Category: Politikë

  • Gara për Bashkinë e Matit, kryeson kandidati socialist, Altin Bojni

    Gara për Bashkinë e Matit, kryeson kandidati socialist, Altin Bojni

    Vijon procesi i numërimit për bashkinë e Matit.
    Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 8 QV nga 47 në total.
    Altin Bojni, kandidati socialist kryeson me 1481 vota. Më pas vjen kandidati Eduart Brahilika me 581 vota, i ndjekur nga Suzana Pasha me vetëm 131 vota.

    Kujtojmë se qarku me pjesëmarrjen më të lartë ka qenë Mati, me 39.36%, ose 7752 qytetarë nga 19.697 që ishin në total me të drejtë vote.
    /vizionplus.tv
     

  • Zgjedhjet në Berat/ Mbyllet procesi i numërimit në Velabisht, triumfon socialisti Ervin Ceca

    Zgjedhjet në Berat/ Mbyllet procesi i numërimit në Velabisht, triumfon socialisti Ervin Ceca

    Është mbyllur procesi i numërimit të kutive për njësinë administrative Velabisht për Bashkinë Berat.
    Në këtë njësi ka fituar bindshëm kandidati socialist Ervin Ceca me 1342 vota, ndërsa Pavlo Shkarpa ka arritur të marrë vetëm 266 vota.
    Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se po vijon numërimi në njësinë administrative Sinjë.

    /vizionplus.tv

  • Zgjedhjet në Cërrik, si ndahen votat mes kandidatëve

    Zgjedhjet në Cërrik, si ndahen votat mes kandidatëve

    Në bashkinë e Cërrikut janë numëruar 2 kuti nga 57 në total.
    Deri më tani kryeson kandidati i mazhorancës Florenc Doka me 1840 vota.
    Doka ndiqet nga kundershtari i tij, Amarildo Hoxha i PD-së me 316 vota, e më pas Eligert Hima me 258 vota.

    Për Bashkinë Cërrik kanë votuar 25% e qytetarëve, ose e thënë ndryshe 7954 nga 31.817 zgjedhës që ishin në total.
    /vizionplus.tv

  • ‘Nuk njohin Fe dhe as Zot’/ Bardh Spahia: Dhunë banditeske ndaj Xhamisë ‘Ebu Beker’ në Shkodër

    ‘Nuk njohin Fe dhe as Zot’/ Bardh Spahia: Dhunë banditeske ndaj Xhamisë ‘Ebu Beker’ në Shkodër

    Deputeti i Partisë Demokratike për Shkodrën, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku punonjës të bashkisë dhe forca policore ndërhynë në hapësirat e Xhamisë “Ebu Beker”. Spahia e ka cilësuar aktin si një dhunim banditesk ndaj një vendi të shenjtë dhe një tregues të mungesës së respektit të pushtetit lokal ndaj besimit fetar dhe traditave të qytetit.

    Postimi i Spahisë:

    Nuk njohin Fe dhe as Zot! 

    Të turpshme pamjet nga dhunimi banditesk që i bëhet një vendi të shenjtë si Xhamia “Ebu Beker” në zemër të Shkodrës, nga policia e shtetit dhe punonjës të bashkisë, që me urdhëra politik në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, heqin tabelën me thënie profetike. Veprime të tilla na shfaqin praktika që na kujtojnë periudha të errëta të së kaluarës, kur besimi dhe liria shpirtërore u shtypën me forcë. 

    E pamë të gjithë se si kjo mazhorancë me forcën e kartonit, miraton një ligj kundër natyrës, e nuk njeh mësimet e besimit, traditën e kombit tonë, shenjtërinë e familjes dhe injoron thirrjen e krerëve të besimit. Ndërsa sonte e shohim të shkojë më tej, me urdhërat poshtërues që Benet Beci, njeriu i marrë peng nga krimi e simbol i korrupsionit, jep nga zyra e tij, për të dhunuar hapësirat e një komuniteti fetar. Shkodra ka ditur gjithmonë të ruajë ekuilibrin, respektin dhe mençurinë përballë çdo provokimi, por ky njeri nuk njeh limite, as histori e traditë, pasi asgjë se lidh me Shkodrën, përveç interesave okulte!

