Category: Politikë

  • FOTO-LAJM / Pakti i Këlliçit me Ballën, deputetët e PD të mbledhur rreth Berishës në sallën e Kuvendit

    FOTO-LAJM / Pakti i Këlliçit me Ballën, deputetët e PD të mbledhur rreth Berishës në sallën e Kuvendit

    Seanca maratonë e Kuvendit këtë të hënë, nisi me tensione pas kërkesës së deputetëve të opozitës për t’i bërë pyetjet drejt drejtuesve të institucione të drejtësisë që po raportojnë, më gojë dhe jo me shkrim.
    Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar i PS, kërkoi 15 minuta pushim, për të bërë një mbledhje me grupin e PD, dhe për të dakordësuar këtë çështje.
    Mbledhja që në fakt rezultoi rreth një orë, rezultoi me dakordësimin e deputetëve të PD për t’i bërë pyetjet me shkrim, por me kusht që ata të kishin 2 minuta kohë për koment pas përgjigjes së drejtuesit të SPAK, dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
    Deputeti i PS Erion Braçe ka postuar një foto nga momenti i pushimit, ku shihen deputetët e PD mbledhur rreth kryetarit të tyre Sali Berisha.
    “2 ore e 40 minuta kot, pa pune; duke pritur te vendosin do e pyesin me ze prokurorin apo jo!! Ne fakt; prokurorin, per ceshtje konkrete-edhe tenden, e pyet ne gjykate, jo këtu”, shkruan Braçe.

  • Kriminaliteti në rënie! Koçiu: Kriminaliteti në rënie, mbështesim institucionet e pavarura në luftën kundër krimit

    Kriminaliteti në rënie! Koçiu: Kriminaliteti në rënie, mbështesim institucionet e pavarura në luftën kundër krimit

    Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi të hënën në Kuvend një bilanc optimist mbi gjendjen e sigurisë publike në vend, duke theksuar se lufta kundër krimit ka dhënë rezultate konkrete. Sipas ministres, kriminaliteti ka shënuar rënie të ndjeshme, ndërsa qytetarët shprehin një ndjenjë më të lartë sigurie, falë fuqizimit të Policisë së Shtetit.
    Një arritje thelbësore, sipas zonjës Koçiu, është dalja përfundimtare e Shqipërisë nga çdo “listë e zezë” ndërkombëtare ku vendi ishte pozicionuar rreth një dekadë më parë. Kjo, sipas saj, është arsyeja kryesore që e pozicionon Shqipërinë si vendin më të avancuar në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
    Rekorde pozitive në statistikat e krimit
    Ministrja prezantoi shifra të detajuara që mbështesin këtë optimizëm:
    Vrasjet me dashje
    Janë regjistruar vetëm 29 vrasje me dashje, një shifër 4 herë më e ulët krahasuar me vitin 2012 dhe vitin e kaluar. Vitet 2024 dhe 2025 shënuan numrin më të ulët historik të këtij lloj krimi.
    Veprat kundër jetës dhe pronës
    Ministrja raportoi se veprat penale që prekin drejtpërdrejt qytetarët, si ato kundër jetës dhe pronës, janë në rënie konstante.
    Armëmbajtja
    Në dy vitet e fundit është arritur një rekord i lartë në zbulueshmërinë dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.
    “Qytetarët sot janë më të sigurt dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit,” deklaroi Koçiu.
    Rritja e sigurisë rrugore dhe sekuestrimet
    Një tjetër sukses i veçuar ishte ai i sigurisë rrugore. Pavarësisht një rritjeje të ndjeshme në numrin e automjeteve në qarkullim, aksidentet rrugore janë reduktuar me 40% gjatë 10 viteve të fundit.
    Ndërkohë, mekanizmat për goditjen e pasurisë së përfituar nga krimi dhe korrupsioni duket se janë aktivizuar me forcë.
    Sipas ministers, gjatë vitit 2024, rezultojnë mbi 234 pasuri të sekuestruara me vlerë mbi 48 milionë euro dhe 89 pasuri të konfiskuara me vlerë mbi 163 milionë lekë.
    “Kush është pasuruar sot përmes krimit apo korrupsionit, humbet sot dhe pasurinë,” theksoi ministrja, duke shtuar se këto fonde kthehen në buxhetin e shtetit për qytetarët.
    Puna vazhdon drejt Evropës
    Pavarësisht rezultateve pozitive, Ministrja Koçiu u shpreh se lufta nuk ka përfunduar. “Ka ende shumë punë për të bërë për të arritur synimin e Shqipërisë pjesë të BE-së,” tha ajo.
    Ministrja apeloi për bashkëpunim, duke ritheksuar se siguria nuk është vetëm përgjegjësi e Policisë, por “e të gjithëve.”

