Category: Politikë

  • “83% besoj”, Rama dhe kandidatët socialistë hedhin ‘bastin’ për zgjedhjet e së dielës, pasuesi i Tërmetit më entuziasti

    “83% besoj”, Rama dhe kandidatët socialistë hedhin ‘bastin’ për zgjedhjet e së dielës, pasuesi i Tërmetit më entuziasti

    rama me kandidatet socialist

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot në podcastin “Flasim” kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme lokale të së dielës. Në fund të bisedës me ta, ku ironizoi kandidatët e pavarur të mbështetur nga opozita, Rama pyeti socialistët, se cilat ishin parashikimet e tyre për zgjedhjet e së dielës.
    Të gjithë padyshim e mendonin fitoren, ndërkohë që më entuziasti dukej pasuesi i Tërmet Peçcit në Tepelenë. Gramoz Sako tha se parashikon fitoren në zgjedhjet e së dielës me 83% të votave. Në shifra të ngjashmë synonte dhe Bruna Mersini në Vlorë, me 80% të parashikimit të saj. Ndërkohë që kandidatët për Beratin, Matin dhe Cërrikun, u shprehën për një fitore në shifrat e 70% të mbështetjes.

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, duke ironizuar opozitën tha se halli i tyre pas zgjedhjeve do të jetë “kujt t’ia lënë humbjen në derë”.

  • Edhe sikur sot të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, sërish opozita do humbasë

    Edhe sikur sot të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, sërish opozita do humbasë

    Gazetari dhe botuesi Nikoll Lesi e sheh me shqetësim situatën politike në vend, teksa shprehet se problemi më i madh i demokracisë është opozita dhe se lideri i PD nuk ngjall besim dhe njerëzit nuk e ndjekin.
    “Me gjithë këto zhvillime që kanë ndodhur në qeveri, me SPAK dhe PS, mendova se do ishte një protestë madhështore. As 100 veta nuk ishin. Këto janë pamje që të krijojnë një ndjenjë që kjo opozitë ka mbaruar.
    Me këto ngjarje që ndodhën në mazhorancë duhet të kishte protesta me të paktën 100 mijë veta. E kam bindje se problemi më i madh për demokracinë, është opozita. Çfarë frymë, çfarë besimi krijon në popull ky lider (Berisha)? Me këtë lider opozita nuk vjen kurrë në pushtet. Ndaj rri Rama në pushtet. Se me këto që kanë ndodhur, ministër të arrestuar, zv. kryeministër në arrati, zv. Kryeministre në hetim… nuk ka opozitë, nuk ka alternativë, dhe kjo më shqetëson mua si gazetar.
    Doktori e ka bërë historinë e vet, mirë apo keq historia e tij ka mbaruar. Për të rrëzuar këtë qeveri, nuk ka një alternativë tjetër”, u shpreh ai.
    Ai shton se me gjithë zhvillimet e ndodhur në skenën politike të PS, do duhej që opozita të kishte forcë dhe të shkohej në zgjedhje të parakohshme.
    “Edhe sikur Rama të dalë dhe të thotë që shkojmë në zgjedhje të parakohshme, gjë që nuk ndodh, sërish opozita do të humbë”, tha ai.
    Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, të cilat u anuluan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që riktheu Erion Veliajn në detyrë dhe anuloi dekretin e Presidentit, ai tha se edhe nëse do të realizoheshin, PS do ta kishte fituar sërish kryeqytetin.