  • Zgjedhjet në Vlorë/ Numërohen kutitë e para, kryeson socialistja Bruna Mersini

    Zgjedhjet në Vlorë/ Numërohen kutitë e para, kryeson socialistja Bruna Mersini

    Nga kutitë e para të numëruara, në Pallatin e Sportit në Vlorë, kandidatja e Partisë Socialiste është në avantazh të madh.
    Nga hapja e kutisë së parë kandidatja e mazhorancës Bruna Mersini ka 39 vota, Dionis Sota i opozitës  7 vota, Gjergj Nikaj 10 vota, 3 vota të pavlefshme.Lexo edhe :Related Posts
    Të pranishëm gjatë procesit të numërimit janë edhe Bledi Çuçi, drejtues politik i PS në Vlorë dhe kandidatja e PS, Brunilda Mersini.

    Në këtë bashki kandidatja Brunilda Mersinit përfaqëson Partinë Socialise, përballë kandidatëve të pavarur Dionis Sota, i cili ka mbështetjen e opozitës dhe Gjergji Nika.
    Vlora është qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votim. Në total, në këtë qark kanë votuar 12.54% ose e thënë ndryshe 16.205 qytetarë nga 129.194 që ishin në total me të drejtë vote.
    /vizionplus.tv
     
     

  • Kandidati i pavarur në Vlorë “thumbon” socialistët: Po fitoni, por nuk qeveriset qyteti me 7% të votuesve

    Kandidati i pavarur në Vlorë “thumbon” socialistët: Po fitoni, por nuk qeveriset qyteti me 7% të votuesve

    Kanidatja socialiste Bruna Mersini kryeson në numërimin e votave për bashkinë e Vlorës.
    Kandidati i pavarur Gjergj Nikaj teksa është i pranishëm gjatë procesit të numërimit ka thumbuar socialistët.Lexo edhe :Related Posts
    “Po fitoni po fitoni, por nuk qeveriset qyteti me 7% të votuesve”, është shprehur ai, duke iu referuar pjesëmarrjes së ulët.

    Në këtë bashki kandidatja Brunilda Mersinit përfaqëson Partinë Socialise, përballë kandidatëve të pavarur Dionis Sota, i cili ka mbështetjen e opozitës dhe Gjergji Nika.
    Vlora është qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votim. Në total, në këtë qark kanë votuar 12.54% ose e thënë ndryshe 16.205 qytetarë nga 129.194 që ishin në total me të drejtë vote.
    /vizionplus.tv

  • Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Numërohen kutitë, ja si ndahen votat për 5 Bashkitë

    Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Numërohen kutitë, ja si ndahen votat për 5 Bashkitë

    Në pesë bashkitë e vendit, Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat është duke u zhvilluar procesi i numërimit të votave.
    Deri më tani, në të gjitha bashkitë kryesojnë kandidatët socialist.
    REZULTATET:

    Vlorë– Nga kutitë e para të numëruara, në Pallatin e Sportit në Vlorë, kandidatja e Partisë Socialiste është në avantazh të madh. Nga hapja e kutisë së parë kandidatja e mazhorancës Bruna Mersini ka 39 vota, Dionis Sota i opozitës  7 vota, Gjergj Nikaj 10 vota, 3 vota të pavlefshme.
    Berat– Janë numëruar 7 nga 116 kutitë. Konkretisht janë kutitë e njësisë administrative, Velabisht. Kryeson bindshëm socialisti Ervin Ceca me 748 vota dhe 142 vota kandidati i pavarur, Pavlo Shkarpa.
    Tepelenë- Ka përfunduar kutia e numërimit në Nivicë të Tepelenës, ku kryeson bindshëm kandidati socialist, Gramoz Sako me 196 vota, ndërsa Gabriel Guma i PD-së me vetëm 6 vota. Ndërkohë në kutinë e dytë, në Sinanaj, Sako sërish kryeson me 111 vota, ndërsa Guma me 26, ndërsa 6 vota janë shpallur të pavlefshme. Në Progonati ka fituar sërish socialisti me 188 vota dhe 30 vota Guma.
    Cërrik–  Mbyllet numërimi i kutisë së parë në Cërrik,  Florenc Doka i PS me 77 vota, kandidati i PD-së Amarildo Hoxha me 15 vota, ndërsa Eligert Hima nga “Lëvizja Shqipëria Bëhet” me 13 vota.
    Mat– Ka nisur procesi i numërimit.
     

