Itali, ku ka vizituar dhe është mirëpritur pothuajse në të gjitha komunat dhe fshatrat arbëreshë.
“Kodra i përkiste Shqipërisë, por fliste me gjuhën e botës. Ai dëshmoi se talenti nuk njeh kufij, se identiteti nuk humbet kur shndërrohet në frymë universale. Sot, duke kujtuar Ibrahim Kodrën, ne kujtojmë fuqinë e shpirtit shqiptar për të ndriçuar kudo, kujtojmë se arti është ura më e bukur që mund të ndërtojë një komb”, – theksoi Presidenti Begaj.Sikurse në çdo komunë arbëreshe, edhe në Komunën Montecilfone, Presidenti u prit nga përfaqësues të komunitetit arbëresh dhe nga bashkëatdhetarë shqiptarë të emigruar në këtë zonë pas viteve ’90.
Presidenti shprehu edhe këtu vlerësimin dhe respektin për përpjekjet brez pas brezi të këtij komuniteti për ruajtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësor arbëror, duke përmendur Qendrën Studimore për Diversitetin Gjuhësor dhe revistën “Kamastra” si shembuj të punës së çmuar të studiuesve lokalë për të vijuar në udhën e figurave të ndritura historike arbëreshe.
“Vetëm duke ndarë ato që kemi më të bukura: gjuhën, kulturën dhe kujtesën, ne e bëjmë më të fortë identitetin tonë të përbashkët. Faleminderit, Montecilfone, për mikpritjen, për dashurinë ndaj rrënjëve dhe për dëshminë se Arbëria jeton në gjuhë, në shpirt dhe në zemrën e çdo shqiptari!” – u shpreh Presidenti Begaj.
Presidenti Begaj vizitoi, gjithashtu, Komunën e Kampo Marinës, ku theksoi se kontributi i komuniteteve arbëreshe në ruajtjen dhe respektimin e karakteristikave të forta identitare dhe individualitetit që komunitetet arbëreshe mbartin prej shekujsh i shërben njëkohësisht forcimit të lidhjeve të miqësisë mes vendit që i mikpriti dhe integroi, Italisë dhe dheut të të parëve, Shqipërisë, “vlera që janë themeli mbi të cilin forcohet miqësia e përhershme mes dy popujve tanë”. -

“Marrim përsipër infrastrukturën e godinave të reja të drejtësisë”, Rama: Hapësirat publike? Operacion në çdo pjesë të organizimit urban të vendit
Kryeministri Edi Rama foli në podkastin e tij “Flasim” sa i përket projekteve të reja në kryeqytet.
Ai u ndal edhe te infrastrukturat e godinave të reja të drejtësisë, një “mision” që sipas tij, qeveria do e merrte gjithashtu përsipër.
Rama gjithashtu foli edhe për operacionin e hapësirave publike, që sipas tij do të vazhdojë në çdo pjesë të organizimit urban të Tiranës dhe gjithë vendit.
“Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisja e sistemit të drejtësisë, për shkak të pavarësisë së plotë, ndër ato të çalat e veta, ka edhe po themi dobësinë e madhe në administrimin e infrastrukturës, në transformimin e infrastrukturës. Përfundimisht kemi vendosur që edhe këtë mision ta marrim përsipër. Në Shqipërinë 2030 të kemi një infrastrukturë të re të godinave të drejtësisë. Nuk mund të vazhdojmë më me ngushtësira, që përkthehen në një performancë që lë shumë për të dëshiruar.
Hapësirat publike vazhdojnë me pastrimin. Nuk është një aksion, por një operacion që do të vazhdojë në mënyrë kirurgjikale në çdo pjesë të organizimit urban të vendit, në çdo pjesë të organizimit urban të kryeqytetit. Do të pastrohet çdo pjesë e prekur nga këta çibanë të patolerueshëm, vendin e të cilëve do ta zërë një hapësirë e re bashkëjetese të komunitetit. Nuk i mbyllim brenda të gjithë ata që kanë shërbime edhe jashtë derës, por ama do të vendosim kufijtë e qartë, sepse nuk mund të lejohet që në hapësirat publike, ngrehinat e vendosura aty me pahirin e forcës”, tha ndër të tjera Rama.Top Channel
-

Nga nderimi për Skënderbeun te homazhi për Ibrahim Kodrën/ Presidenti Begaj viziton komunat arbëreshe të Krahinës së Molises
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në komunat arbëreshe të Rajonit Molise në Itali, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga përfaqësuesit më të lartë të institucioneve vendore të këtij rajoni.