  • Të Dielën votohet në 5 bashki, nesër heshtje zgjedhore! KQZ nis me shpërndarjen e materialeve zgjedhore

    Të Dielën votohet në 5 bashki, nesër heshtje zgjedhore! KQZ nis me shpërndarjen e materialeve zgjedhore

    Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore. Të dielën 334.539 mijë votues të pesë bashkive do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj, ndërsa KQZ ka nisur me shpërndarjen e materialeve zgjedhore në 5 bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. 
    Të shtunën është heshtje zgjedhore, por kjo shënohet si fushata më jo tipike, pasi asnjëra prej palëve nuk po zhurmon edhe pse jemi në ditën e fundit të saj. 
    Kandidatët në Vlorë, Berat, Tepelenë, Cerrik  dhe Mat e kanë zhvilluar fushatën e tyre pa protagonizëm politik, dhe as liderët e partive të mëdha, Rama e Berisha, nuk janë shfaqur në asnjë miting apo takim elektoral. E vetmja dalje e Ramës krah kandidatëve socialistë ishte sot në podcastin Flasim.  
    Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 600. 
    Partia Demokratike dhe opozita zyrtarisht nuk kanë kandidatë të regjistruar në siglën e tyre, por kanë deklaruar mbështetjen për disa emra të cilët janë shpallur si të pavarur, të cilët do të jenë përballë 5 socialistëve por edhe disa emrave të tjera. 
    Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, kandidatit të mbështetur PD, Dionis Sota, teksa në garë do të jetë edhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike. 
    Në Berat, PS ka propozuar kandidatin Ervin Ceca, i cili do të jetë përballë Pavlo Shkarpës. 
    Një garë treshe do të ketë edhe në bashkinë e Matit. Altin Bojni do të jetë kandidati socialist, ndërsa një tjetër socialiste ka sfiduar propozimin e Ramës duke shpallur kandidaturën e pavarur, ish kryetarja e Gruas në PS-në lokale, Suzana Pasha.  Ndërkohë që PD dhe opozita mbështet kandidaturën e pavarur të Eduart Brahilikës. 
    Në Cërrik, Florenc Doka i PS do të kandidojë përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, për të cilën ka deklaruar mbështetjen edhe PD e Berishës. Në këtë bashki do të ketë edhe një kandidat i tretë, nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’ është Eligert Hima. 
    Në Tepelenë, PS ka propozuar kandidatin Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma. 
    Mandati i kryebashkiakëve të rinj do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027. 
    VOTUES SIPAS BASHKIVE 
    Bashkia            Votues 
    Vlorë                171 895 
    Berat                 82 161 
    Cërrik               38 724 
    Mat                    29 092 
    Tepelenë          12 667 
    Gjithsej           334,539 
     

  • “Drejtorët të vijnë resht aty që në 7:30, përndryshe…”/ Rama i jep direktivat kandidates për kryetare bashkie në Vlorë

    “Drejtorët të vijnë resht aty që në 7:30, përndryshe…”/ Rama i jep direktivat kandidates për kryetare bashkie në Vlorë

    Dy ditë para zgjedhjeve të pjesshme që do të bëhen në 5 bashki të vendit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kandidatët e PS në podkastin e tij “Flasim”.
    Gjatë një bashkëbisedimi me kandidaten e Vlorës, Brunilda Mersini, kreu i qeverisë i dha asaj disa direktiva, ku me kryesorja ishte porosia për drejtoret e bashkisë.
    Rama tha se të gjithë drejtorët e bashkisë duhet të paraqiten të parët në punë dhe të largohen të fundit.
    Gjithashtu, kreu i qeverisë i kërkoi kandidates për kryetare bashkie “ që të presë degët e nepotizmit në bashki”.
    “Shpresoj mirë që ata drejtorët të vijnë në resht të gjithë të parët, para fillimit të orarit zyrtar dhe të ikin në fund kur të gjithë të tjerët të jenë në shpi. Bruna duhet të marrë listën e atyre që janë në punë dhe të fillojë me gërshëre të presë pemët e nepotizmit atje, në Vlorë në administratë që është një histori e madhe më vete ajo.
    Po ta them që ta dëgjojnë edhe vlonjatët, drejtorët duhet të vinë resht në mëngjes të bashkia një nga një dhe në orën 7 e 30 të jenë rrethe e rrotull tryezës tënde dhe pastaj të fillojnë punë.
    Unë po të them drejtorët, dua që drejtorët e bashkisë Vlorë të shkojnë në punë në 7 e 30 në resht njëri pas tjetrit.
    Kush nuk vjen në resht atje të iku dhe të vijë tjetri. Dhe 100 ditë duhet të krastitur gjithë pema e nepotizmit, duke filluar nga kushërinjtë. Ke ndonjë kushëri atje në bashki? Po e pate ta gjejnë Vlonjatët”, tha kryeministri Rama.