  • Meta në burg, Blushi “shigjeton” drejtësinë: Prokuroria ka dështuar, 2/3 e të arrestuarve janë të paraburgosur

    Meta në burg, Blushi “shigjeton” drejtësinë: Prokuroria ka dështuar, 2/3 e të arrestuarve janë të paraburgosur

    Deputeti i PL-së, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka dalë në mbrojtje të të paraburgosurve, duke sulmuar Prokurorinë e Përgjithshme për të cilën u shpreh se ka dështuar dhe duke shtuar se drejtësia është kthyer në “vegël politike”.
    Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur kreu i partisë së tij, Ilir Meta, ndodhet pas hekurave, nën hetim nga SPAK.
    “Raporti i fundit i Prokurorisë së Përgjithshme, nuk është vetëm një dokument me statistika, por një raport i ndërtuar mbi jetë njerëzish, dramsh dhe tragjedi familjare dhe shoqërore. Cdo numër në atë raport është një nënë që pret djalin e saj pas hekurave.
    Sot 2/3 e të arrestuarve që ndodhen në burgje, janë të paraburgosur dhe 1/3 pa akuza. U është privuar liria jo se kanë shkelur ligjin, por se Prokuroria e Përgjithshme ka dështuar dhe ka përmbushur vullnetin e Edi Ramës, burg, burg, burg..
    A i heton prokuroria se kush po i mbush çantat e fëmijëve me drogë edhe thika apo se kush po i vret në oborret e shkollave. Në shkollat e Shqipërisë, gjen më shumë armë dhe drogë, sesa libra Kush heton për këtë fakt? Kur drejtësia kthehet në vegël politike, ajo nuk është gje tjetër, veçse një armike e interesit publik. Drejtësia ose është për të gjithë, ose mos të jetë fare”, tha Blushi.

  • Koçiu: Është ulur kriminaliteti, qytetarët kanë krijuar më shumë besim për Policinë e Shtetit

    Koçiu: Është ulur kriminaliteti, qytetarët kanë krijuar më shumë besim për Policinë e Shtetit

    “Kriminaliteti është në ulje dhe se lufta kundër goditjes së paligjshmërisë është më e lartë”. Kështu ka deklaruar ministrja e Brendshme Albana Koçiu gjatë fjalës së saj në Kuvend, teksa shton sot qytetarët shqiptarë ndihen më të sigurt kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit.
    “Kriminaliteti është në rënie. Niveli i forcës goditëse dhe ndëshkimit është në rritje dhe mbi të gjitha vullneti për të luftuar krimin është më i fuqishëm. Kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë ku ishim vendosur jo më larg se 10 vite më parë.
    Dalja nga këto lista është një arritje dhe arsyeja kryesore përse Shqipëria është sot vendi më i avancuar nga vendet e tjera në tryezën e  bisedimeve në BE.

    Janë evidentuar 29 vrasje me dashje, janë 4fish më pas se vrasjet e 2012 dhe vitit të kaluar. Viti 2024 se bashku me vitin paraardhës shënuan numrin më të ulët të vrasjeve më dashje në vend.
    Qytetarët sot janë më të sigurt dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. Veprat penale kundër jetës dhe pronës janë në rënie. Armëmbajtja pa leje në dy vitet e fundit, ka një rekord sa i përket zbulueshmërisë dhe goditjes”, tha Koçiu.
    Ministrja tregon se gjithashtu ka pasur ulje të ndjeshme të aksidenteve pavarësisht rritjes së përdorimit të automjeteve në rrugë.
    Siguria në rrugë është rritur, në 10 vite numri i aksidenteve është reduktuar me 40% pavarësisht se numri i përdorimit të mjeteve në rrugë është rritur. Konfiskimi dhe sekuestrimi i pasurive, gjatë vitit 2024 rezultojnë mbi 234 pasuri të sekuestruara më vlerë mbi 48 milionë euro. Janë 89 të konfiskuara me vlerë mbi 163 milionë lekë. Kush është pasuruar sot përmes krimit apo korrupsionit, humbet sot dhe pasurisë., Këto para kthehen në buxhetin e shtetit dhe përdoren për qytetarët. Pavarësisht arritjeve, ka edhe shumë punë për të bërë, do të vijojmë të bashkëpunojmë me qytetarët. Siguria nuk i përket vetëm policisë apo institucioneve, por të gjithëve. Ky është zotimi ynë, përpjekja për një Shqipëri evropiane”, tha Koçiu./vizionplus.tv

