Premtimet e Ramës ‘avulluan’! Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional
Çdo mëngjes, Rustem Bela zgjohet ende pa gdhirë në shtëpinë e tij në fshatin Myç- Has dhe ndërron dy makina për të mbërritur në shkollën profesionale “11 Marsi” të Prizrenit, rreth 55 kilometra në verilindje.
Katërmbëdhjetëvjeçari nga Hasi është nxënës i vitit të parë dhe studion në degën e Mekanikës. Në mungesë të shkollës profesionale në qarkun e Kukësit, ai dhe katër bashkëmoshatarë të tjerë janë detyruar që të regjistrohen në sistemin arsimor të Kosovës.
“Zgjohem në orën 5:30 të mëngjesit. Deri në Kukës më sjell babi me autoveturë. Në Kukës bashkohem me dy shokë të tjerë, ku na pret një autoveturë dhe së bashku udhëtojmë për në Prizren kundrejt një pagese prej 5 euro(vajtje-ardhje),” thotë Rustemi, ndërsa mban veshur uniformën e shkollës.
Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren është shkolla më e madhe profesionale në Kosovë dhe frekuentohet nga 1500 nxënës. Ajo ofron mësim në 18 profile të veçanta të orientuara sipas katër drejtimeve kryesore; automekanikë, elektronikë, ndërtimtari si dhe artet e aplikuara.
Ndryshe nga Prizreni në Kosovë, në qarkun e varfër të Kukësit këtej kufirit shanset për arsim profesional janë të kufizuara. Pavarësisht premtimeve të shumta, aktualisht funksionon vetëm një klasë me rreth 40 nxënës të arsimit profesional pranë gjimnazit “Havzi Nela” në degën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, TIK.
Dy degë të tjera të hapura vite më parë përmes ndihmës së ofruar nga organizata gjermane, GIZ, nuk i rezistuan kohës.
Sipas përfaqësuesve të arsimit në Kukës, shkolla profesionale është disavantazhuar, pasi prindërit zgjedhin përgjithësisht gjimnazin për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Një tjetër faktor është paragjykimi për cilësinë e diplomës në tregun e punës.
“Arsyeja e mungesës së arsimit profesional në Kukës është tregu i munguar i punës,” i tha BIRN Ylber Çiku, specialist në Zyrën Arsimore të Kukësit.
Pavarësisht rekordeve të ulëta, qeveria synon përmes Ministrisë së Ekonomisë që ta ringjallë arsimin profesional në Kukës. Megjithatë, një projekt i nisur në dhjetor të vitit të kaluar ka mbetur sërish rrugës.
Projekti parashikon rikonstruktimin e shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” përmes një fondi prej 400 mijë eurosh dhe transforimin e saj në një institucion modern për arsimin profesional me një kapacitet të parashikuar prej 300 nxënësish dhe kursantësh.
Por 10 muaj pas një ceremonie përurimi, punimet për rikonstruksionin e shkollës ende nuk kanë filluar.
E pyetur nga BIRN, kompania “INA” që fitoi tenderin ia faturoi vonesën marrjes së lejes së ndërtimit.
“Arsyeja e mosfillimit të punimeve ka qenë leja e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Tashmë leja është miratuar nga AZHT-ja, ku pritet vetëm zbardhja e lejes që do të ndodhë se shpejti për të bërë të mundur fillimin e punimeve,” i tha BIRN Ferdinand Çaushi, pronar I kompanisë.
“Budallallëk i shekullit”
Nxënësit nga Kukësi dhe Hasi, që studiojnë në Qendrën e Kompetencave 11 Marsi në Prizren. Foto: Bashkim Shala.Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren mirëpret nxënës nga Kukësi dhe Hasi në veri të Shqipërisë, sipas një procesi rekrutimi që udhëhiqet nga Ministria e Arsimit të Kosovës.
Sipas zv.drejtorit për çështjet arsimore, Dashnor Kamberi, kërkesa është shumë e madhe, pasi diplomat e lëshuara nga Qendra e Kompetencës “11 Marsi” njihen edhe në Europë.
Kamberi theksoi gjithashtu se nxënësit nga Shqipëria po hasin një pengesë të panevojshme për t’u regjistruar në shkollën e tyre profesionale, pasi dy vendet nuk njohin ende dëftesat e njëri-tjetrit.
“Është një “budallallëk i shekullit “që Kosova nuk njeh deftesat e nxënësve nga Shqipëria. E njëjta ndodh edhe për deftesat e nxënesve nga Kosova që kërkojnë të studiojnë në Shqipëri, ku kërkohet nostrifikimi, apo validimi I dëftesave në Ministritë e Arsimit respektive,” tha ai, duke e quajtur procesin e validimit mes dy vendeve një procedurë burokratike të panevojshme.
Ndryshe nga Kukësi, ku nxënësit e arsimit profesional kanë qasje të vështirë në tregun e punës, në Kosovë nxënësit paguhen gjatë ushtrimit të praktikës.Enver Bytyçi, zv.drejtor për marrëdhëniet me biznesin në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” i tha BIRN se programet mësimore janë përshtatur gjithashtu me ato që ndiqen në shkollat profesionale në Gjermani.
“Profilet si automekanik, hidraulik, elektrik janë me programe si në Gjermani dhe diplomat nga kjo shkollë njihen në Gjermani dhe shtetet tjera perëndimore,” thotë ai.
Këto avantazhe duket se i kanë nxitur nxënësit nga Kukësi që të udhëtojnë drejt Prizrenit për të studiuar.
Albrim Ferati, nxënës i vitit të parë i tha BIRN se pas mbarimit të shkollës synonte që të punonte fillimisht në Prizren dhe më pas do të provonte Zvicrën.
