Category: Politikë

  • ‘Askush nuk është mbi ligjin’, Gjekmarkaj në mbështeje të minatorëve të Spaçit: Dënojmë indiferencën e shtetit

    ‘Askush nuk është mbi ligjin’, Gjekmarkaj në mbështeje të minatorëve të Spaçit: Dënojmë indiferencën e shtetit

    Deputeti i partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, denoncoi sot indiferencën e autoriteteve shtetërore për grevën e urisë që kanë nisur prej ditësh minatorët e Spaçit, që kërkojnë të drejtat e tyre për kushte të sigurta pune, paga dhe respektim.
    Me anë të një postimi në Facebook, ligjvënësi nënvizon me një deklaratë, se është e papranueshme që sot në vitin 2025, punëtorë dhe minatorë të protestojnë dhe bëjnë ende greva “për të kërkuar të drejtat që u takojnë me ligj”.
    Më tej ai i bën apel shtetit dhe kompanisë që të ulen dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët me minatorët e Spaçit në Mirditë, të cilët po torturohen në të ftohtë dhe shi duke kërkuar të drejtat t tyre.
    “Kërkojmë që institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë të ulen menjëherë në dialog me grevistët dhe të gjejnë një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me minatorët e Spaçit, të cilët po përballen me kushte ekstreme për të mbrojtur të drejtat e tyre. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, dhe asnjë punëtor nuk duhet të lihet i braktisur.
    Ai shpreh mbështetjen e plotë ndaj minatorëve, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.
    Deklarata e plotë e Agron Gjekmarkajt mbi situatën e minatorëve në Spaç:
    “Dënojmë me forcë indiferencën e institucioneve shtetërore dhe të kompanisë ndaj situatës së rëndë të minatorëve në Spaç, në Mirditë.
    Prej ditësh, dhjetëra punëtorë qëndrojnë në shi dhe në të ftohtë, duke kërkuar të drejtat e tyre më elementare, paga të drejta, kushte të sigurta pune dhe respektim të dinjitetit njerëzor.
    Është e papranueshme që në Shqipërinë e vitit 2025 punëtorët të detyrohen të hyjnë në grevë për të kërkuar atë që u takon me ligj.
    Kërkojmë që institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë të ulen menjëherë në dialog me grevistët dhe të gjejnë një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme.
    Shprehim solidaritetin tonë të plotë me minatorët e Spaçit, të cilët po përballen me kushte ekstreme për të mbrojtur të drejtat e tyre. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, dhe asnjë punëtor nuk duhet të lihet i braktisur”.

  • Përvjetori i themelimit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj: Guxoni sot, për një Atdhe model

    Përvjetori i themelimit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj: Guxoni sot, për një Atdhe model

    Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka festuar sot dyvjetorin e krijimit të saj me një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë themelues, anëtarë dhe mbështetës.
    Në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit, kryetari i lëvizjes, Adriatik Lapaj, kujtoi fillesat e rrugëtimit politik, duke theksuar se nismën e nisën vetëm 25 ëndërrimtarë, të cilët besuan se ndryshimi është i mundur.
    Ai pranoi se gjatë kësaj kohe janë bërë edhe gabime, duke i cilësuar ato si dëshmi përpjekjeje.
    Duke iu drejtuar shqiptarëve, Lapaj bëri thirrje për guxim dhe besim në vetvete, si rrugë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë
     
     
    “2 vite më parë nga Mirdita e vlerave nisëm një rrugëtim idealesh. Ishim 25 ëndërrimtarë që I hymë detit në këmbë. Udhëtuam kudo në Atdhe e diasporë. Në 18 muaj nga themelimi në zgjedhjet e para organizuam dhjetëra takime brenda e jashtë vendit. Në 2 vite kemi bërë edhe ne gabimet tona, ato janë prova se jemi duke u përpjekur e duke jetuar.Sot ju them guxoni të mos ndaloni e të shkundni këdo që mendon se nuk ka shpresë. Besoni tek fuqia juaj, sa më shumë na lufton sistemi aq më shumë luftoni, sepse jemi duke bërë gjënë e duhur.Nga guximi juaj sot mund të qeshin fëmijët nesër, mund të kemi ilaçe në spitale, mund të ndërtojmë një atdhe model”, tha ai.