  • “Kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë”, Ministrja Koçiu: Kriminaliteti në vend, është në rënie

    “Kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë”, Ministrja Koçiu: Kriminaliteti në vend, është në rënie

    Ministrja e Brendshme Albana Koçiu tha se kriminaliteti në vend, është në rënie.

    Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Koçiu u shpreh se “kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë ku ishim vendosur jo më larg se 10 vite më parë”.
    “Dalja nga këto lista është një arritje dhe arsyeja kryesore përse Shqipëria është sot vendi më i avancuar nga vendet e tjera në tryezën e  bisedimeve në BE.
    Janë evidentuar 29 vrasje me dashje, janë 4fish më pas se vrasjet e 2012 dhe vitit të kaluar. Viti 2024 se bashku me vitin paraardhës shënuan numrin më të ulët të vrasjeve më dashje në vend.
    Qytetarët sot janë më të sigurt dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. Veprat penale kundër jetës dhe pronës janë në rënie. Armëmbajtja pa leje në dy vitet e fundit, ka një rekord sa i përket zbulueshmërisë dhe goditjes.
    Siguria në rrugë është rritur, në 10 vite numri i aksidenteve është reduktuar me 40% pavarësisht se numri i përdorimit të mjeteve në rrugë është rritur. Konfiskimi dhe sekuestrimi i pasurive, gjatë vitit 2024 rezultojnë mbi 234 pasuri të sekuestruara më vlerë mbi 48 milionë euro. Janë 89 të konfiskuara me vlerë mbi 163 milionë lekë. Kush është pasuruar sot përmes krimit apo korrupsionit, humbet sot dhe pasurisë., Këto para kthehen në buxhetin e shtetit dhe përdoren për qytetarët. Pavarësisht arritjeve, ka edhe shumë punë për të bërë, do të vijojmë të bashkëpunojmë me qytetarët. Siguria nuk i përket vetëm policisë apo institucioneve, por të gjithëve. Ky është zotimi ynë, përpjekja për një Shqipëri evropiane”, tha Koçiu.

    Top Channel

  • Drejtësia vegël politike/ Blushi me akuza të forta: Njerëzit po vdesin në burgje nga varfëria

    Drejtësia vegël politike/ Blushi me akuza të forta: Njerëzit po vdesin në burgje nga varfëria

    Në një fjalim të ashpër nga foltorja e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të PL-së, deputeti Tedi Blushi, ka lëshuar akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë, duke i cilësuar si vegla në duart e pushtetit politik për të ndëshkuar të pambrojturit.

    Sipas deputetit, dy të tretat e qytetarëve në burgje janë të paraburgosur, ndërsa një e treta e tyre mbahen pa asnjë akuzë. Ai theksoi se Prokuroria e Përgjithshme ka treguar një “zell të tepruar” për të përmbushur vullnetin politik të kryeministrit Edi Rama, duke ndjekur urdhrin “burg, burg, burg për të pambrojturit”.

    Për të ilustruar atë që e quajti drejtësi selektive, Blushi solli disa shembuj tronditës.

    “Në këtë vend sot, për një cigare hashash dënohesh me pesë vite burg, ndërsa për një kamion me drogë emërohesh deputet,” deklaroi ai. Më tej, ai shtoi se për një kotec pa leje kërkohet arrest me burg, ndërsa për një pallat pa leje shpallesh investitor strategjik. Po ashtu, një faturë e papaguar energjie mund të të çojë në pranga, ndërsa vjedhja e qindra milionë eurove taksa amnistohet.

    Akuza më e rëndë e deputetit ishte se njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën në burgjet e Shqipërisë.

    “Kanë humbur jetën njerëz jo pse ishin kriminelë, por sepse nuk kishin para të paguanin energjinë elektrike. Shqiptarët po vdesin në qeli nga varfëria,” tha ai, duke e cilësuar këtë si “fytyrën më të errët të një drejtësie që ka vdekur”.