“Pas mbarimit të shkollës nuk do kthehem në Kukës, por do punoj në Prizren pasi ka treg pune për specialist të nxemjes qëndrore dhe më pas do provoj për në Zvicër,” tha ai.
Dy bashkëmoshatarë të tij nga Kukësi synojnë gjithashtu që të emigrojnë pas përfundimit të shkollës profesionale.
Drejtuesit e Qendrës së Kompetencës “11 Marsi” kanë shpërndarë së fundmi formularë për marrje burse edhe për nxënësit nga Shqipëria, pavarësisht se shtetësia përbën pengesë për përfitimin e saj.
“Le t’i plotësojnë formularët se ndoshta autoritetet përgjegjëse do të venë dorën në zemër edhe për nxënësit nga Kukësi,” thotë zv.drejtori Kamberi.
Qasja është e ndryshme nga autoritetet arsimore në Kukës.
Nxënësit nga Kukësi që studiojnë në shkollën profesionale të Prizrenit kërkojnë mbështetje financiare nga autoritetet shqiptare, por kjo konsiderohet prej tyre si e pamundur.
“Bursë u akordohet vetëm nxënësve që studiojnë në shkollat profesionale të Shqipërisë, të cilat kanë kapacitete të lira për nxnës që deshirojnë t’I frekuentojnë,” i tha BIRN Albert Muja, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Kukës./ BIRN
Category: Politikë
-

Premtimet e Ramës ‘avulluan’! Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional
-

‘Bashkia Polican funksionon si ndërmarrje private’, Bozdo: 75% e fondeve për klanin Zotkaj, modeli i Rilindjes lokale! SPAK të veprojë
Deputeti Eno Bozdo, në një reagim publik, ka ngritur shqetësime mbi mënyrën se si drejtohet Bashkia Polican nga kryetari Adriatik Zotkaj, duke e përshkruar atë si shembullin më domethënës të transformimit të pushtetit vendor në një sistem të mbyllur familjar dhe klientelist.
Sipas Bozdos, bashkia funksionon jo si një institucion publik që u shërben qytetarëve, por si një strukturë e kontrolluar nga një rreth i ngushtë njerëzish, ku vendimmarrjet, fondet dhe postet kyçe administrohen brenda klanit Zotkaj dhe patronazhistëve të lidhur me Partinë Socialiste.
Ai sjell në vëmendje faktin se 75% e buxhetit të bashkisë shkon për paga, privilegje dhe shpenzime operative që nuk lidhen me interesin publik, ndërsa vetëm 25% mbetet për investime minimale në një zonë me emergjencë infrastrukturore.
LEXO EDHE: PLUG/ Bashkia Poliçan çerdhe punësimesh për familjarët e Adriatik Zotkaj, krushku dhe djemtë pasurohen me para publike
Nga të dhënat e bëra publike, rezulton se në drejtimin e bashkisë janë punësuar familjarë të drejtpërdrejtë të kryebashkiakutnga djali, bashkëjetuesja dhe vjehrra, te vëllai i arrestuar më parë për trafik droge, si dhe kunetër, nipa e krushq duke e kthyer bashkinë në një strukturë të centralizuar rreth klanit familjar.
Ky model, sipas Bozdos, tregon degradimin e administratës publike në një mekanizëm kontrolli elektoral dhe klientelist, ku interesat e qytetarëve janë lënë në plan të fundit.
Shkrimi i plotë:
Adriatik Zotkaj, është figura tipike përfaqësuese e Rilndjes në pushtetin vendor. Me një bashki super të fryrë nga patronazhistët, me favore që u rezervohen vetëm anëtarëve dhe militantëve të Partisë Socialiste, me megakorrupsion me tenderat e Bashkisë, me masuri familjare jashtë cdo logjike dhe të pajustifikuara, është një person dosja e plotë e të cilit po përgatitet dhe shpejt do t`i dorëzohet SPAK.
Ky kryetar bashkia ka rezervuar shtypjen më të egër dhe më cnjerëzore për ata që mbështesin opozitën, sikur të mos jenë shqiptarë por armiq. I mburret Ramës për terrorin që ushtron dhe ky i fundit e mban aty sepse i duhet me cdo kusht rezultatit i zgjedhjeve!
Në Bashkinë Polican vetëm 25% e fondeve të bashkisë shkojnë për investime, në një zonë që ka nevojë ulëritëse per rrugë, kanalizime dhe shërbime të cdo lloji. 75% e parave bëhën rrush e kumbulla, dhe këtë na e ka bërë të qartë Emisioni investigative Plug dhe gazetarët e tij të talentuar.
Adriatik Zotkaj e ka kthyer bashkinë në një çerdhe punësimi familjar, ku punësohen me shumicë patronazhistët që as nuk paraqiten në vendin e punës, familjarët dhe krushqit e tij. Këto të dhëna janë mbledhur dhe janë pjesë e dosjes së SPAK!Në investigimin e emisionit “PLUG” është dokumentuar se 13 familjarë dhe të afërm të drejtpërdrejtë të Zotkajt janë punësuar në struktura kyçe të bashkisë. Disa prej tyre mbajnë poste drejtuesish, ndërsa të tjerët shërbejnë si “ushtri besnike” në çdo zyrë e sektor.