“Kënaqësi të takohem me autoritetet e larta të Rajonit të Molises”, – deklaroi Presidenti Begaj, duke ndarë vlerësimin se çdo takim me autoritetet italiane mbart këtë frymë miqësie që karakterizon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh në të gjitha fushat: politikë, ekonomi, kulturë, arsim, shendetësi, e të tjera. Një kontribut të posaçëm në forcimin e vazhdueshëm të lidhjeve historike, kulturore dhe njerëzore ndërmjet dy vendeve kanë dhënë komunitetet arbëreshe dhe Diaspora e re shqiptare.
Kreu i Shtetit theksoi se “Shqipëria–Italia–Arbëria” është një projekt që e përforcon partneritetin strategjik mes dy vendeve tona dhe nxit bashkëpunime të reja në fusha me interes të ndërsjellë.
Në komunën arbëreshe Ururi, Presidenti Begaj mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të statujës së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një simbol i përjetshëm i unitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.
Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit vlerësoi bashkimin shpirtëror mes shqiptarëve dhe arbëreshëve, duke theksuar se “Skënderbeu nuk ishte vetëm luftëtar, por edhe vizionar e bashkues, pararendës i Shqipërisë evropiane, që ka mbetur përherë e lidhur me qytetërimin perëndimor. Sot, ai flet me ne përmes frymës së bashkimit dhe vetëdijes kombëtare që na la trashëgimi”, – deklaroi Presidenti Begaj.
Në komunën arbëreshe Portocanone, Presidenti Begaj vizitoi sheshin “Skanderbeg” ku jetojnë arbëreshë dhe shqiptarë të emigruar pas viteve ’90.
Në fjalën e tij për pjesëmarrësit në një tubim mirëseardhjeje nga komuniteti arbëresh që jeton në këtë komunë, Presidenti Begaj përshëndeti përpjekjet shekullore të tyre për ruajtjen e gjuhës, zakoneve, kostumeve dhe traditave të të parëve, si dhe vlerësoi nderimin që arbëreshët u bëjnë ambasadorëve të kulturës kombëtare, artistëve të shquar që bënë që emri Shqipëri të njihet dhe përmendet me simpati e vlerësim.
“Është një ndjenjë e veçantë të jem sot këtu, në Portkanun, një vend që mban në vetvete historinë, kujtesën dhe shpirtin e gjallë të Arbërisë. Në këtë shesh, ku fjalët shqip dhe italisht përzihen me dashuri, ndihet fuqishëm ajo që as koha dhe as deti nuk e ndan dot: një gjuhë, një origjinë, një gjak”, – u shpreh Presidenti Begaj.
Gjatë qëndrimit në Portocanone, Presidenti Begaj mori pjesë në vendosjen e një skulpture të artistit të madh shqiptar, Ibrahim Kodra, i cili u shkollua, jetoi dhe e ushtroi artin e tij në Itali, ku ka vizituar dhe është mirëpritur pothuajse në të gjitha komunat dhe fshatrat arbëreshë.
“Kodra i përkiste Shqipërisë, por fliste me gjuhën e botës. Ai dëshmoi se talenti nuk njeh kufij, se identiteti nuk humbet kur shndërrohet në frymë universale. Sot, duke kujtuar Ibrahim Kodrën, ne kujtojmë fuqinë e shpirtit shqiptar për të ndriçuar kudo, kujtojmë se arti është ura më e bukur që mund të ndërtojë një komb”, – theksoi Presidenti Begaj.
Sikurse në çdo komunë arbëreshe, edhe në Komunën Montecilfone, Presidenti u prit nga përfaqësues të komunitetit arbëresh dhe nga bashkatdhetarë shqiptarë të emigruar në këtë zonë pas viteve ’90.
Presidenti shprehu edhe këtu vlerësimin dhe respektin për përpjekjet brez pas brezi të këtij komuniteti për ruajtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësor arbëror, duke përmendur Qendrën Studimore për Diversitetin Gjuhësor dhe revistën “Kamastra” si shembuj të punës së çmuar të studiuesve lokalë për të vijuar në udhën e figurave të ndritura historike arbëreshe.