    Blushi pretendoi se ndërkohë që qytetarët e thjeshtë kalben në qeli, kriminaliteti është rritur me 30%. Ai ngriti shqetësimin edhe për sigurinë në shkolla, ku sipas tij, “gjen më shumë armë dhe drogë se libra”, duke pyetur se kush po i mbush çantat e fëmijëve me thika dhe pse Prokuroria nuk heton.

    Në përfundim të fjalës së tij, deputeti argumentoi se kur drejtësia shndërrohet në një vegël politike, ajo bëhet “armike e betuar e interesit publik”.

    “Drejtësia ose është për të gjithë, ose më mirë të mos jetë më drejtësi fare,” përfundoi ai.

    Blushi: Ai pas hekurave është një baba, që nuk e di pse është arrestuar, është një i ri që ka humbur shpresën për drejtësi, ndërkohë që është harruar në burg nga prokurori. Sot dy të tretat e qytetarëve që ndodhen në burgje janë të paraburgosur. dhe një e treta e tyre pa akuzë. U është privuar liria jo se kanë shkelur ligjin. por sepse për fat të keq, prokuroria e Përgjithshme ka dëshmuar një zell të tepruar për të përmbushur vullnetin politik të Edi Ramës, burg, burg, burg për të pambrojturit. Ky në fakt nuk është më një sistem drejtësie, por një instrument frike. që edhe me ndihmën e prokurorisë së Përgjithshme po i shërben më së miri një regjimi armik të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor. Sot gjithmonë edhe më pak kemi prokurorë që hetojnë krimin. dhe për fat të keq gjithmonë e më shumë prokurorë që ndëshkojnë të pambrojturit.

    Kjo në fakt është pamja e një regjimi policor dhe arbitrar ku prokuroria me vullnet të plotë është bërë palë me pushtetin, por jo me ligjin. Në këtë vend sot, për një cigare hashash, dënohesh me pesë vite burg. Ndërsa për një kamion me drogë emërohesh deputet. Kemi dhe këtu sot, në këtë sallë. Për një kotec pa leje, sot prokuroria kërkon masën e arrestit me burg. Ndërsa për një pallat pa leje, sot shpallesh investitor strategjik. Për një faturë energjie të papaguar, sot të arrestojnë. Ndërsa për vjedhjen e qindra milionë eurove taksa të popullit më të varfër të kontinentit, amnistohesh. Dhe më e rënda nga të gjitha, sot në burgjet e Shqipërisë kanë humbur jetën njerëz, jo pse ishin kriminelë. por sepse nuk kishin para të paguanin energjinë elektrike. Shqiptarët, në fakt, po vdesin në qeli nga varfëria. Dhe kjo është fytyra më e errët e një drejtësie që ka vdekur në raport me ligjin dhe që ka mbyllur sytë para krimit të madh, me vetëm një qëllim, të shtypë gjithnjë e më shumë qytetarët e varfër.

    Në vend që të garantojë barazinë para ligjit, prokuroria është bërë sot gardiane e padrejtësisë. Në vend që të hetojë krimin e lidhur me pushtetin, ndëshkon qytetarin e pambrojtur. Dhe ndërkohë që qytetarët e thjeshtë kalben në qeli, kriminaliteti, sipas këtij raporti, na qenka rritur me 30%. Sepse krimi ecën sot lirshëm në zemër të qyteteve tona.

    Po flas dhe në emër të grupit. Sepse tanimë krimi nuk fshihet, po është bërë pjesë e pushtetit. Sot në shkollat e Shqipërisë gjen më shumë armë dhe drogë se libra. Kush hetoi për këtë fakt? A hetoi prokuroria kush i mbush çantat e fëmijëve tanë me drogë dhe me thika? Dhe kush po i vret fëmijët e shqiptarëve të thjeshtë në oborret e shkollave? Në fakt, kur drejtësia shndërrohet në vegël politike, ajo nuk është gjë tjetër veçse në një armike e betuar e interesit publik. Sepse drejtësia e vërtetë nuk mund të zgjedhë sipas forcës, statusit shoqëror, pasurisë apo partisë, po vetëm sipas ligjit. Dhe drejtësia ose është për të gjithë, ose më mirë të mos jetë më drejtësi fare. Faleminderit.