Në krye të listës që turpëron çdo standard administrativ qëndron: • Maliq Zotkaj, djali i kryetarit – Shef sektori. • Benarda Kondi, bashkëjetuese – Përgjegjëse sektori. • Lindita Kondi, vjehrra – Sekretare e Këshillit Bashkiak. • Marsilda Kondi, kunata – Ekonomiste. • Artur Zotkaj, vëllai i kryetarit – i njohur për publikun për arrestimin e tij për trafik droge – sot zjarrfikës në Bashki. • Eriola Zotkaj, bashkëshortja – Përgjegjëse sektori. • Algerta Nurellari, motra e bashkëshortes së Arturit – punonjëse. • Abedin Nurellari, burri i Algertës – punonjës në ujësjellës-kanalizime. • Antigone Kondi, motra e Adriatikut – Kryeinfermiere. • Fatos Kondi, bashkëshorti i Antigones – punon si zjarrfikës. • Sara Satkaj dhe Ajna Satkaj – mbesa dhe kunata e mbesës, punonjëse në bashki. • • Skënder Laze, vëllai i Lindita Kondit krushka e kryebashkiakut – mbyll listën e punësimeve familjare.
Kjo nuk është më një bashki është një ndërmarrje familjare, një sistem klientelist ku taksat e qytetarëve paguajnë luksin e klanit Zotkaj.
-

Pacolli sheh komplot ndaj tij në Shqipëri
Shumë biznesmeni dhe pak politikani Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me atë që e konsideron një komplot ndaj tij në korridoret mediatike të Tiranës, pra në Shqipëri.
Siç dihet, kohët e fundit, një seri shkrimesh që duken të dirigjuara, me gjasë dhe të paguara, po tentojnë të kompromentjonë investimin e Pacollit në ndërtimin e areoportit të ri të Vlorës.
Si pasojë, ndërtimi i këtij areoporti po trajtohet si një aferë politiko-financiare me implikime të mëdha.
Por për Pacollin, investimi i tij ka ndershmëri të pakontestueshme.
“Çfarë është ky komplot i koordinuar në Shqipëri kundër emrit tim?
Pikërisht tani që ndërtimit të aeroportit po i vjen fundi?!
Çfarë janë këto ofendime? Kush po e orkestron këtë fushatë shpifjesh dhe pse?
Unë, përveçse po përpiqem të mbroj pronën time, nuk kam dhënë asnjë intervistë dhe nuk kam iniciuar asnjë proces gjyqësor që të shërbejë si shkak për përfolje.
Duket qartë se dikush tjetër po merret me këto procese, ndërkohë që unë deri më sot nuk jam ftuar nga askush për të dhënë as dëshminë, as sqarimet e mia.
Nuk jam më gati për lëshime për atë që është e imja, por nuk do të pranoj kurrë asgjë që nuk më takon.
Kam dhënë kontributin tim të ndershëm, me qindra miliona euro investime, që vijnë 100% nga asetet e mia personale, të dokumentuara dhe të garantuara me fondet dhe kolateralet e mia private.
Asnjë qindarkë publike — çdo gjë ka ardhur nga puna, besimi dhe sakrifica ime.
Faktet, dokumentet dhe Zoti janë dëshmitarë të qëllimeve të mia të mira.
Dua të lë në Vlorë një trashëgimi duke e ditur mirë që ky investim me vështirësi do të rikthehet.
Por një gjë është e sigurt: Nuk mund të duroj më këtë padrejtësi, ku përbaltet emri, dinjiteti dhe investimi im!
Këto sulme të organizuara do t’i përballoj me të vërtetën dhe me faktet në dorë”, shkruan Pacolli. /tesheshi.com/.
-

Rama jep premtimin: Do të rindërtojmë godinat e drejtësisë deri në vitin 2030
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të rindërtohen dhe rikonstruktohen të gjithë godinat e institucioneve të sistemit të drejtësisë brenda vitit 2030. Këtë lajm, Rama e dha gjatë episodit të tretë të sezonit të pestë të podcasit të tij “Flasim”.
Rama ka thënë që deri në vitin 2030 Shqipëria do të ketë një infrastrukturë tërësisht të transformuar godinave të drejtësisë. Kryeministri ka deklaruar se qeveria do ta finalizojë këtë mision, pasi kjo do ti ofrojë vendit institucione, gjykata dhe prokurori dinjitoze.
“Një tjetër projekt i domosdoshëm është masteplani i ndërtimit të godinave të drejtësisë. Kam vënë re me keqardhje që vetëqeverisja e sistemit të drejtësisë falë pavarësisë së plotë që iu dha atij sistemi me reformën në drejtësi. Ndër ato të çalat e veta ka edhe dobësinë e madhe në administrimin e infrastrukturës, në projektimin, në transportimin e infrastrukturës. Transformimi i godinave pa projekte të besueshme është mision i pamundur. Kemi vendosur që edhe këtë mision ta marrim përsipër vetë.
Në Shqipërinë 2030 të kemi një infrastrukturë tërësisht të transformuar godinave se nuk mund vazhdojmë me arme me hapësira dhe mjedise gjykatash e prokurorish që janë shumë larg të qenurit dinjitoze. Nuk mund të vazhdojmë me ngushtësira që pastaj përkthehen me një performancë që le shumë për të dëshiruar”, tha Rama./ -

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, analisti: Gara më e fortë në Tetovë! Shqiptarët të përçarë në disa komuna (VIDEO)
Sot në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhjet lokale, teksa 1.8 milionë votues do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 81 drejtuesit e komunave. Analisti Xhelal Neziri, nga Maqedonia e Veriut, tha në Report Tv se edhe në këto zgjedhje faktori politik shqiptar, është i përçarë.
Analisti theksoi se deri më pari pjesëmarrja në zgjedhje është tepër e ulët, 3%.
“Nuk ka pasur problem. Deri më tani njerëzit kanë dalë dhe kanë votën e tyre lirshëm, pa një pengesë dhe pa probleme. Ajo që ka rënë sy është që deri në orën 9, ka pasur vetëm 3% në nivel shteti, një e dhënë shumë e dobët, për shkak se në 2021 deri në orën 9 kanë votuar 10%. Ndërsa në orët e ardhshme mund të rritet numri i votuesve.”, u shpreh Neziri.