“Vetëm duke ndarë ato që kemi më të bukura: gjuhën, kulturën dhe kujtesën, ne e bëjmë më të fortë identitetin tonë të përbashkët. Faleminderit, Montecilfone, për mikpritjen, për dashurinë ndaj rrënjëve dhe për dëshminë se Arbëria jeton në gjuhë, në shpirt dhe në zemrën e çdo shqiptari!” – u shpreh Presidenti Begaj.
Presidenti Begaj vizitoi, gjithashtu, Komunën e Kampo Marinës, ku theksoi se kontributi i komuniteteve arbëreshe në ruajtjen dhe respektimin e karakteristikave të forta identitare dhe individualitetit që komunitetet arbëreshe mbartin prej shekujsh i shërben njëkohësisht forcimit të lidhjeve të miqësisë mes vendit që i mikpriti dhe integroi, Italisë dhe dheut të të parëve, Shqipërisë, “vlera që janë themeli mbi të cilin forcohet miqësia e përhershme mes dy popujve tanë”.Top Channel
-

Tabaku: Korporata e Investimeve Shqiptare, porta e pasme e pushtetit për pasurimin me pronat publike
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas lajmit se Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do të shembet për t’i lënë vend një godine të re.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo e ka cilësuar projektin si një tjetër mashtrim të qeverisë socialiste për të fshehur pas fasadës “europiane” abuzimin me pronat publike përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare (KIS).
“Një projekt që në pamje të parë duket europian, por pas fasadës fshihet një histori që shqiptarët e njohin mirë: Korporata e Investimeve Shqiptare – një tjetër marifet socialist për të abuzuar me pronat publike,” – shkruan Tabaku.
Sipas saj, KIS është kthyer në një “leviathan pa kontroll parlamentar, pa auditim të pavarur, që merr toka, porte e ndërtesa publike dhe i jep me marrëveshje të drejtpërdrejta investitorëve të zgjedhur nga qeveria, pa garë dhe pa transparencë”.
Deputetja kujton se një strukturë e tillë në Bashkimin Europian do të ishte e paligjshme, pasi çdo menaxhim prone publike duhet të respektojë rregullat e ndihmës shtetërore, transparencës dhe konkurrencës së ndershme.
“Edhe fondet sovrane që ekzistojnë në vende si Franca apo Italia nuk mund të përdorin prona publike pa tender publik dhe pa kontroll parlamentar. Po të ndodhte një rast si KIS në një vend të BE-së, Komisioni Europian do të hapte menjëherë hetim për ndihmë shtetërore të paligjshme,” – shton Tabaku.
Në përfundim, Tabaku thekson se modeli i Korporatës së Investimeve Shqiptare nuk është europian, por një model që “dëmton konkurrencën, deformon tregun dhe minon besimin te shteti”.
-

‘Çibanë të patolerueshëm’/ “Flasim” me Ramën, aksioni i hapësirave publike ultimatumi i rradhës: Do të pastrohet çdo…
Kryeministri Edi Rama foli në podkastin e tij “Flasim” sa i përket projekteve të reja në kryeqytet. Rama përmendi operacionin e hapësirave publike, që sipas tij do të vazhdojë në çdo pjesë të organizimit urban të Tiranës dhe gjithë vendit.
Edi Rama:
“Hapësirat publike vazhdojnë me pastrimin. Një operacion që do të vazhdojë në mënyrë kirurgjikale në çdo pjesë të organizimit urban të vendit, në çdo pjesë të organizimit urban të kryeqytetit. Do të pastrohet çdo pjesë e prekur nga këta çibanë të patolerueshëm, vendin e të cilëve do ta zërë një hapësirë e re bashkëjetese të komunitetit. Nuk i mbyllim brenda të gjithë ata që kanë shërbime edhe jashtë derës, por ama do të vendosim kufijtë e qartë, sepse nuk mund të lejohet që në hapësirat publike, ngrehinat e vendosura aty me pahirin e forcës”. -

“Socios por el Mundo”, Blendi Gonxhja: Sjell Shqipërinë para miliona shikuesve në Amerikën Latine
Emisioni i njohur ndërkombëtarisht nga Kili “Socios por el Mundo”, i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë dhe disa prej atraksioneve që tërheqin qindra e mijëra vizitorë vendas dhe të huaj, gjatë gjithë vitit.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përcolli në rrjetet sociale një video me një pjesë prezantuese nga ky dokumentar që sipas Gonxhes, “sjell Shqipërinë para miliona shikuesve në gjithë Amerikën Latine, duke treguar peizazhet mahnitëse, traditat e pasura dhe kulturën e gjallë të vendit tone”.Sipas Gonxhes, ky emision i prodhuar nga MKZeta (Kili) në bashkëpunim me Animated Society (Shqipëri) dhe me mbështetjen e afërt të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, sjell histori autentike shqiptare dhe bukurinë e njerëzve tanë, nga veriu në jug.