     

  • Skandal urban në Tiranë/ Florjan Binaj zbulon “lulishten” e fshehur nën inerte

    Skandal urban në Tiranë/ Florjan Binaj zbulon “lulishten” e fshehur nën inerte

    Kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka zbuluar një “lulishte” me inerte në kryeqytet.
    Bëhet fjalë për një shesh me inerte në rrugën “Xhanfize Keko”, ku ndotja duket alarmante.
    Me ironi, Binaj thotë se në këtë “lulishte” të mbushin me frymë lule betoni, lule bukëpeshku apo lule dërrase.
    Binaj e vazhdon më tej ironinë e tij ndaj këtij pirgu intertesh dhe thotë se kjo është “lulishtja” e parë në botë që është duplex dhe u jep hapësira të lira të gjithëve.
    “Prej më shumë se dy javësh kjo lulishte e sapoinauguruar u ka dhënë ajër të pastër jo vetëm banorëve të rrugës ‘Xhanfize Keko’, por dhe gjithë banorëve të Tiranës. Siç mund ta shihni, këtu të mbush me frymë lule bukëpeshku, lule llamarine, lule dërrase, lule betoni, lule leshi xhami, lule leshi guri. Me një dizajn shumë elegant, nga dyshja e famshme e arkitektëve italianë, Xhorxho Lafasulja dhe Xhuljano Lagrumi. Ju mund ta shihni që është lulishtja e parë në botë që është duplex dhe se si shkrihet ajo kaq bukur me trotuarin duke u dhënë mundësi hapësirave të lira për të gjitha nënat me fëmijë të vegjël dhe sidomos për moshën e tretë. Kjo lulishte është aq e bukur sa mund ta shijoni edhe nga lart”, shprehet Binaj.

  • “Shqiptarët po vdesin në qeli”, Blushi akuzon Ramën: Për një cigare hashash 5 vite burg, për një kamion bëhesh deputet

    “Shqiptarët po vdesin në qeli”, Blushi akuzon Ramën: Për një cigare hashash 5 vite burg, për një kamion bëhesh deputet