Sa i përket garës, Nezhipi theksoi se përballja më e fortë është në komunat urbane.
“Gara më e fortë është në komunat urbane që posedojnë më shumë pushtet. Është Çairi, e vetmja komunë urbane në rrethin e Shkupit, është gjithashtu Tetova, Gostivari, Kërçova dhe Dibra, ku shqiptarët kanë një garë të fuqishme për të fituar pushtetin lokal”, tha ai.
Më tej analisti tha se Tetova është gara më e fortë në këto zgjedhje, pasi sipas tij garojnë dy figura të rëndësishme në Maqedoni. Ai tha se Bujar Osmani dhe Izet Nexhpi, janë dy kandidatë që kanë qenë pjesë e një partie për 20 vite, por në këtë fushatë nuk i kanë ndalur sulmet ndaj njëri-tjetrit.
“Komuna e Tetovës ka një simbolikë, pasi është kryeqendra shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pasi selitë e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë aty, ku garojnë edhe dy figura kyçe. Në njërën anë, kemi koalicionin Aleanca Kombëtare për Integrim, ku bën pjesë BDI dhe aleanca për shqiptarët dhe që garon me Bujar Osmanin, i cili shihet si një trashëgimtari i Ahmetit në BDI. Ndërsa nga ana tjetër kemi Izet Nexhpin nga VLEN, zv.kryeministër aktual. Zoti Osmani dhe Nexhipi kanë qenë në një parti për 20 vite dhe kanë qenë shokë klase. Por miqësia reale dhe politike ndryshojnë dhe ndoshta miqësia politike nuk reale dhe kjo ka ndodhur mes Nexhipit dhe Osmanit. Tani janë në një betejë politike janë kundërshtarë politik, por nuk kanë kaluar as miqësisht në debate, teksa kanë shkëmbyer akuza të ashpra, dhe goditje të ulta mes tyre”, tha ai.
Po ashtu më tej, analisti Neziri theksoi se faktori politik shqiptar është i përçarë në komunat ku ka barazi etnike, ku përmendi komunën e Kërçovës dhe Bërdanicës.
“Në Kërçovë janë regjistruar rreth 16 mijë votues maqedonas dhe 16 mijë votues shqiptar, gjë që e bën të barabartë në aspektin etnik këtë garë. Nga ana maqedonase kemi vetëm një kandidat, teksa ka një koalicion mesa dy blloqeve politike maqedonase. Ndërkohë kjo nuk është reflektuar tek shqiptarët, të cilët kanë tre kandidatë, gjë që mund të dalë i favorizuar kandidati i VMRO-DPMNE, i cili mund të dalë në një epërsi ndaj kandidatëve shqiptarë. Kjo mendoj se është pika ku mendoj se shqiptarët mund ta humbin drejtimin e komunës. Po ashtu është komuna e Bërdanicës në rrethin e Tetovës, ku kemi baraspeshim në vota në baza etnike, por për shkak të përçarjes të politikës shqiptare, në zgjedhjet e mëparshme ka fituar kandidati i VMRO-DPMNE. Kjo mund të përsëritet edhe në këto zgjedhje, pasi në të njëjtën situatë jemi edhe tani! Në Strugë kemi një situatë pak më ndryshe, pasi kemi vetëm një kandidat shqiptar që doli pavarur, por që mori përkrahje nga VMRO-DPMNE, e cila nuk nxori kandidat të vetin, por mbështeti kandidatin shqiptar. -

‘Mungesë mbështetje financiare për gjyqin e UÇK-së nga qeveria shqiptare’, Bushkolaj: Protesta në Tiranë nuk dha mesazhin simbolik si ajo në Prishtinë
Gazetari Elkier Bushkolaj ishte i ftuar në edicionin informativ të mesditës në Syri TV, ku komentoi protestën që u mbajt në Tiranë, kundër Gjykatës Speciale,“kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimiT.
Ai vuri në dukje se megjithëse pati pjesëmarrje, ajo nuk arriti të krijonte efektin e duhur simbolik dhe u shoqërua me tensione dhe përçarje.
Bushkolaj theksoi se qytetarët e Tiranës dhe shqiptarët në përgjithësi e bojkotuan protestën, pjesërisht për shkak të mungesës së informacionit dhe ftohjes në marrëdhëniet ndërinstitucionale mes Tiranës dhe Prishtinës, që nuk përfshinte vetëm marrëdhënien Rama-Kurti, por edhe lidhjet mes Ramës dhe Mustafës, apo Ramës dhe Haradinajt.
Ai ngriti edhe pyetje mbi mbështetjen financiare për procesin gjyqësor të UÇK-së, duke vënë në dukje se një pjesë e madhe e kostove po përballohet nga shteti i Kosovës, ndërsa shteti shqiptar nuk ka ofruar fonde të veçanta, pavarësisht se ka harxhuar mijëra euro për iniciativa si ‘Open Balkan’.
“Qeveria ka harxhuar mijëra euro për ‘Open Balkan’ apo nisma të tjera që janë mbajtur në Tiranë pa pjesë të tjera të Ballkanit, ndërkohë që nuk kemi pasur një thirrje apo apel nga qeverisja shqiptare ndaj biznesmenëve, që në bashkëpunim me qeverinë të krijojnë një fond të veçantë për këtë gjyq”- tha Bushkolaj.
Deklarata e tij:
Për hir të së vërtetës, unë isha në atë protestë. Kishte një pjesëmarrje relativisht të mirë, por duhet të ishte më e madhe, pasi UÇK ishte diçka që duhet të na bashkonte.
Por konteksti me të cilin erdhi kjo protestë ishte në momentin e gabuar, duke sjellë përçarje.
