Ka përfunduar pas 4 orësh mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të cilët në focus të diskutimeve kanë pasur vijimësinë e aksionit opozitar.
Gazetari Ardit Hoxha raporton nga selia e PD-së se në rend dite përfshiheshin disa çështje lidhur me atë se çfarë duhet të bëjë PD në Parlament por dhe jashtë tij lidhur me aksionin e saj.
“Kjo mbledhje ishte vijim i disa mbledhjeve të mëparshme të Grupit Parlamentar të PD-së, ku në fokus ishte aksioni i opozitës dhe qasja e PD-së në raport me Parlamentin.
Ka pasur deputetë që kanë deklaruar dhe shprehen të mendimit se opozita duhet të shfrytëzojë maksimalisht të gjitha hapësirat që i janë dhënë nga mazhoranca në Parlament. Sipas tyre duhet të bëhet debat dhe duhet të diskutohen çështjet kryesore, duke përfshirë atë të ligjit për barazinë gjinore.
Më tej, gazetari Hoxha shton se sipas deputetëve të PD-së, duhet ngritur disa propozime të reja për shkak se ata nuk kanë pasur hapësirën e nevojshme për të përçuar mesazhet e tyre ndaj qytetarëve.
“Ka pasur propopzime nga një numër i madh i deputetëve që kanë kërkuar që PD të rikthehet në bazë.
Ka pasur dhe variante të tjera për një platformë alternative e cilësuar nga shumë deputetë për t’u dëgjuar, pasi sipas tyre opozita nuk po mundet të ketë hapësirën që i takon në Parlament dhe të ketë mundësi ëpr të përcjellë mesazhet ndaj qytetarëve”, raportoi Hoxha.
Category: Politikë
-

Si do vijojë aksioni opozitar? Gazetari jep detaje: Ja çfarë deklaruan deputetët
-

‘Farsa duhet luftuar’, Berisha/ Falenderoj kandidatët e pavarur për guximin që treguan
Sali Berisha komentoi sot pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike edhe zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, ku në të pesta bashkitë kandidatët e pavarur që mbështeti opozita humbën përballë rivalëve socialistë.
Berisha i pyetur nga gazetarët për zgjedhjet, u shpreh se dje u provua ajo që Partia Demokratike kishte deklaruar pas 11 majit, se në farsa elektorale nuk bëhen zgjedhje.
Ai falënderoi të gjithë kandidatët e pavarur për guximin e treguar, duke sqaruar se PD nuk i bojkotoi zgjedhjet e pjesshme lokale, por mbështeti ata kandidatë, pavarësish farsës së partisë shtet.
“Falenderoj përzemërsisht kandidatët e pavarur për guximin e treguar dhe kjo faktoi se Shqipëria është në farsë elektorale, diktaturë totalitare dhe Shqipëria po njihet e tillë. Qytetarët dhe të gjithë e panë, ishte vetëm farsë elektorale. Ne nuk ishim në zgjedhje, në ishim në mbështetje të tyre, dhe ky nuk ishte bojkot nga ana jonë, jo. Ne bëmë thirrje për qytetarët që të votonin dhe mbështetëm kandidatët e pavarur”, tha Berisha mes të tjerash.
Për arsyet pse PD nuk vendosi kandidatët e saj në këto zgjedhje, kreu i selisë blu shpjegoi se ata kishin studiuar veprimet e partisë shtet dhe narkoshtetit, duke konstatuar se ata bëjnë vetëm farsa elektorale, që i kishin denoncuar hapur. Megjithatë ai deklaroi se opozita nuk do dorëzohet në betejën e saj, për të luftuar regjimin.
“Ishin disa veprime të studiuara mirë se kjo qeveri zgjedhje nuk bën dhe kjo e provoi. Unë mendoj se farsa duhet luftuar, se në farsë nuk ka zgjedhje”, tha ai.
Kryetari i PD foli edhe për platformën politike para Kryeministrisë me fjalime e protesta për largimin e kryeministrit Edi Rama, zv/kryeministres Belinda Balluku dhe qeverisë së korruptuar. -