    Në një fjalim të ashpër nga foltorja e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të PL-së, deputeti Tedi Blushi, ka lëshuar akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë, duke i cilësuar si vegla në duart e pushtetit politik për të ndëshkuar të pambrojturit.
    Sipas deputetit, dy të tretat e qytetarëve në burgje janë të paraburgosur, ndërsa një e treta e tyre mbahen pa asnjë akuzë. Ai theksoi se Prokuroria e Përgjithshme ka treguar një “zell të tepruar” për të përmbushur vullnetin politik të kryeministrit Edi Rama, duke ndjekur urdhrin “burg, burg, burg për të pambrojturit”.
    Për të ilustruar atë që e quajti drejtësi selektive, Blushi solli disa shembuj tronditës.
    “Në këtë vend sot, për një cigare hashash dënohesh me pesë vite burg, ndërsa për një kamion me drogë emërohesh deputet,” deklaroi ai. Më tej, ai shtoi se për një kotec pa leje kërkohet arrest me burg, ndërsa për një pallat pa leje shpallesh investitor strategjik. Po ashtu, një faturë e papaguar energjie mund të të çojë në pranga, ndërsa vjedhja e qindra milionë eurove taksa amnistohet.
    Akuza më e rëndë e deputetit ishte se njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën në burgjet e Shqipërisë.
    “Kanë humbur jetën njerëz jo pse ishin kriminelë, por sepse nuk kishin para të paguanin energjinë elektrike. Shqiptarët po vdesin në qeli nga varfëria,” tha ai, duke e cilësuar këtë si “fytyrën më të errët të një drejtësie që ka vdekur”.
    Blushi pretendoi se ndërkohë që qytetarët e thjeshtë kalben në qeli, kriminaliteti është rritur me 30%. Ai ngriti shqetësimin edhe për sigurinë në shkolla, ku sipas tij, “gjen më shumë armë dhe drogë se libra”, duke pyetur se kush po i mbush çantat e fëmijëve me thika dhe pse Prokuroria nuk heton.
    Në përfundim të fjalës së tij, deputeti argumentoi se kur drejtësia shndërrohet në një vegël politike, ajo bëhet “armike e betuar e interesit publik”.
    “Drejtësia ose është për të gjithë, ose më mirë të mos jetë më drejtësi fare,” përfundoi ai.
    Blushi: Ai pas hekurave është një baba, që nuk e di pse është arrestuar, është një i ri që ka humbur shpresën për drejtësi, ndërkohë që është harruar në burg nga prokurori. Sot dy të tretat e qytetarëve që ndodhen në burgje janë të paraburgosur. dhe një e treta e tyre pa akuzë. U është privuar liria jo se kanë shkelur ligjin. por sepse për fat të keq, prokuroria e Përgjithshme ka dëshmuar një zell të tepruar për të përmbushur vullnetin politik të Edi Ramës, burg, burg, burg për të pambrojturit. Ky në fakt nuk është më një sistem drejtësie, por një instrument frike. që edhe me ndihmën e prokurorisë së Përgjithshme po i shërben më së miri një regjimi armik të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor. Sot gjithmonë edhe më pak kemi prokurorë që hetojnë krimin. dhe për fat të keq gjithmonë e më shumë prokurorë që ndëshkojnë të pambrojturit.
    Kjo në fakt është pamja e një regjimi policor dhe arbitrar ku prokuroria me vullnet të plotë është bërë palë me pushtetin, por jo me ligjin. Në këtë vend sot, për një cigare hashash, dënohesh me pesë vite burg. Ndërsa për një kamion me drogë emërohesh deputet. Kemi dhe këtu sot, në këtë sallë. Për një kotec pa leje, sot prokuroria kërkon masën e arrestit me burg. Ndërsa për një pallat pa leje, sot shpallesh investitor strategjik. Për një faturë energjie të papaguar, sot të arrestojnë. Ndërsa për vjedhjen e qindra milionë eurove taksa të popullit më të varfër të kontinentit, amnistohesh. Dhe më e rënda nga të gjitha, sot në burgjet e Shqipërisë kanë humbur jetën njerëz, jo pse ishin kriminelë. por sepse nuk kishin para të paguanin energjinë elektrike. Shqiptarët, në fakt, po vdesin në qeli nga varfëria. Dhe kjo është fytyra më e errët e një drejtësie që ka vdekur në raport me ligjin dhe që ka mbyllur sytë para krimit të madh, me vetëm një qëllim, të shtypë gjithnjë e më shumë qytetarët e varfër.
    Në vend që të garantojë barazinë para ligjit, prokuroria është bërë sot gardiane e padrejtësisë. Në vend që të hetojë krimin e lidhur me pushtetin, ndëshkon qytetarin e pambrojtur. Dhe ndërkohë që qytetarët e thjeshtë kalben në qeli, kriminaliteti, sipas këtij raporti, na qenka rritur me 30%. Sepse krimi ecën sot lirshëm në zemër të qyteteve tona.
    Po flas dhe në emër të grupit. Sepse tanimë krimi nuk fshihet, po është bërë pjesë e pushtetit. Sot në shkollat e Shqipërisë gjen më shumë armë dhe drogë se libra. Kush hetoi për këtë fakt? A hetoi prokuroria kush i mbush çantat e fëmijëve tanë me drogë dhe me thika? Dhe kush po i vret fëmijët e shqiptarëve të thjeshtë në oborret e shkollave? Në fakt, kur drejtësia shndërrohet në vegël politike, ajo nuk është gjë tjetër veçse në një armike e betuar e interesit publik. Sepse drejtësia e vërtetë nuk mund të zgjedhë sipas forcës, statusit shoqëror, pasurisë apo partisë, po vetëm sipas ligjit. Dhe drejtësia ose është për të gjithë, ose më mirë të mos jetë më drejtësi fare. Faleminderit.

  • Rama vizitë në Arabinë Saudite, ja cila është arsyeja e këtij takimi

    Rama vizitë në Arabinë Saudite, ja cila është arsyeja e këtij takimi

    Kryeministri Edi Rama është pritur sot nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit.
    Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Rama në Arabinë Saudite, ku u diskutuan mundësitë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, investues dhe kulturor mes dy vendeve.

    Rama është pjesëmarrës në edicionin e 9-të Future Investment Initiative (FII), platformës Globale që përcakton axhendën e Investimeve në botë, që mbahet në Riad, Arabinë Saudite.
    Forumi bën së bashku liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë, në një dialog mbi të ardhmen e investimeve në botë, gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit.