Mua më bëri përshtypje diçka: qytetarët e Tiranës e përgjithësisht të gjithë shqiptarët e bojkotuan atë protestë. Kjo ndodhi edhe për shkak të mungesës së informacionit dhe ftohjes që ka pasur mes Tiranës zyrtare e Prishtinës zyrtare. Ftohje që nuk ishte vetëm mes Ramës e Kurtit, por duhet të kemi parasysh që ka qenë mes zotit Rama edhe zotit Mustafa po aq e thellë, mes Ramës apo Haradinaj po ashtu.
Ishte hipokrizi e madhe që një ditë pasi ke rrëzuar rezolutën për njohjen e gjenocidit, të shkosh edhe të trumbetosh apo ta përdorësh atë protestë.
Janë edhe pyetje që ne duhet t’i shtrojmë: procesi gjyqësor i UÇK-së ka një kosto shumë të madhe ekonomike, që një pjesë e madhe e ka përballuar shteti i Kosovës me atë mundësi që ka pasur. Po pse, shteti shqiptar nuk i ka mundësi për ta financuar, qoftë përmes një fondi të vogël? Patjetër që i kemi.
Ne kemi harxhuar mijëra euro për ‘Open Balkan’ apo nisma të tjera që janë mbajtur në Tiranë pa pjesë të tjera të Ballkanit, ndërkohë që nuk kemi pasur një thirrje apo apel nga qeverisja shqiptare ndaj biznesmenëve, që në bashkëpunim me qeverinë të krijojnë një fond të veçantë për këtë gjyq.
Të gjitha këto rrethana e bënë këtë protestë që të krijonte polemikë. Edhe pse në shesh kishte shumë njerëz, fryma nuk ishte ajo që duhet të ishte për vetë simbolikën që ka kjo protestë. Protesta në Prishtinë dha shumë herë më të madhën se kjo që u mbajt në Tiranë”.
-

“Premtimet e qeverisë shqiptare kanë mbetur në letër”, BIRN: Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim…
Mungesa e arsimit profesional cilësor në qarkun e Kukësit po i shtyn nxënësit të udhëtojnë drejt Prizrenit në Kosovë për t’u shkolluar, ndërkohë që premtimet e qeverisë shqiptare kanë mbetur rrugës.
Çdo mëngjes, Rustem Bela zgjohet ende pa gdhirë në shtëpinë e tij në fshatin Myç- Has dhe ndërron dy makina për të mbërritur në shkollën profesionale “11 Marsi” të Prizrenit, rreth 55 kilometra në verilindje.
Katërmbëdhjetëvjeçari nga Hasi është nxënës i vitit të parë dhe studion në degën e Mekanikës. Në mungesë të shkollës profesionale në qarkun e Kukësit, ai dhe katër bashkëmoshatarë të tjerë janë detyruar që të regjistrohen në sistemin arsimor të Kosovës.
“Zgjohem në orën 5:30 të mëngjesit. Deri në Kukës më sjell babi me autoveturë. Në Kukës bashkohem me dy shokë të tjerë, ku na pret një autoveturë dhe së bashku udhëtojmë për në Prizren kundrejt një pagese prej 5 euro(vajtje-ardhje),” thotë Rustemi, ndërsa mban veshur uniformën e shkollës.
Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren është shkolla më e madhe profesionale në Kosovë dhe frekuentohet nga 1500 nxënës. Ajo ofron mësim në 18 profile të veçanta të orientuara sipas katër drejtimeve kryesore; automekanikë, elektronikë, ndërtimtari si dhe artet e aplikuara.
Ndryshe nga Prizreni në Kosovë, në qarkun e varfër të Kukësit këtej kufirit shanset për arsim profesional janë të kufizuara. Pavarësisht premtimeve të shumta, aktualisht funksionon vetëm një klasë me rreth 40 nxënës të arsimit profesional pranë gjimnazit “Havzi Nela” në degën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, TIK.
Dy degë të tjera të hapura vite më parë përmes ndihmës së ofruar nga organizata gjermane, GIZ, nuk i rezistuan kohës.
Sipas përfaqësuesve të arsimit në Kukës, shkolla profesionale është disavantazhuar, pasi prindërit zgjedhin përgjithësisht gjimnazin për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Një tjetër faktor është paragjykimi për cilësinë e diplomës në tregun e punës.
“Arsyeja e mungesës së arsimit profesional në Kukës është tregu i munguar i punës,” i tha BIRN Ylber Çiku, specialist në Zyrën Arsimore të Kukësit.
Pavarësisht rekordeve të ulëta, qeveria synon përmes Ministrisë së Ekonomisë që ta ringjallë arsimin profesional në Kukës. Megjithatë, një projekt i nisur në dhjetor të vitit të kaluar ka mbetur sërish rrugës.
Projekti parashikon rikonstruktimin e shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” përmes një fondi prej 400 mijë eurosh dhe transforimin e saj në një institucion modern për arsimin profesional me një kapacitet të parashikuar prej 300 nxënësish dhe kursantësh.
Por 10 muaj pas një ceremonie përurimi, punimet për rikonstruksionin e shkollës ende nuk kanë filluar.
E pyetur nga BIRN, kompania “INA” që fitoi tenderin ia faturoi vonesën marrjes së lejes së ndërtimit.
“Arsyeja e mosfillimit të punimeve ka qenë leja e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Tashmë leja është miratuar nga AZHT-ja, ku pritet vetëm zbardhja e lejes që do të ndodhë se shpejti për të bërë të mundur fillimin e punimeve,” i tha BIRN Ferdinand Çaushi, pronar I kompanisë.