  • Procesi i numërimit në Berat, socialisti Ervin Ceca thellon diferencën me kandidatin e pavarur

    Procesi i numërimit në Berat, socialisti Ervin Ceca thellon diferencën me kandidatin e pavarur

    Vijon procesi i numërimit të votave për Bashkinë e Beratit.

    Në këtë bashki garojnë për zyrën e kryebashkiakut Ervin Ceca i PS-së dhe Pavlo Shkarpa, i pavarur, i mbështetur nga PD-ja.

    Deri më tani kandidati socialist sipas të dhënave të KQZ-së ka një kandidat të thellë ndaj atij demokrat.

  • BIRN: Zgjedhjet e pjesshme vendore mbyllen me pjesëmarrje në minimum historik

    BIRN: Zgjedhjet e pjesshme vendore mbyllen me pjesëmarrje në minimum historik

    Qytetarët e Bashkisë Vlorë “udhëhoqën” votuesit e pesë bashkive të thirrur për të zgjedhur një kryebashkiak në mosmarrje pjesë në votim. Ndërsa kutitë e votimit u mbyllën në orën 6, vetëm 18% e zgjedhësve morën pjesë.
    Më pak se 22 mijë nga 171 mijë qytetarët e Bashkisë Vlorë morën pjesë në zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë të dielën më 9 nëntor, pjesëmarrja më e ulët e regjistruar ndonjëherë në zgjedhje në një bashki në të cilën, pjesëmarrja ka qenë historikisht e ulët.
    Të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se pjesëmarrja është 12.5%, shifër kjo që nuk është parë as në zgjedhjet për pushtetin vendor 2019, në të cilat opozita refuzoi të marrë pjesë.
    Qytetarët e pesë bashkive u thirrën për të zgjedhur kryetar të ri të dielën, pasi kryetarët paraardhës dhanë dorëheqjen, disa për t’u bërë deputetë, njëri për t’u bërë ministër dhe një, Ermal Dredha i Vlorës, pa arsye të bëra publike.
    Vlora ishte bashkia më e madhe e thirrur në zgjedhje me 171 mijë votues, por pjesëmarrja ishte e ulët edhe në Berat. Këtu, vetëm 16 mijë nga 82 mijë zgjedhësit ushtruan të drejtën e tyre ose vetëm 20%, sipas të dhënave paraprake të pjesshme të KQZ-së. Në Berat pjesëmarrja më e ulët në zgjedhjet e shkuara është shënuar gjithashtu në vitin 2019 me 22%.
    Në mënyrë befasuese, në bashkitë më të vogla, pjesëmarrja ishte krahasimisht më e lartë. Në Cërrik, bashkia me 39 mijë zgjedhës, rreth 10 mijë vetë morën pjesë ose 25%. Këtu pjesëmarrja është 6% më e lartë se sa në 2019.
    Socialistët përballen për postin e kryebashkiakut këtu me një kandidat të partisë Shqipëria Bëhet, dhe një kanditat të mbështetur nga opozita kryesore. Në Mat, bashkia që numëron 29 mijë banorë, morën pjesë gati 40%, shifër kjo më e ulët se sa zgjedhjet vendore 2023 por gjithsesi më e lartë se sa zgjedhjet e njëanshme të vitit 2019.
    Në Bashkinë e Tepelenës me 13 mijë votues, 35% ose rreth rreth 4,400 vetë morën pjesë. Edhe këtu pjesëmarrja është në minimum historik.
    Zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie zakonisht tërheqin pak votues, ndërsa qeveria zakonisht fiton. BIRN/

  • Zgjedhjet e pjesshme lokale, nis procesi i numërimit edhe për Bashkinë e Cërrikut

    Zgjedhjet e pjesshme lokale, nis procesi i numërimit edhe për Bashkinë e Cërrikut

    Ka nisur procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Cërrikut.
    Të pranishëm gjatë procesit të numërimit janë Amarildo Hoxha dhe kandidati i “Shqipëria Bëhet” Eligert Hima.
    Për Bashkinë Cërrik kanë votuar 25% e qytetarëve, ose e thënë ndryshe 7954 nga 31.817 zgjedhës që ishin në total.

    Në këtë bashki Florenc Doka i PS është përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, për të cilën ka deklaruar mbështetjen edhe PD e Berishës.
    Ndërsa Eligert Hima kandidon nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’
    Kujtojmë  se në të 5 bashkitë e vendit, nuk janë raportuar incidente gjatë procesit të votimit.
    /vizionplus.tv