  • “Qeveria ka trashur zullumin”, përplasje në Kuvend mes Tabakut dhe Xhafajt: Shpenzuat 500 mijë euro për Komisionin e..

    “Qeveria ka trashur zullumin”, përplasje në Kuvend mes Tabakut dhe Xhafajt: Shpenzuat 500 mijë euro për Komisionin e..

    Deputetja e PS-së Jorida Tabaku ka replikuar me deputetin socialist Fatmir Xhafaj në Kuvend.
    Tabaku tha se Xhafaj shpenzoi 500 mijë euro për Komisionin e Posaçëm, dhe nuk prodhoi asgjë.
    “E ndoqa me shumë vëmendja fjalimin e zotit Xhafaj dhe më ngjau me një fjalim të vitit 2013, po te kishit folur kështu atëherë mund të iu kishim besuar, pasi sot fjala e ka humbur kuptimin e saj. Kushtetuta dhe integrimi në BE nuk është fjalë në erë, por çështje të ditës. Tre gjëra zoti Xhafaj që kanë ndodhur këto vite, për të mos iu dhënë të drejtë për fjalët e tuaja.
    E para, ju shkëlqeni në këtë Parlament në momentin kur u ngrit një akuza ndaj Veliajt. Nuk e prisja kurrë që ish një prokuror të dilte këtu dhe të akuzonte pasi ishte mik me Veliaj, pse nuk ndodhi kështu edhe me rastet e tjera? Hera e dytë ishte kur ju ngritët një Komision të Posaçëm, i cili donte të merrte përgjegjësinë, që këto institucione të raportonin tek ju. Ose raporton tek mua ose nuk raporton fare në këtë Parlament. Ky komision kushtoi 500 mijë euro dhe nuk prodhoi asgjë. Hera e tretë ishte kur ngritët kartonin dhe morët një vendim pikërisht për ato që thatë këtu. Një vendim për të kaluar nga Prokurori i Përgjithshëm në SPAK, për korrupsion duke ulur në nivelin e 50 mijë eurove”, theksoi Tabaku në fjalën e saj.
    Ndërsa po ashtu Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka deklaruar se gjendja e vendit është duke u përkeqësuar. Tabaku tha se korrupsioni dhe pastrimi i parave është në rritje në vendin tonë.
    “Shqipëria gjendet në vitit e 13 të qeverisjes tuaj dhe çdo ditë shihet keqqeverisja juaj. Këtë e sheh duke parë mendimin e qytetarëve për një qeveri që çdo ditë e më shumë e ka trashur zullumin, e cila i ka hapur rrugë një krize ekonomike dhe sociale. Thelbi i kësaj krize është sistemi i korruptuar që godet çdo ditë xhepat e qytetarëve. Fakti qe ne kemi një palë zgjedhje të pranuara jo nga opozita, por nga OSBE-ODIHR, i cili në raport theksonte se zgjedhjet nuk i arritën standardet, pasi nuk ishin të lira dhe të ndershme.
    Kur sheh në raportin e ODIHR-se Shqipëria është kthyer në një parti-shtet, ku çdo institucion është një zgjatim i shtetit. Jo më kot e kot e pyeta edhe prokurorin e Përgjithshëm për pastrimin e parave. Në raportin e 2020, ne kemi parë që paratë pastrohen kudo në Shqipëri. Kemi parë një rrjet korruptiv i cili sot është kthyer në industri siç është industria e ndërtimit. Rasti i ‘%D’ nuk është rasti i vetëm, pasi është kthyer në sistem, i cili është shkaku se një shqiptar i thjeshtë, i cili punon me dy punë, nuk ka mundësi që të ia dalë dot. Ai shpenzon 40-50% të buxhetit të tij për shportën e ushqimeve. Asnjëherë më parë, nuk ka ndodhur siç ka ndodhur në këto 12 vite.”, tha Tabaku në Kuvend.
    Ndërsa Xhafaj në replikën e tij me Tabakun tha se nuk ka folur në Kuvend për emra dhe çështje të caktuara.
    “Sa për dijeni, unë nuk kam folur në këtë sallë për emra dhe çështje të veçanta. Se nuk jam në partinë tënde dhe sikletin tënd partiak. Sa i përket SPAK, mësoje se nuk është vendosur në 2013 por në 2016, kur u votua Kushtetua me 140 vota”, tha Xhafaj.