  • Gara e së Dielës/ Kandidatët e PS të bindur për fitoren: Ja si e parashikojnë rezultatin.. Rama ka këtë porosi: 50 % e trurit tek…

    Gara e së Dielës/ Kandidatët e PS të bindur për fitoren: Ja si e parashikojnë rezultatin.. Rama ka këtë porosi: 50 % e trurit tek…

    Kryeministri Edi Rama, në fund të podcastit “Flasim” i pyeti kandidatët socialistë se çfarë rezultati parashikojnë të marrin në zgjedhjet e pjessshme të dielën. Më herët, gjatë bisedës, ata shprehën bindjen se të dielën do të shënojnë një fitore të thellë. Ata folën edhe me përëindje. 
    Pjesa nga biseda: 
    Edi Rama: Në fund fare një parashikim. 
    Brunilda Mersini: Unë shpresoj të marr 80 përqind të votave. 
    Gramoz Sako: Po rreth 83% besoj. 
    Ervin Ceca: 75%. 
    Altin Bojni: 65% 
    Rama-Bojnit: Të isha në vendin tënd do të thosha 51%. 
    Florenc Doka: Po qëndroj te 70% plus 1 edhe prej faktit se ish kryetari i bashkisë ka dalë 72%. 
    Edi Rama: Hajde për hajër, suksese të gjithëve. 
     Të dielën zgjedhjet, Rama porosi kandidatëve: Mendjen ta ndani në dysh, 50% e trurit të jetë tek fshati  Të dielën do të zhvillohen zgjedhjet në 5 bashki, ndërsa kryeministri Rama iu dha porosi kandidatëve, por jo vetëm, të gjithë kryetarëve të bashkisë, që 50% të mendjes duhet ta mbajnë tek fshati dhe 50% tek qyteti. 
    “Kryetarët tanë të bashkive duhet të jenë shumë të vëmendshëm që ta ndajnë në dysh trurin qytet dhe fshat dhe jo të ndajnë gjithë kohës nga qyteti, qyteti është i rëndësishëm, por duhet ta mbajnë 50% të mendjes tek fshati, për të qebe aktiv, për të krijuar ndërmarrje në fshat, për të dhënë kontribut si bashki dhe për të përfituar nga skemat e financimit, por që kanë nevojë për ndryshim mentaliteti, në mënyrë që 200 mln euro që janë atje nga kreditimi i bankës së Shqipërisë apo fonde të tjera që krijohen nga kjo qasje sipërmarrje, të bëjmë lek për bashkinë, kjo është e rëndësishme”, tha Rama. 
     

  • Zgjedhjet e 9 nëntorit, kandidatët e PS besimplotë: Do kemi rezultat të mirë! Rama: Halli i PD do jetë kujt t’i lërë humbjen në derë

    Zgjedhjet e 9 nëntorit, kandidatët e PS besimplotë: Do kemi rezultat të mirë! Rama: Halli i PD do jetë kujt t’i lërë humbjen në derë

    Më 9 nëntor, 5 bashki të vendit i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj. Vlora, Tepelena, Berati, Mati dhe Cërriku janë 5 bashkitë aktualisht pa kryetar bashkie. Ndërsa për Tiranën zgjedhjet u pezulluan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila riktheu Erion Veliajn në detyrë.
    Brunilda Mersini, kandidatja e PS për bashkinë e Vlorës, Gramoz Sako, kandidat për Tepelenën,  Ervin Cece, kandidat për Beratin. Altin Bojni, kandidat për Matin dhe Florenc Doka, kandidat për bashkinë e Cërrikut ditën e sotme iu bashkuan podcastit “Flasim” të kryeministrit Rama.
    Të pestë kandidatët u shprehën optimist lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 nëntorit. Ata shprehën bindjen se do të korrin fitore të thellë.