“Budallallëk i shekullit”
Nxënësit nga Kukësi dhe Hasi, që studiojnë në Qendrën e Kompetencave 11 Marsi në Prizren. Foto: Bashkim Shala.Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren mirëpret nxënës nga Kukësi dhe Hasi në veri të Shqipërisë, sipas një procesi rekrutimi që udhëhiqet nga Ministria e Arsimit të Kosovës.
Sipas zv.drejtorit për çështjet arsimore, Dashnor Kamberi, kërkesa është shumë e madhe, pasi diplomat e lëshuara nga Qendra e Kompetencës “11 Marsi” njihen edhe në Europë.
Kamberi theksoi gjithashtu se nxënësit nga Shqipëria po hasin një pengesë të panevojshme për t’u regjistruar në shkollën e tyre profesionale, pasi dy vendet nuk njohin ende dëftesat e njëri-tjetrit.
“Është një “budallallëk i shekullit “që Kosova nuk njeh deftesat e nxënësve nga Shqipëria. E njëjta ndodh edhe për deftesat e nxënesve nga Kosova që kërkojnë të studiojnë në Shqipëri, ku kërkohet nostrifikimi, apo validimi I dëftesave në Ministritë e Arsimit respektive,” tha ai, duke e quajtur procesin e validimit mes dy vendeve një procedurë burokratike të panevojshme.
Ndryshe nga Kukësi, ku nxënësit e arsimit profesional kanë qasje të vështirë në tregun e punës, në Kosovë nxënësit paguhen gjatë ushtrimit të praktikës.
Enver Bytyçi, zv.drejtor për marrëdhëniet me biznesin në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” i tha BIRN se programet mësimore janë përshtatur gjithashtu me ato që ndiqen në shkollat profesionale në Gjermani.
“Profilet si automekanik, hidraulik, elektrik janë me programe si në Gjermani dhe diplomat nga kjo shkollë njihen në Gjermani dhe shtetet tjera perëndimore,” thotë ai.
Këto avantazhe duket se i kanë nxitur nxënësit nga Kukësi që të udhëtojnë drejt Prizrenit për të studiuar.
Albrim Ferati, nxënës i vitit të parë i tha BIRN se pas mbarimit të shkollës synonte që të punonte fillimisht në Prizren dhe më pas do të provonte Zvicrën.
“Pas mbarimit të shkollës nuk do kthehem në Kukës, por do punoj në Prizren pasi ka treg pune për specialist të nxemjes qëndrore dhe më pas do provoj për në Zvicër,” tha ai.
Dy bashkëmoshatarë të tij nga Kukësi synojnë gjithashtu që të emigrojnë pas përfundimit të shkollës profesionale.
Drejtuesit e Qendrës së Kompetencës “11 Marsi” kanë shpërndarë së fundmi formularë për marrje burse edhe për nxënësit nga Shqipëria, pavarësisht se shtetësia përbën pengesë për përfitimin e saj.
“Le t’i plotësojnë formularët se ndoshta autoritetet përgjegjëse do të venë dorën në zemër edhe për nxënësit nga Kukësi,” thotë zv.drejtori Kamberi.
Qasja është e ndryshme nga autoritetet arsimore në Kukës.
Nxënësit nga Kukësi që studiojnë në shkollën profesionale të Prizrenit kërkojnë mbështetje financiare nga autoritetet shqiptare, por kjo konsiderohet prej tyre si e pamundur.
“Bursë u akordohet vetëm nxënësve që studiojnë në shkollat profesionale të Shqipërisë, të cilat kanë kapacitete të lira për nxnës që deshirojnë t’I frekuentojnë,” i tha BIRN Albert Muja, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Kukës./BIRN -

“Qeveria ka zgjedhur t’i lërë familjet në mëshirë të fatit”/ PL, ngre akuza të rënda: Kosto jetese e papërballueshme
Zëvendëssekretarja e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu ka kritikuar qeverinë për mungesat e politikave sociale duke lënë pa mbështetje familjet shqiptare.
Haxhiu thotë se përballjen më të madhe me mungesën e kushteve financiare, e kanë kryesisht prindërit e rinj, referuar këtu çmimeve të larta të ushqimeve bazë, arsimit, energjisë e transportit.
Deklarata e plotë:
Familjet e reja në Shqipëri po përballen me një kosto jetese gjithnjë e më të papërballueshme, ndërsa mungesa e politikave sociale i ka lënë ato të pambrojtura përballë krizës ekonomike. Të dhënat e INSTAT tregojnë se familjet me dy të rritur dhe fëmijë arrijnë deri në 110.000 lekë, krahasuar me 56.000 lekë që shpenzon një individ i vetëm.
Kjo tregon se barrën më të rëndë të inflacionit e mbajnë prindërit e rinj, të cilët përballen me kosto të larta për ushqim, arsim, energji dhe transport, pa asnjë lehtësim real nga shteti. Ndërkohë që vendet e Bashkimit Europian dhe rajonit mbështesin familjet e reja përmes subvencioneve, dhe ndihmave ekonomike për fëmijët, në Shqipëri qeveria e ka lënë familjen shqiptare pa siguri, pa mbështetje dhe pa shpresë.
Kjo tregon se familjet me fëmijë mbajnë barrën më të rëndë të krizës ekonomike, ndërsa qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë reale për të lehtësuar situatën. Rritja e çmimeve të ushqimeve, energjisë dhe qirave, e kombinuar me pagat e ulëta dhe mungesën e ndihmës financiare, ka krijuar një realitet ku shumë familje shqiptare përballen me pasiguri ekonomike dhe sociale.
Në vend që të ketë politika për uljen e TVSH-së për produktet e shportës bazë, për garantimin e arsimit publik cilësor dhe te sigurt, shërbimeve shëndetësore apo mbështetje financiare për lindjet e reja, qeveria ka zgjedhur t’i lere familjet e reja ne mëshirë te fatit. Flitet për “rritje ekonomike”, por në realitet qytetarët përballen me rritje çmimesh dhe ulje të standardit të jetesës.