  • Florjan Binaj i përulur para mbështetësve: Faleminderit nga zemra për suportin

    Florjan Binaj i përulur para mbështetësve: Faleminderit nga zemra për suportin

    Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë Florjan Binaj ka falenderuar qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë këto ditë.
    Me anë të një postimi në Instagram, Binaj është treguar i përulur para mbështetësve dhe mesazheve të mira që ka marrë.
    Ndërkohë që ka theksuar se është i vetëdijshëm për të gjitha problemet që e rrethojnë Tiranën çdo ditë. Në fund Binaj është treguar i hapur për të dëgjuar qytetarët, duke vënë në dispozicion numrin e tij personal si dhe emailin, në mënyrë që të komunikojë me qytetarët.
    Postimi i Plotë:
    Faleminderit nga zemra për suportin e shfaqur këto ditë! Ju ftoj të më shkruani.

  • Paskal Milo: Rama dhe Kurti të mos bëhen skllevër të emocioneve personale!

    Paskal Milo: Rama dhe Kurti të mos bëhen skllevër të emocioneve personale!

    Ish-minstri i Jashtëm, Paskal Milo ishte pasditen e sotme në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, për të folur për protestën e djeshme të veteranëve të UÇK-së në Tiranë si dhe për marrëdhëniet e tendosura mes qeverive Shqipëri-Kosovë.
    Milo thekson se pjesëmarrja në shesh ishte e kënaqshme, teksa kishte një solidaritet të madh mes shqiptarëve.
    “Isha në shesh dhe e pashë nga afër si një pjesëmarrës modest. Besoj se aq sa pashë se protesta i përmbushi kërkesat e saj, nga pikëpamja numerike, ishte goxha masive të paktën sheshi Skënderbej ngjante një shesh që ndriçonte nga manifestimi.”
    Kishte një solidaritet mbarë shqiptar, një ndjenjë miqësore që u pa edhe nga takimet e shqiptarëve me njëri-tjetrin.
    Në Shqipëri sigurisht këndvështrimi i opozitës nuk konvergon me shumicën. Zoti Berisha përgënjeshtroi veten një ditë më parë. Tha nuk kishte urdhër. E përshëndeti, normal protestën.”
    Sakaq, foli për përplasjet në distancë mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit. Ai thekson se dy kryeministrat duhet të jenë më të përmbajtur dhe të lënë mënjanë ambiciet personale.
    “Të dy palët, më shumë e kam për liderët, duhet të përmbahen, të mos bëhen skllevër të emocioneve personale. Është shumë e dëmshme. E pafalshme. Nuk prodhon asnjë gjë pozitive. Dëmton imazhin e shqiptarëve kundrejt komunitetit ndërkombëtar. Përgjegjësinë e kanë të dy. Kanë kaq kulturë sa të shmangin përplasjet e panevojshme që ndodhin jo rrallë. Ka kaluar në nivele personale. Nuk është konflikt për alternativa.
    Më tepër është një konflikt i dy personaliteteve që kanë një ambicie personale, për tu shfaqur në rrafsh nacional si liderë. Krijon rivalitete që janë të padobishme. Reflektojnë edhe një ndjesi të vjetër që ka ekzistuar historikisht mes Kosovës dhe Shqipërisë. Që kur Shqipëria u shpall e pavarur e më tutje. Ka pasur ambicie e rivalitete të tilla me shkallë të ulët.”

  • Xhaferri: Në cilën nga 450 shkollat e ‘ndërtuara’ publike i çojnë fëmijët e tyre Rama dhe Diella?

    Nga Besart Xhaferri/

    Arsimtarë që jetojnë me qira në apartamentet e trafikantëve të drogës e që në shkollë u nënshtrohen drejtorëve patronazhistë, të cilët shkollat i shohin si bankomat, është realiteti i trishtë i arsimit shqiptar sot.