Sekretariati i Etikës ‘ndëshkon’ Berishën me përjashtim nga Kuvendi, ‘fal’ Ballën
sali berisha-taulant balla
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është përjashtuar me 10 ditë nga Komisioni i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi u mor pas kërkesës së socialistëve, të cilët kërkuan përjashtimin e Berishës pas deklaratave të tij në Parlament për ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore. Socialistët argumentonin në kërkesë se Berisha Ka fyer ambasadorin e BE-së, dhe për këtë arsye kërkuan përjashtimin me 10, 30 apo 60 ditë nga punimet e Kuvendit.
Çfarë deklaroi Berisha në Kuvend për Gonzaton?
Sali Berisha në deklaratën e tij ndaj ambasadorit Gonzato, e akuzoi se po “imponon bindjet e tij personale” në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore.
“Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë. Cila direktivë t’u thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016, se u mohon prindërve të drejtën e edukimit. Ky ligj de fakto në shoqërinë post marksiste, godet familjen. Çfarë ka bërë ky grup sororianësh që ka pushtuar shtetin shqiptar. Edhe ajo që erdhi e rritur e pasuruar pasurisht me fondet e Soros dhe tani këtë ligj kërkojnë ta votojnë në 2 të natës. E Kanë vendosur në pikën 17 të rendit të ditës. Këtë ligj i cili defakto përmbys kodin e familjes,”-deklaroi Berisha.Nga ana tjetër, Sekretariati i Etikës ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e Taulant Ballës. PD në kërkesë u shprehen se Balla ofendoi dhe përdori gjuhë kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës. Sipas PD, gjuha e përdorur nga Balla ka qenë joparlamentare dhe fyese, që përfshinëte fjalë “lehni”, “rraca e këtyre”, “ta tregoj unë ty”, “gënjeshtar”, etj., gjatë fjalës për kalendarin dhe programin, është shkelje disiplinore sipas nenit 65/1, pika 1, shkronja “a”./ZËRI
-

Presidenti Begaj dekreton Ermal Dredhën si Ambasador të Shqipërisë në Zvicër
ermal dredha
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot emërimin e Ermal Dredhës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bernë, si dhe Ambasador jo rezident në Principatën e Lihtenshteinit. Me këtë detyrë të re, Dredha i rikthehet dhe njëherë diplomacisë. Që prej vitit 2016 deri në vitin 2023, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa që prej vitit 2023 ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës.
“Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”, shkruhet në njoftimin e Presidencës.Dredha dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Vlorës më 10 shtator. Gjatë kohës në detyrë ai nuk i shpëtoi kritikave të kryeministrit Edi Rama, ku gjatë një takimi të zhvilluar në korrik me kryetarët e bashkive në qytetin e Durrësit, ai ngriti shqetësime për ndërtimet pa leje në zonat bregdetare dhe për financimin e një televizioni lokal me fonde publike, duke shtuar se kjo nuk justifikohet nga asnjë arsye e vlefshme administrative./ZËRI
-

Asnjë nga 5 bashkitë nuk u fitua nga opozita/ Berisha: Me këtë qeveri s’bën dot zgjedhje. Farsë elektorale!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në pesë bashki të vendit, duke falënderuar kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen e tyre në garë.
Berisha akuzoi qeverinë për manipulim të procesit, duke e cilësuar atë si një farsë elektorale.
“I falënderoj kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen në zgjedhje. Kjo qeveri nuk bën dot zgjedhje. Farsa është farsë, manovra është manovër,” – deklaroi Berisha.
Sipas tij, procesi zgjedhor i zhvilluar nuk përmbushi standardet demokratike dhe tregoi, siç tha ai, se “pushteti aktual nuk ka as vullnet e as aftësi për të organizuar zgjedhje të ndershme”.
-