Ndërkohë, vendet e Bashkimit Europian dhe të rajonit po zbatojnë politika konkrete për të mbështetur familjet e reja dhe për të nxitur rritjen e lindshmërisë.
Në këto vende, familja shihet si investim për të ardhmen.
Në Shqipëri, përkundrazi, familja shihet si barrë.
Është koha që qeveria të kuptojë se mbështetja e familjeve të reja është detyrim kombëtar. -

Rasti Vokshi/ Rezolutë historike e EPP Women: Dhuna ndaj grave në politikë kërcënim për demokracinë
Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane miratoi një rezolutë historike kundër dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike, me nismën e Albana Vokshit, zëvendëspresidente e grupimit më të madh politik të grave të qendrës së djathtë EPP Women. Ky dokument nuk është vetëm një thirrje për mbrojtjen e grave, por një denoncim i hapur i mungesës së demokracisë në vende si Shqipëria, ku dhuna e zgjedhjeve dhe kërcënimet politike ndaj grave përdoren për të penguar opozitën dhe për të minuar lirinë.
Rezoluta e EPP Women thekson se dhuna ndaj grave nuk është thjesht “çështje gjinore”, por një sulm sistematik ndaj demokracisë. Ajo shërben si paralajmërim që Bashkimi Europian duhet të jetë më kërkues ndaj vendeve ku zgjedhjet shoqërohen me dhunë, kërcënime dhe fyerje mizogjiniste të orkestruara nga pushteti dhe krimi i organizuar.
Dokumenti nënvizon se “Dhuna ndaj grave në politikë nuk është vetëm një tragjedi individuale, por një sulm sistematik ndaj demokracisë. Ajo i largon nga jeta publike gratë me integritet dhe vlera demokratike, duke lënë hapësirë për rrjete oligarkike dhe kriminale që nuk përfaqësojnë të drejtat e grave.”Në dokument janë përfshirë raste konkrete nga Shqipëria, si kërcënimet ndaj Albana Vokshit dhe familjes së saj gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025, fyerjet seksiste ndaj kandidateve opozitare, dhe sulmet e drejtpërdrejta verbale nga Kryeministri Rama ndaj grave në politikë si dhe rastet e sulmeve ndaj grave ne drejtwsi, që shkarkohen pasi nuk i binden urdhërave të qeverisë.
Rezoluta i referohet rasteve konkrete nga Shqipëria, ku gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025, Albana Vokshi dhe familja e saj u kërcënuan nga grupe kriminale të lidhura me pushtetin. Po ashtu, në dokument theksohet se gjatë fushatës, kandidatet opozitare u bënë objekt i një vale sulmesh dhe fyerjesh denigruese, ndërsa vetë Kryeministri Rama përdori gjuhë seksiste ndaj grave në politikë.Duke marrë shkas nga rasti i Shqipërisë, por duke renditur edhe edhe raste të dhunës ndaj gazetareve gra në Gjeorgji apo rasteve të dhunës fizike dhe online në disa vende të Europës, rezoluta e EPP Women vë në dukje se “Këto praktika krijojnë një efekt frikësues: gratë hezitojnë të shprehin mendime ose të marrin pjesë në jetën publike nga frika e sulmeve dhe ndëshkimeve. Një dhunë e tillë minon bazat e demokracisë dhe stabilitetin politik.”- thuhet në rezolutë.
“Kur gra si Albana Vokshi kërcënohen nga krimi i organizuar në Shqipëri apo kur gra gazetare në Gjeorgji akuzohen, kjo nuk është çështje grash. Është rrëmbim i demokracisë duke përdorur gratë si peng. Ne nuk i fituam të drejtat tona për t’i humbur ato në heshtje.” – deklaroi: Sekretarja e Përgjithshme e EPP, Dolors Montserrat.
Rezoluta e EPP Women kundër dhunës së grave në politikë nuk do të jetë vetëm një një shprehje qëndrimi, por gratë europiane kanë vendosur të ngrenë zërin. Ato i kërkojnë Partisë Popullore Europianë, që të lëvizë të gjithë mekanizmat e Bashkimit Europian, si edhe institucioneve europiane, që të reagojnë dhe të veprojnë. Përmes një aksioni prej 12 pikash, rezoluta e grave europiane të qendrës së djathtë prek direkt edhe Shqipërinë në tre çështje kyçe:
* Dënimin e të gjitha formave të dhunës dhe frikësimit ndaj grave në politikë, duke përfshirë edhe kur kryhen ose tolerohen nga zyrtarë shtetërorë, aktorë politikë ose grupe kriminale
* Integrimin e sigurisë së grave në politikë si një pikë referimi në zgjerimin e BE-së
* Hetimin dhe ndjekjen penale të autorëve të krimit, duke përfshirë autoritetet shtetërore ose ata të lidhur me krimin e organizuar.EPP Women i kërkoi Partisë Popullore Europiane dhe institucioneve të Bashkimit Europian të mbështesin rezolutën dhe të riafirmojnë se dhuna ndaj grave në politikë është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë.Në një koment të saj, Albana Vokshi u shpreh se “Thirrja drejtuar institucioneve europiane është e qartë: të mos tolerojnë dhunën politike si mjet për të dobësuar opozitën dhe demokracinë. Ky dokument nuk është vetëm një dënim i hapur i praktikave të dhunshme dhe intimidimit politik, por një apel që Bashkimi Europian të jetë më kërkues ndaj standardeve demokratike në vendet kandidate si Shqipëria.
Nëse dhuna ndaj grave në politikë tolerohet, demokracia mbetet vetëm në letër.