    Brunilda Mersini: Është një sfidë. E gjej veten të përgatitur sepse kam menduar fort që njerëzit që ëndërrojnë për ndryshim dhe për mirë, duhet të jenë njerëz që sakrifikojnë komoditetin. Besoj fort që në këtë vend gjërat që ndodhin varen gjithmonë nga ne. Doja të isha pjesë e këtij ndryshimi për mirë në qytet. E diela do të jetë një ditë tjetër për qytetin tim, qytetin që ka treguar së ka një kulturë qytetare, zgjedhjet e 11 majit e treguan se angazhimi politik ishte serioz dhe prodhoi 9 mandate.
    Gramoz Sako: Nga takimet që kemi zhvilluar në qytet, investimet që ka bërë PS në gjithë mandatet që ka drejtuar Tepelenën, mendoj që do kemi një fitore të thellë të dielën. Do votohet bindshëm PS. Këtë e mbështes te opinionet, takimet, njerëzit që kemi takuar. Jam besimplotë që do marrim rezultat pozitiv.
    Ervin Cece: Situata është pozitive, njerëzit vlerësojnë punën që është bërë në qytet, vlerësojnë projektet. Kjo u tregua edhe më 11 maj, ku Berati nxori 5 mandate. E shoh që e mirëpresin dhe kandidaturën time. Jam besimplotë që do kemi një rezultat të mirë.
    Altin Bojni: Do jetë një rezultat i mirë sepse matjanët dinë ta vlerëosjnë punën e bërë gjatë këtyre ditëve. Mati do votojë me një rezultat të thellë sepse meriton vazhdimësinë e këtyre punëve që janë bërë deri më sot.
    Florenc Doka: Bashkia Cërrik ka pasur vëmendje të shtuar në këto zgjedhje të pjeshme. Qytetarët e Cërrikut kanë vlerësuar kandidimin tim. Me siguri do jemi në garë të plotë për rezultatin maksimal.
    Kreu i qeverisë, Edi Rama, duke ironizuar opozitën tha se halli i tyre pas zgjedhjeve do të jetë “kujt t’ia lënë humbjen në derë”./vizionplus.tv

  • Rama mesazh të rëndësishëm kryetarëve të bashkive: Vëmendje fshatit, jo vetëm qytetit! Kandidatët e zgjedhjeve të 9 nëntorit parashikojnë rezultatin

    Rama mesazh të rëndësishëm kryetarëve të bashkive: Vëmendje fshatit, jo vetëm qytetit! Kandidatët e zgjedhjeve të 9 nëntorit parashikojnë rezultatin

    Kryeministri i vendit Edi Rama, ditën e sotme në podcastin “Flasim” kishte 5 kandidatët e bashkive ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme më 9 nëntor, Vlorë, Tepelennë, Mat, Cërrik dhe Berat.
    Shefi i qeverisë dha një mesazh të rëndësishëm për të gjithë kryetarët e bashkive të vendit, të cilëve i kërkoi që të kenë vëmendje të veçantë edhe te fshati dhe jo vetëm te qyteti.
    Edi Rama: Kryetarët e bashkive duhet të jenë shumë të vëmendshëm që ta ndajnë në dysh trurin, qytet dhe fshat. Jo të anojnë gjatë gjithë kohës nga qyteti. Qyeti është shumë i rëndësishëm, por duhet ta mbajnë një pjesë, 50% të vëmendjes nga fshati, për të krijuar ndërmarrje në fshat, për të dhënë kontribut si bashki dhe për të përfituar nga gjithë këto skema financimi që ne kemi krijuar. 200 mln euro që janë aty, linja e kreditimit të BSH ose të tjera fonde që krijohen nga kjo qasje e re, qasje sipërmarrëse…kjo është një gjë shumë e rëndësishme.