    Sa herë dëgjoj të flitet për klasa inteligjente, më vijnë ndër mend fëmijët në zonat rurale që shkojnë në shkollë në këmbë ose me kafshë pune, apo fëmijët e Astirit që janë në mëshirë të furgonëve të pakolauduar.

    Kur dëgjoj të flitet për oficerët në shkolla, mendja më shkon te Martin Cani dhe të qeshurat e Manastriliut me sulltaneshën Balluku në Parlament, kur deputeti Asllan Dogjani kërkonte të mbahej 1 minutë heshtje për adoleshentin që u vra me thikë në zemër në derë të shkollës.

  • Përplasjet në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Bardhit për 30 ditë: Ofendoi Peleshin

    Përplasjet në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Bardhit për 30 ditë: Ofendoi Peleshin

    Përjashtim 30 ditë nga punimet e Kuvendit, kanë kërkuar 14 deputetë socialistë, për kreun e grupit të PD-së Gazmend Bardhin, përmes një shkrese zyrtare kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
    Deputetët argumentojnë kërkesën e tyre, duke u shprehur se Bardhi ka thyer në mënyrë të përsëritur rregulloren e Kuvendit, duke ofenduar kryeparlamentarin dhe duke krijuar kaos në sallë me ndërhyrjet dhe tonet e larta.
    “Në seancën e datës 16 tetor 2025, ku konkretisht po raportonte Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, deputeti Gazment Bardhi, ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone agresive, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime që përbëjnë shkelje të rëndë të rregullores dhe etikës parlamentare”, thuhet në shkresën ku kërkohet edhe mbledhja e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e tij.
    Në seancë e së enjtes, PS e PD debatuan ashpër mbi çështjen e gjenocidit në Kosovë, por edhe protestën që u mbajt në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
     
     
    Bardhi u përjashtua nga seanca plenare pasi ndërpreu disa herë Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, i cili po raportonte si çdo vit në Kuvend.
    “Përjashtoheni nga seanca, largohuni, lini sallën!”, i tha kryetari i Kuvendit Niko Peleshi.
    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, e paralajmëroi që atë ditë se do të kërkonte përjashtimin e Bardhit me 10 ditë. Pavarësisht tensioneve, deputeti demokrat refuzoi të largohej nga salla

  • PD mbështet një kandidat pa strategji? Këlliçi: As ne demokratët nuk e dimë, do e marrim vesh nga mediat

    PD mbështet një kandidat pa strategji? Këlliçi: As ne demokratët nuk e dimë, do e marrim vesh nga mediat

    Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në një emision televiziv ka zbuluar se ditën e djeshme PD ka mbyllur takimin paraprak në Tiranë, në lidhje me zgjedhjet e 9 nëntorit, në të gjitha degët e kryeqytetit.
    Këlliçi tha se një pjesë e takimeve janë drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe pjesa tjetër nga deputetët demorkatë të Tiranës.
    Demokrati tha se të gjithë janë në terren dhe i dinë mjaft qartë detyrat organizative për zgjedhjet e 9 nëntorit.
    “Partia Demokratike ditën e djeshme ka mbyllur në Tiranë takimin paraprak për organizimin e zgjedhjeve në të gjitha degët e Tiranës. Pra, në një pjesë të takimeve ka qenë zoti Noka si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe deputet në qarkun Tiranë. Në një pjesë kam qenë unë, në një pjesë ka qenë zoti Xhaferri si deputet i Tiranës, zoti Balliu si deputet i Tiranës, zonja Tabaku si deputete e Tiranës dhe zoti Alimehmeti si një figurë shumë e fortë politike në Tiranë që fatkeqësisht edhe pse mori 18.000 vota nuk arriti të merrte një mandat deputeti kështu, por prin grupin e këshilltarëve në këshill bashkiak dhe të gjithë kemi qenë në terren. Pra ne çështjen tonë organizative e dimë mjaft mirë. Jemi një parti”, deklaroi Këlliçi.
    Gjatë intërvistës së tij, Këlliçi foli dhe për fushatën e kandidatit të pavarur të mbështetur nga opozita, Florjan Binaj.
    Kandidat për të cilin, Këlliçi tha se ka strategjinë e tij dhe nëse zgjidhet në krye të Bashkisë Tiranë, do të jetë ai që do të marrë vendimet, pa asnjë lidhje me PD-në apo Berishën. Deputeti demokrat u shpreh se opozita mbështet Binajn pasi mendon që është kandidatura më cilësore për Tiranën.
    “Ai ka fushatën e tij dhe strategjinë e tij të cilën unë nuk e di edhe unë e ndjek nga mediat. Ka strategjinë e tij të komunikimit. Nëse ai shpallet kryetar i bashkisë Tiranë ai do të marrë vendime siç do, siç mendon vetë si i pavarur që është. Pra nuk do ketë asnjë lidhje me Partinë Demokratike apo me zotin Berisha. Mjafton t’ju përmend faktin që zoti Binaj sot në fushatën e tij është një individ krejt i pavarur. Ka ekipin e tij, ka shtabin e tij, ka strategjinë e tij mediatike, ka strategjinë e tij politike dhe është krejtësisht i pandikuar nga interesi qoftë politik i Partisë Demokratike, i partisë Mundësia apo i një partie tjetër. Por sigurisht zoti Binaj është përfaqësuesi më i mirë i të gjithë forcave opozitare përballë një kandidature si Ogerta Mansirliu që vjen nga qeverisja. Ne kërkojmë votën për zotin Binaj sepse mendojmë që në mënyrë të pakrahasueshme është kandidaturë shumë herë më e lartë, më cilësore dhe që do t’i jepte zgjidhje problemeve të qytetit të Tiranës dhe pa diskutim në fund të ditës i gjithë aspekti logjistik, pra kur vjen puna te dita e zgjedhjeve, te komisionerët, te vëzhguesit, te garantimi i funksionimit të procesit zgjedhor pa diskutim do të garantohet nga Partia Demokratike sepse jemi ne forca që e kemi mundësinë për ta garantuar atë proces. Kështu që pa lënë mënjanë asnjë sekondë as Partinë Mundësia, as Partinë Nisma apo Shqipëria Bëhet, asnjë forcë tjetër politike as Partinë e Lirisë dhe Partinë Republikane”, tha Këlliçi.

  • Prapaskenat Rama-Kurti/ Milo: Gjithmonë kanë pasur rivalitet, deri në asgjësim

    Prapaskenat Rama-Kurti/ Milo: Gjithmonë kanë pasur rivalitet, deri në asgjësim

    Historiani, Paskal Milo theksoi se përplasje midis liderëve të Kosovës dhe të Shqipërisë ka pasur që nga pavarësia 1912 dhe deri më sot.
    Ai tha se përplasja Rama-Kurti është më e hapur se të gjitha të tjera dhe sipas tij, është shumë e dëmshme për imazhin e Shqipërisë.
    “Nuk shërbejnë fare janë të dëmshme, nuk duhen të ndodhin. Të dyja palët duhet të përmbahen, të mos bëhen skllevër të emocioneve të tyre personale dhe t’i reflektojnë në marrëdhëniet midis dy shteteve. Është e pafalshme, nuk prodhon asgjë pozitive, ngre tensione. Dëmton imazhet e shqiptarëve edhe përkundrejt komuniteti ndërkombëtar.
    Përgjegjësinë e kanë të dy sepse të dy kanë përvojë dhe kulturë që të shmangin përleshjet e panevojshme që ndodhin jo rrallë. Patjetër që ka kaluar në nivel personale. Nuk është një konflikt për alternativa. Po është një konflikt i dy personaliteteve që kanë ambicie personale, për tu shfaqur në rrafsh rajonal si liderë. Dhe natyrisht që kjo krijon rivalitetet.
    Që për mendimin tim janë të padobishme. Nuk i vlejnë dhe reflektojnë edhe një ndjesi të vjetër që ka ekzistuar midis Kosovës dhe Shqipërisë. Nga momenti që Shqipëria u shpall e pavarur në 1912. Unë them që ka pasur rivalitet në shkallë më të ulët midis Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës. Ka pasur rivalitet të egër deri në asgjësim midis Hasan Prishtinës dhe Ahmet Zogut.
    Periudha e komunizmit nuk e ka pasur një shfaqje të tillë për shkak të rrethanave dhe ndarjes që u bë midis dy vendeve. Pati shkëmbime, akuza që ishin politike por ishin në distancë. Pas viteve ’90 u rishfaq ky lloj rivalitet midis liderëve shqiptarë dhe atyre të Kosovës. U shfaq pakënaqësi të ndërsjellë midis udhëheqësve të PS në ’97 me Ibrahim Rrugovën, siç pati me Sali Berishën dhe Thaçit për të ardhur tek kjo përplasja që është bërë më e dukshme midis Ramës dhe Kurtit.”, tha Milo./balkanweb