Hetimet për ‘ 21 Janarin’, a ka një fletëthirrje për Berishën? Ja si përgjigjet kreu i PD
Kreu i PD Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ndaj tij ka një fletëthirrje nga SPAK, në lidhje me hetimet për “21 Janarin”.
Ai tha se deri tani nuk ka një fletëthirrje ndaj tij, ndërsa sërish sulmoi Prokurorinë e Posaçme, kur tha se prej vitit 2013 e ka në dorë Edi Rama, dhe se sipas tij është ky i fundit që ka penguar hetimet për vrasjet e “21 Janarit”.
“Nuk kam marrë asnjë fletëthirrje sepse Alfred Greca ua çon gazetarëve para se të ma çojë mua. Nga 2013 derri sot që Prokurorinë e ka në dorë Rama, është vetëm ai që ka penguar hetimin. Berisha ka kërkuar prokurorë ndërkombëtarë, ka kërkuar hetim”, tha Berisha. -

“Do të përdorim të gjitha mjetet që Kuvendi të zbatojë rregulloren”/ Berisha i prerë: Bojkoti s’është opsion!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot para mediave se opozita do të ndërmarrë një aksion për të rikthyer funksionimin normal të Parlamentit, sipas rregullores dhe parimeve demokratike.
Berisha theksoi se vendimi për veprimet që do të ndërmerren është i prerë dhe se të gjitha format e domosdoshme do të përdoren për të garantuar rikthimin e Kuvendit në “bazën e rregullores”.
“Do të kthejmë Kuvendin në bazën e rregullores. Të gjitha format e domosdoshme për rikthimin e Parlamentit. Nuk ka ndonjë surprizë — shkoni nesër në komisione dhe do ta shihni. Vendimi është i prerë,” – deklaroi Berisha.
Ai shtoi se veprimet e opozitës do të synojnë “rikthimin në rrugën e duhur të Parlamentit”, duke e cilësuar institucionin aktual si një strukturë shtypëse.
“Sot për sot, parlamenti është një institucion opresiv,” – tha Berisha. -

Presidenti Begaj dekreton Ermal Dredhën ambasador të Shqipërisë në Zvicër dhe Lihtenshtein
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot emërimin e ish-kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredhës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bernë, si dhe Ambasador jo rezident në Principatën e Lihtenshteinit.
“Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Kujtojmë se Ermal Dredha është ish-kryebashkiaku i Vlorës, i cili dha dorëheqjen nga ky post më 10 shtator të këtij viti. -

Spiropali: Pasaporta Europiane, agjendë me objektiva konkretë
Në 2026-tën, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, hyn në kapitullin e tij vendimtar.
Kështu deklaroi Ministrja Elisa Spiropali nga Komisioni Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme ku u prezantua projektbuxheti i vitit 2026.
Vitin e ardhshëm, sipas Spiropalit, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka përpara një mision historik, të udhëheqë ofensivën më të madhe diplomatike në historinë e diplomacisë shqiptare.“Duhet t’i japim vulën e pakthyeshmërisë së gjithë reformave që na kanë sjellë në pikën ku kemi arritur. Mali që kemi përpara nesh është ende i lartë, por duke parë pas, tatëpjeta që kemi ngjitur është edhe më e lartë se sa maja përballë. Nuk jemi në gjysmë të rrugës. Jemi pranë fundit të saj! Për këtë arsye, me një lidership të vendosur, me një vullnet të palëkundur dhe me më shumë energji, duhet të punojmë për të bërë më shumë, dhe për t’u takuar edhe më shpejt me objektivin e pashmangshëm të Pasaportës sonë Europiane”, tha Spiropali.
Spiropali shtoi se pasaporta Europiane nuk është një slogan politik, por një agjendë konkrete që përkthehet me objektiva konkretë:
“Si eliminimi i plotë i kufizimeve të lëvizjes për qytetarin shqiptarë në europë. Më shumë të drejta studimi dhe të drejta pune në çdo vend të BE-së. Investime të huaja që krijojnë vende pune të mirëpaguara, modernizim i arsimit dhe shëndetësisë, inovacion, teknologji, etj”, deklaroi Spiropali.
Synimi i politikës sonë të jashtme, sipas Ministres së Jashtme, është të konsolidojë perceptimin e Shqipërisë si një vend europian, demokratik, të konsoliduar në mirëfunksionimin e institucioneve, respektimin e ligjit e të drejtave të njeriut, e me një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social.
Së dyti, faktorizimin e mëtejshëm të vendit si një aktor i besueshëm dhe konsekuent në qëndrimet e tij parimore ndaj zhvillimeve rajonale e globale.
Së treti, rijetëzimi dhe fuqizimi i diplomacisë ekonomike, ku përfaqësitë tona do të përfshihen dhe angazhohen aktivisht në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me partnerët strategjikë.
Ministrja deklaroi se “buxheti i ri i MEPJ për vitin 2026, na jep kapacitetet e nevojshme për t’u ngritur në lartësinë e ambicjes sonë dhe për të përmbushur me shpejtësi objektivat tanë politikë dhe strategjikë.”
Buxheti 2026 do të mbështesë edhe Strategjinë Kombëtare të Diasporës Shqiptare, regjistrimin e diasporës dhe rrjetëzimin e grupeve profesioniste në diasporë, modernizimin e shërbimeve të dedikuara për diasporën.
Fokus kyç në punën e MEPJ për vitin e ardhshëm do të jetë hapja e shërbimit diplomatik ndaj të rinjve, veçanërisht ekselencës dhe të rinjve në diasporë./vizionplus.tv -