Mesazhi është i fortë: demokracia nuk mund të ekzistojë kur kërcënimi dhe sulmi ndaj grave synojnë të heshtin opozitën.”- u shpreh zonja Vokshi.Forumi i grave të qendrës së djathtë europiane EPP Women, i cili u zhvillua në Larnaka, Qipro, e konsideron mbështetjen e rezolutës si një test për vlerat mbi të cilat ngrihet vetë Bashkimi Europian.
-

Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i rezervohet një pritje e përzemërt gjatë vizitës në komunat arbëreshe të rajonit Molise në Itali
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në komunat arbëreshe të rajonit Molise në Itali, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga përfaqësuesit më të lartë të institucioneve vendore të këtij rajoni.
“Kënaqësi të takohem me autoritetet e larta të Rajonit të Molises”, deklaroi Presidenti Begaj, duke ndarë vlerësimin se çdo takim me autoritetet italiane mbart këtë frymë miqësie që karakterizon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh në të gjitha fushat: politikë, ekonomi, kulturë, arsim, shendetësi, e të tjera. Një kontribut të posaçëm në forcimin e vazhdueshëm të lidhjeve historike, kulturore dhe njerëzore ndërmjet dy vendeve kanë dhënë komunitetet arbëreshe dhe diaspora e re shqiptare.Kreu i Shtetit theksoi se “Shqipëria–Italia–Arbëria” është një projekt që e përforcon partneritetin strategjik mes dy vendeve tona dhe nxit bashkëpunime të reja në fusha me interes të ndërsjellë.Në komunën arbëreshe Ururi, Presidenti Begaj mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të statujës së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një simbol i përjetshëm i unitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.Në fjalën e tij, kreu i Shtetit vlerësoi bashkimin shpirtëror mes shqiptarëve dhe arbëreshëve, duke theksuar se “Skënderbeu nuk ishte vetëm luftëtar, por edhe vizionar e bashkues, pararendës i Shqipërisë evropiane, që ka mbetur përherë e lidhur me qytetërimin perëndimor. Sot, ai flet me ne përmes frymës së bashkimit dhe vetëdijes kombëtare që na la trashëgimi”.Në komunën arbëreshe Portocanone, Presidenti Begaj vizitoi sheshin “Skanderbeg” ku jetojnë arbëreshë dhe shqiptarë të emigruar pas viteve ’90.Në fjalën e tij për pjesëmarrësit në një tubim mirëseardhjeje nga komuniteti arbëresh që jeton në këtë komunë, Presidenti Begaj përshëndeti përpjekjet shekullore të tyre për ruajtjen e gjuhës, zakoneve, kostumeve dhe traditave të të parëve, si dhe vlerësoi nderimin që arbëreshët u bëjnë ambasadorëve të kulturës kombëtare, artistëve të shquar që bënë që emri Shqipëri të njihet dhe përmendet me simpati e vlerësim.“Është një ndjenjë e veçantë të jem sot këtu, në Portkanun, një vend që mban në vetvete historinë, kujtesën dhe shpirtin e gjallë të Arbërisë. Në këtë shesh, ku fjalët shqip dhe italisht përzihen me dashuri, ndihet fuqishëm ajo që as koha dhe as deti nuk e ndan dot: një gjuhë, një origjinë, një gjak”, u shpreh Presidenti Begaj.Gjatë qëndrimit në Portocanone, Presidenti Begaj mori pjesë në vendosjen e një skulpture të artistit të madh shqiptar, Ibrahim Kodra, i cili u shkollua, jetoi dhe e ushtroi artin e tij në Itali, ku ka vizituar dhe është mirëpritur pothuajse në të gjitha komunat dhe fshatrat arbëreshë.“Kodra i përkiste Shqipërisë, por fliste me gjuhën e botës. Ai dëshmoi se talenti nuk njeh kufij, se identiteti nuk humbet kur shndërrohet në frymë universale. Sot, duke kujtuar Ibrahim Kodrën, ne kujtojmë fuqinë e shpirtit shqiptar për të ndriçuar kudo, kujtojmë se arti është ura më e bukur që mund të ndërtojë një komb”, theksoi Presidenti Begaj.Sikurse në çdo komunë arbëreshe, edhe në Komunën Montecilfone, Presidenti u prit nga përfaqësues të komunitetit arbëresh dhe nga bashkatdhetarë shqiptarë të emigruar në këtë zonë pas viteve ’90.Presidenti shprehu edhe këtu vlerësimin dhe respektin për përpjekjet brez pas brezi të këtij komuniteti për ruajtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësor arbëror, duke përmendur Qendrën Studimore për Diversitetin Gjuhësor dhe revistën “Kamastra” si shembuj të punës së çmuar të studiuesve lokalë për të vijuar në udhën e figurave të ndritura historike arbëreshe.“Vetëm duke ndarë ato që kemi më të bukura: gjuhën, kulturën dhe kujtesën, ne e bëjmë më të fortë identitetin tonë të përbashkët. Faleminderit, Montecilfone, për mikpritjen, për dashurinë ndaj rrënjëve dhe për dëshminë se Arbëria jeton në gjuhë, në shpirt dhe në zemrën e çdo shqiptari”, u shpreh Presidenti Begaj.Presidenti Begaj vizitoi, gjithashtu, Komunën e Kampo Marinës, ku theksoi se kontributi i komuniteteve arbëreshe në ruajtjen dhe respektimin e karakteristikave të forta identitare dhe individualitetit që komunitetet arbëreshe mbartin prej shekujsh i shërben njëkohësisht forcimit të lidhjeve të miqësisë mes vendit që i mikpriti dhe integroi, Italisë dhe dheut të të parëve, Shqipërisë, “vlera që janë themeli mbi të cilin forcohet miqësia e përhershme mes dy popujve tanë”.