  • VIDEO / Shqiptarët, me motorë drejt Hagës! Pamjet e marshimit simbolik për ish-krerët e UÇK

    VIDEO / Shqiptarët, me motorë drejt Hagës! Pamjet e marshimit simbolik për ish-krerët e UÇK

    Motoristët nga Kosova, që u nisën më 15 tetor nga Prekazi drejt Hagës, aktualisht ndodhen në shtetin gjerman. Në pamjet e siguruara nga Tv Klan, grupi nga platforma “Liria ka emër” shihen teksa udhëtojnë në rrugët e Dyseldorfit, duke vazhduar udhëtimin drejt Holandës.
    Janë rreth 150 shqiptarë nga Kosova dhe vende të tjera të Evropës që janë bërë bashkë në këtë marshim drejt Hagës me motoçikleta, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Sipas organizatorëve, ky marshim simbolik është thirrje për drejtësi dhe kërkesë që procesi gjyqësor në Hagë të përfundojë sa më shpejt dhe të jetë i drejtë.
    Udhëtimin e gjatë e nisën nga Prekazi, në vendlindjen e heroit të luftës Adem Jasharit dhe familjes së tij.

  • Patriotizmi i rremë!

    Patriotizmi i rremë!

    Nga Irena Beqiraj/

    Historia , jo ajo e mësuar në telenovelat turke , por nëpër libra tregon se :

    (1) në disa epoka, megjithëse të rralla, patriotizmi ishte shumë i detyrueshëm;

    (2) patriotizmi i rremë është një nga infeksionet e vazhdueshme që vuan pjesa dërrmuese e njerëzimit dhe me sa duket vështirë se mund të shërohet.

    Përshembull, Rusia revolucionare e Vladimir Leninit ishte një vend ku patriotizmi kërkohej me shumë me zë të lartë, por duke lexuar historinë John Reed mbi dhjetë ditët e para të Revolucionit të Tetorit, kupton se të paktën një e katërta e atyre ditëve ishte e mbushur me britma dhe ulërima dhe tre të katërtat të mbushura me një marrëzi të rafinuar, të zbukuruar nga patriotizmi.

    Mjaftojnë disa sekuenca nga tubimi i djeshëm në shesh, ku nuk munguan as dezertorët politikë të dehur, as lotët e krokodilit e aq më pak këngët emocionale patriotike, për të dalluar infeksionin e rëndë edhe fatkeqësisht të pa shërueshëm të patriotizmit të rremë ndër nesh.

    Ka dy shprehje në lidhje me patriotin që kanë një rëndësi të madhe për të kuptuar atë që ndodhi dje në shesh. E para është një deklaratë e Samuel Johnson e bërë në mbrëmjen e 7 prillit 1775, në Tavernën Mitre, ku ai tha se “patriotizmi është streha e fundit e maskarait “. Edhe e dyta shfaqet në Revolucionin Francez dhe është Thomas Carlyle i cili deklaroi se : “Patriotizmi është gjithmonë i infektuar nga hajdutët dhe maskarenjtë”.

    E pra, të dy shprehjet na tregojnë se patriotizmi i vërtetë nuk ka nevojë as për lot e as për tubime , por kur ai behët streha e fundit e të keqes të gjitha janë të nevojshme.