SYRI TV/ Dosja ‘Partizani’, GJKKO pranon dy kërkesat e avokatëve
Gjykata e Posaçme pranon dy nga kërkesat e avokatëve gjatë seancës për dosjen “Partizani” mbi ekstraktet e disa kompjuterëve të sekuestruar, që u konsideruan si masa antikushtetuese, si dhe mbi kërkesën e avokatëve të Berishës që të pyetet si dëshmitar një ekspert topograf. Mbrojtja gjithashtu kishte evidentuar konfliktin e interesit të ekspertëve shkencor në policinë që dikur drejtohej nga kallëzuesi i Berishës Taulant Balla, por togat e zeza e rrëzuan.
Syri TV
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e avokatëve të të akuzuarve për dosjen “Patrtizani”, që të pyetet një ekspert topografik, dhe të thirret si dëshmitarë nëse ka plotësuar kushtet ose jo për të kryer këtë detyrë. Po ashtu GJKKO urdhëroi SPAK që të dhënat e ekstraktuara nga 3 pajisje kompjuterike të sekuestruara “Studio Pustina”, por që janë kthyer më pas, të mos përdoren dhe të konsiderohen të pavlefshme. Por teksa pranoi dy nga kërkesat, togat e zeza rrëzuan disa të tjera të depozituara nga mbrojtja e liderit të opozitës Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit. Ato kanë të bëjnë me ekspertët e policisë shkencore që të pandehurit pretendonin se kanë qenë në konflikt interesi pasi kanë kryer ekspertime ndërkohë që kallëzimi ishte kryer nga Taulant Balla, ish-ministër i Brendshëm. Avokatët kërkuan pavlefshmëri absolute të akteve hetimore të SPAK që lidhen me vendimet e marra gjatë hetimeve paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka. Në arsyetimin e GJKKO-së të gjitha pretendimet për masat e sigurimit i janë nënshtruar kontrollit gjyqësor deri në Gjykatën kushtetuese. GJKKO shton se shkaqet që parashtrohen nga kërkuesi mbeten deklarative, dhe se ekspertët e institutit të policisë shkencore kanë kryer detyrën bazuar në ligj. Por ndërkohë GJKKO do thërrasë një ekspert topograf të dëshmoje për njohuritë dhe kualifikimet e tij e më pas do shprehet për një nga kërkesat për pavlefshmëri absolute.
GJKKO konstaton se disa nga pretendimet nuk përfshihen në kategorinë e kërkesave paraprake por duhet ti nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor. Gjatë seancës së kësaj të hënë, Gjykata rrëzoi kërkesën e shoqërisë ‘Kontakt” për gjykim të shkurtuar ndërsa avokatët kërkuan kohë duke bërë që gjyqi të shtyhej për në datën 25 nëntor në orën 11.00