Shqipëria po synon të pozicionohet si një destinacion kryesor turistik në rajonin e Mesdheut, duke ndërtuar një model zhvillimi të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor.
Vendi ynë, po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen e të huajve, si një destinacion në rritje në Mesdhe, falë investimeve strategjike në turizmin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Mjedisit, vendi ynë ka mirëpritur rreth 9 milionë vizitorë të huaj gjatë 10 muajve të parë të këtij viti, rreth 500 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024,
Të dhënat tregojnë se 94% e të huajve vijnë nga kontinenti evropian. Brenda këtij kontingjenti, Evropa Jugore zë vendin kryesor me 70% të hyrjeve, duke u ndjekur nga Evropa Perëndimore dhe ajo Qendrore/Lindore, secila me nga 11%. -

Rama në podkastin “Flasim”: “Parku i Besimit”, dëshmi e transformimit arkitektonik të vendit
“Parku i Besimit është një projekt vizionar që synon të kthejë harmoninë ndërfetare në Shqipëri, në një eksperiencë të prekshme, përmes natyrës.
Në fillim të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të ngjarjeve kryesore të javës që lamë pas, ku veçoi organizimin e konkursit ndërkombëtar për “Parkun e Besimit” në Tiranë.“Kjo ka qenë një javë intensive, por është dominuar nga energjia e projekteve të reja. Kemi pasur konkursin ndërkombëtar për ‘Parkun e Besimit’, i cili ka qenë ndër momentet më mbresëlënëse të rrugës së re të arkitekturës dhe të transformimit të këtij vendi, në një vend ku edhe arkitektura është një arsye për ta vizituar”, u shpreh Rama.
Kryeministri solli në vëmendje se 12 finalistë, emra ndër më të njohurit në skenën e arkitekturës, urbanistikës dhe peizazhistikës ndërkombëtare janë përballur në një ish-kazermë në afërsi të Petrelës, ku po rilind një hapësirë, e cila do t’i vihet në dispozicion artit dhe kulturës”.
Rama theksoi se ky ka qenë konkurs i jashtëzakonshëm me projekte nga më të papriturat ku është shpallur fitues nga juria ndërkombëtare studioja prestigjioze BIG – Bjarke Ingels Group (BIG) nga Danimarka.
Kryeministri shprehu bindjen se “Parku i Besimit” do të të jetë një destinacion i ri, i cili do t’i japë mundësi banorëve të Tiranës, të gjithë banorëve të Shqipërisë, por edhe të gjithë atyre që do të vizitojnë Shqipërinë që të shkojnë në një park ku do të gjenden pemët, bimët, frutat, lulet e të gjitha shkrimeve të shenjta dhe ku ndërkohë do të ketë shumë për të parë dhe për të kuptuar nga historia e këtij vendi.
Studioja ndërkombëtare BIG – Bjarke Ingels Group (BIG) është shpallur fituese e garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit (Faith Park) mes 12 finalistëve nga vende të ndryshme si Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia.
Ky park prej 120 mijë metrash katrorë është ideuar të ketë disa hapësira që do të përfaqësojnë besimet fetare të shqiptarëve, ku çdo fe do të ketë rrugën e saj, me elementë sipas shkrimeve të shenjta të çdo besimi, duke nisur që nga objektet e kultit, deri te bimët, që përmenden në librat e shenjtë. Parku i Besimit do të ndërtohet në kodrat e Petrelës, në një zonë që dikur shërbente si kazermë ushtarake.