    Pra nëse në përgjithësi do të ishim dëgjues dhe vëzhgues të mirë dhe do t’i kushtonim vëmendje historisë, jo telenovelave turke, dhe mbi të gjitha do të kishim në zemër dëshirën për t’u kujdesur dhe për të ndihmuar në përmirësimin e kombit tonë, do ta kuptonim lehtësisht se ata që organizuan atë tubim janë patriotë të rremë, edhe tubimi ishte një performancë absurde .

    Përkufizimi i patriotizmit, ose i të qenit patriot, nuk është shumë i vështirë për t’u kuptuar.

    Patrioti është: “një person që e do, mbështet dhe mbron vendin e tij me përkushtim”. Kjo ndonjëherë mund të përfshinte edhe luftën për vendin tënd, veçanërisht kundër armiqve të fuqishëm, interesat dhe filozofitë e të cilëve janë në kundërshtim me tonat.

    Si mund të jesh patriot nëse pavarësinë për të cilën UÇK-ja edhe populli i Kosovës luftoi kaq fuqishëm e ke tradhtuar përmes dredhive, mashtrimeve, ngacmimeve, gënjeshtrave dhe hileve, të pushtetit?

    Si mund të jesh patriot kur abuzon me patriotizmin edhe e përdor atë si një mjet për të fituar më shumë pushtet a para apo, kur abuzon më të për ti shërbyer interesave të një vendi të huaj ?

    Oh ! Le të kujtohemi që ata që organizuan tubimin e djeshëm ishin autorë edhe të Ballkani i Hapur. Ishin të njëjtët “patriotë”, të cilët për ti hapur rrugë eksportit të shalqirit të Divjakës po ndihmonin që Serbia ta pranonte Kosovën me raste, sipas deshirës se vet , sipas kushteve të saj, vetëm në iniciativa të filluara nga ajo , por jo në mënyrë multilaterale, ne marrëveshje të pavarura sic ishin p.sh marrëveshjet e CEFTA’S ku Kosova mund të ruate pavarsinë e vet .

    E investuar plotësisht në miqësinë me Serbinë, për vite me radhë Tirana zyrtare nuk i kushtoi asnjë vëmëndje paralajmërimeve që i bënin politikanët e Kosovës mbi synimet reale të Serbisë në Ballkanin e Hapur.

    Tirana Zyrtare nuk u tërhoq as kur politkanët e Kosovës i kujtuan se Serbia sillej ende si vend agresor me Kosovën dhe se përcillte në Ballkan interesat e Rusisë. Ajo nuk u tërhoq nga Ballkani i Hapur as kur Vuçiç thirri ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov në takim dhe as kur Serbia ishte i vetmi vend europian që nuk iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë, madje vendosi ti dalë në krah Serbisë në Bruksel. Ajo nuk u tërhoq nga Ballkani i Hapur, as kur Vuçiç zhvendosi ushtrinë në kufi me Kosovën duke provokuar tensione në Veri.

    Organizuesi i tubimit patriotik , në favor të triumfit edhe protagonizmit grotesk personal shkroi me ekspertë të huaj një plan personal individual kofidencial për marrëveshjen Kosovë Serbi , të pa diskutuar e të pa dakordësuar me intelektualë, historianë, diplomatë , kosovarë e shqiptarë, edhe për më keq pa e dakordësuar qoftë edhe me opozitën kosovare . Patrioti që organizoi tubimin e djeshëm, kërkonte ftesa e lutje për ndihmë nga Kryeministri shqiptar i Kosovës , përndryshe sillej si holandezët ose si faktorë “mbi palët” .

    Dje në shesh nuk ishin trashëgimtarët legjitimë të përkushtimit të dorës në zemër, të premtimit, të ndjenjave më të mira për kombin. Ishin patriotët e rremë ato që premtimin përkushtimin e kanë për një PERSON, udhëheqësin e tyre të dashur, mesinë e tyre i vdekshëm, monarkun e tyre të veshur me lavdi!

    “Duke parë dhe duke dëgjuar, bota ndryshon vë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë” : thoshte Konica.

    E një prej tyre mësimeve të humbura të paaftë për ta mësuar është si të jemi patriotë të vërtetë.