Seanca e fundit e parlamentit, sot deputetët votojnë ligjet e mbetura, kuvendi i ri mblidhet në 10 shtator
Ditën e sotme parlamenti do të zhvillojë mbledhjen e fundit, duke mbyllur kështu legjislaturën e X. Ligjërisht deputetët do të vazhdojnë të mbajnë mandatin e tyre deri në 9 shtator, por nga java e ardhshme ata s’kanë më pushtet të miratojnë ligje. Seanca e sotme ka 10 çështje për të diskutuar mes të cilave raportin […]
Landfilli i Elbasanit në flakë, Laçi: Tre ditë pasi nisi hetimi ndaj ‘Eco Alb’, u ndez zjarri
Gazetari, Dritan Laçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ u shpreh se vend depozitimi i mbetjeve në Elbasan duhet të ishte një skenë krimi sot. Laçi: Me një hetim kryesisht SPAK mund ta marrë në zotërim këtë dosje. Pra edhe prokuroria e Elbasanit mund të shpallë moskompetencën e vet përsa i përket hetimeve. Vend depozitimi […]
Sot, seanca e fundit e legjislaturës së X. Shqyrtohet raporti vjetor i Këshillit të Integrimit
Kuvendi zhvillon sot seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë. Në rend të ditës është miratimi i raportit vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) për vitin 2024. Në këtë raport thuhet se, Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian vazhdon të mbetet organi më lartë këshillimor kombëtar për diskutimin e çështjeve të integrimit evropian, por […]
Rama tregon histori suksesi në agroturizëm në Çajup, por rezulton ndërtim pa leje
Kryeministri, Edi Rama trumbetoi sot një rast suksesi sa i përket zhvillimit të blegtorisë së kombinuar me turizmin. Ai solli në vëmendje gjatë takimit të sotëm modelin në fushën e Çajupit në Zagori të Gjirokastrës teksa paralajmëroi një program të posaçëm për të nxitur blegtorinë. “Do dalim me një program të posaçëm për të mbështetur […]
SYRI TV/ Zegjine Çaushi humb mandatin për disa orë, Maldrita Bardho i ‘dhuron’ të sajin
Zegjine Çaushi humbi për disa orë mandatin e deputetes pas përfundimit të rinumërimit të votave për Qarkun e Fierit. Por në orët e mbrëmjes, kandidatja fituese Maldrita Bardho njoftoi se nuk do ta pranonte mandatin pavarësisht se kishte marrë 10 vota më shumë se Çaushi. Gjithcka u paralajmërua nga drejtuesja politike e qarkut Belinda Balluku […]
Ministri i Jashtëm i RMV: Do kërkoj një konsullatë maqedonase në Korçë, do mbështetim komunitetin tonë
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timcho Mucunski zhvilloi të mërkurën një vizitë në Pustec, ku zhvilloi takime me komuniteti maqedonas atje. Në një komunikim për mediat Mucunski tha se qeveria e RMV duhet të bëjë më shumë për këtë komunitet ndërsa shtoi se do t’i kërkojë homologut të tij shqiptar hapjen e një […]
“Prokuroria mund të hetojë”/ Rinumërimi i votave, flet analisti: Rinumërimi solli transparencë, votat shtesë…
Sipas Muratit, kryeministri Edi Rama nuk ishte entuziast për rinumërimin, madje u kishte kërkuar deputetëve socialistë të tërhiqeshin nga kërkesa për rinumërim. “Ai i ndaloi të vetët duke u thënë se nëse nuk ka ndryshim rezultati, imagjinoni sulmin mediatik që do t’ju vijë,” tha Murati. Analisti Erl Murati, i ftuar në një studio televizive, komentoi […]
“Është thirrur protestë”/ Situata në Landfillin e Elbasanit, flet gazetarja:Situata e rëndë, kemi 24 orë që thithim tym
Gazetarja, Bardha Nergjoni e ftuar në një studio televizive u shpreh se situata në Elbasan me djegien e landfillit të mbetjeve është e rëndë dhe se është thirrur edhe një protestë për reagim qytetar. Nergjoni: Problemi i djegies së mbetjeve urbane nuk është një çështje që është e re për qytetin e Elbasanit. Djegia e […]
Zegjine Çaushi rikthehet në Kuvend pas tërheqjes së Maldrita Bardhos
Zegjine Çaushi, fenomeni që pushtoi rrjetet sociale dhe u bë virale, e humbi mandatin për 10 vota, dhe atë e mori Maldrita Bardho. Por disa orë pas rinumërimit, Bardho bën me dije se nuk do të jetë në Kuvend, dhe që ja lë mandatin Çaushit. ”Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se […]
Maldrita Bradho heq dorë nga mandati, i lë vendin Zegjine Çaushit
Maldrita Bardho dhe Zegjine Çaushi TIRANË-Zegjine Çaushi rikthehet si deputete në Parlament! Kandidatja e PS, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maldrita Bardho shprehet se do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar. Ajo shkruan se do […]