    Në fund i kërkoi të gjithë kandidatëve të bënin një parashikim në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 9 nëntorit.
    Brunilda Mersini, kandidate e Vlorës: 80 % të votave
    Gramoz Sako, kandidat i Tepelenës: 83%
    Ervin Cece, kandidat i Beratit: 75%
    Altin Bojni, kandidat i Matit: 65%
    Florenc Doka, kandidat i Cërrikut: 70 plus 1
    Edi Rama: Suksese dhe për hajër. Do marrim përsipër gjithë baltën që do hidhet pas fitores, por ajo balta na duhet se shkatërron syrin e keq./vizionplus.tv

  • Rama prezanton kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale, kryeministri batuta me kandidaten e Vlorës: Ka ardhur me të zeza se ndjek linjën time

    Rama prezanton kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale, kryeministri batuta me kandidaten e Vlorës: Ka ardhur me të zeza se ndjek linjën time

    Të dielën e 9 nëntorit do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit.

    Të ftuar në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama ishin dhe 5 kandidatët e Partisë Socialiste për këto bashki.
    Në fjalën e tij prezantuese, Rama nuk i kurseu batutat sa i përket veshjes që kishte zgjedhur kandidatja për Bashkinë e Vlorës, Bruna Mersini.
    “Këtu me mua është Bruna Mersini. Ka ardhur me të zeza sot që të jetë në harmoni me dekorin dhe ngaqë ndjek linjën time si linjë partie në veshje”, tha Rama.

    Top Channel

  • “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama në podcastin “Flasim”: Do të arrijë në 700 euro

    “Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama në podcastin “Flasim”: Do të arrijë në 700 euro

    ““Rritja e pagës minimale në 500 euro, do të thotë me ligj askush nuk do të ketë pagë më të ulët se kaq në Republikën e Shqipërisë, s’do jetë rritja e fundit, gjatë mandatit të katërt paga minimale do të arrijë siç e kemi premtuar në 700 euro. Qeveria do të subvencionojë me 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat që do të kenë pagë minimale 500 euro.
    Rritja e re të pagave e përshkruan buxhetin për 10 600 punonjës shërbimi që do të përfitojnë nga rritja e pagës me 10 mijë lekë të rinj muaj, për specialistë do jetë 5 mijë lekë të reja në muaj, për mësuesit 3 mijë lekë më shumë në muaj. Përveç indeksimit vjetor, për herë të parë për të gjithë punonjësit në sektorin publik do të futet praktika e indeksimit të pagës në bazë të inflacionit”, kështu deklaroi kryeministri Rama.
    Vijon…

    Top Channel

  • Rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, Rama: Deri në fund të vitit hapim grup-kapitullin e fundit, më nënçmonin kur thoja që do i mbyllim negociatat

    Rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, Rama: Deri në fund të vitit hapim grup-kapitullin e fundit, më nënçmonin kur thoja që do i mbyllim negociatat

    Edi Rama: Ka vlerësuar me superlativa përparimin e pashembullt i Shqipërisë në Procesin e Integrimit, në hapjen e 5 grup-kapitujve në vetëm 11 muaj. Shpresojmë që deri në fund të vitit të hapim dhe grup-kapitullin e fundit. Duke kujtuar se si disa e qeshnin dhe e nënçmonin atë që unë thosha se në 2027 do mbyllim negociata duke më thënë se kjo është shpikje dhe nuk kishte asnjë lidhje me BE. Ne kemi treguar se jemi gati të plotësojmë për mbylljen e negociatave me BE. Kjo është Partia Socialiste në Tiranë.
    Vijon…
     

    Top Channel