Category: Politikë

  • “Deputetët e PD kanë që në 11 maj që nuk takojnë qytetarët”, Murrizi: Opozitën në Kuvend nuk e pyet më askush

    “Deputetët e PD kanë që në 11 maj që nuk takojnë qytetarët”, Murrizi: Opozitën në Kuvend nuk e pyet më askush

    Për ish-deputetin e PD, Myslim Murrizi, zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, treguan refuzimin e qytetarëve ndaj politikes hipokrite siç e quan ai, dhe se tashmë është “zbuluar se pazaret përvëlojnë mbi parimet dhe lufta është thjeshtë për tu dukur”.

    Në një reagim të gjatë në Facebook, Murrizi shprehet ndër të tjera se deputetët e PD që prej 11 majit nuk i takojnë më qytetarët, ndërsa shton se në Kuvend opozitën nuk e pyet askush.
    Reagimi i plotë:
    Pjesmarrja ne zgjedhjet e 5 bashkive tregoi qarte refuzimin e Qytetareve ndaj politikes hipokrite qe çdo dit e me shum eshte zbuluar se pazaret prevalojne mbi parimet dhe “ lufta” eshte thjesht per tu dukur ndersa per gjerat madhore e me interes te perbashket jane NJE
    Humbja e 5 bashkive  me rrezultat turperues nga opozita por me emra kanidatesh te “ pavarur” eshte nje kamban e forte alarmi per çdo OPOZITAR jo per oborrtare te opozites
    Nese mendoni qe ky “ stili” i qerasjes me kandidat ne çdo pal zgjedhje shmang pergjegjesine opozitare per çdo humbje ateher edhe ne 2027 apo 2029 beni gati firmat per te mbeshtetur ne 61 bashkit e vendit kandidat te “ pavarur” dhe nuk kemi pse vrasim mendjen per humbjen sa koh qe ekonomikisht fitoni njelloj me pushtetin
    Ky eshte nje turp qe duhet ta hane me garuzhde ata qe e gatuan me lug gjelle
    Po per çfar duhet nje opozit kur ajo nuk nxjer kandidat perball pushtetit ne zgjedhje???
    Pse quhet formalisht opozit kur me kete stil kandidatesh i sherben pushtetit??
    Apo “ opozite” quhet vetem grupi parlamentar i leshit qe nuk i pjerdh askush as ne kuvend as ne lagje e per te tjera nuk ka problem!!!
    Pra mjafton qe ju 43 bythec politik siguruat nje karrike deputeti pa asnje vote nga Qytetaret dhe kaq mjafton te quajturit opozite!
    Keni qysh ne 11 maj pra 6 muaj qe asnjeri prej jush mender deputet te opozites nuk keni shkuar as per kafe ne qarqet ku moret mandatet sepse e dini mire qe nuk keni as kurajo e as dinjitet te takoni QYTETAR ndaj zgjodhet qe ne 5 bashki te mos vendosnit kandidat te PD qe te mos dilnit asnje dite ne fushate
    Te nderuar DEMOKRAT
    Heshtja vret me shum se sa çdo reagim i JUAJI prandaj mos heshtni para nje tufe vemjesh qe kan kapur prej fyti PD dhe opoziten se atyre nuk ju duket vetja ne opozit
    Koha qe te duartrokisni kot per ti ber qejfin udheheqesit e per tu dukur si militant duhet te mar fund perndryshe nuk do ngelen me as per te duartrokitur deri ne zgjedhjet e vitit 2029

    Top Channel

  • Berisha mbledh nesër në PD kryetarët e degëve

    Berisha mbledh nesër në PD kryetarët e degëve

    Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thirrur për nesër në orën 13:00 një mbledhje me kryetarët e degëve të partisë nga i gjithë vendi.

    Në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur ditën e sotme, u vendos që opozita të vendosë “Platformën e saj të rezistencës” përpara godinës së Kryeministrisë, si pjesë e një veprimi politik që, sipas Berishës, synon largimin e “dyshes më famëzezë të korrupsionit në historinë e Shqipërisë”, Edi Rama dhe Belinda Balluku.

    LEXO EDHE:  Berisha: Platforma e opozitës do të vendoset para kryeministrisë, kërkojmë largimin e dyshes më famëzezë Rama-Balluku

    Burime nga PD bëjnë me dije se takimi i nesërm me kryetarët e degëve do të shërbejë për të përcaktuar kalendarin e veprimeve të mëtejshme dhe për t’u përgatitur për protestën kombëtare.

  • “Proces pa peshë”, Abilekaj ‘shpërthen’ ashpër: Rezultati ishte i paracaktuar

    “Proces pa peshë”, Abilekaj ‘shpërthen’ ashpër: Rezultati ishte i paracaktuar

    Analisti Enton Abilekaj ka folur lidhur me zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në pesë bashki të vendit që u karakterizuan nga një indiferencë e përgjithshme e qytetarëve dhe pjesëmarrje e ulët.
    Ai thotë se rezultati ishte i paravendosur, teksa i cilësoi zgjedhjet si “pa peshë”, pasi nuk pritej të sillte asnjë ndryshim thelbësor në balancat politike.
    Sipas Abilekajt, fitorja e thellë e mazhorancës nuk ishte surprizë, por rezultat i një strategjie të qartë. Pjesëmarrja e ulët shpjegohet me një apati të theksuar të qytetarëve, të cilët nuk shihnin asnjë arsye për të votuar në një garë me fund të ditur.
    Në këto kushte, Abilekaj shtoi se mazhoranca arriti të siguronte fitoren duke mobilizuar kryesisht administratën publike, punonjësit e së cilës përbënin pjesën dërrmuese të votuesve.
    Procesi u kritikuar edhe sa i përket numërimit të votave, i cilësuar si “i turpshëm” dhe i ngadaltë në krahasim me procesin e balotazhit në Kosovë.
    “Po unë mendoj që në përgjithësi ishte indiferencë ndaj zgjedhjeve, se ishin zgjedhje pa peshë, që nuk ndryshonin asgjë, që në përgjithësi rezultati dihej dhe ku opozita nuk u angazhua fare. Kështu që kishim vetëm një impenjim të mazhorancës, e cila e kishte duke pasur parasysh indiferencën edhe bojkotin që u bë i fshehur nga opozita, angazhoi kryesisht vetëm administratën dhe ata që morën pjesë në zgjedhje ishin përgjithësisht ata të administratës publike, qendrore dhe lokale? Punonjësit e administratës publike dhe qendrore dhe lokale. Dhe kjo shpjegon dhe atë rezultat që u arrit, i cili u paralajmërua në një nga bisedat e Ramës, se çfarë janë ato bisedat.
    Autointervistat që ai i quan të flasim, që ai i quan podcast. Në fakt janë autointervista. Ne e dimë tani që qëllimi i Edi Ramës është që rezultati në përgjithësi i zgjedhjeve të jetë i tillë, të jetë ai që u arrit dje. Të kenë më shumë se 75% mazhoranca, të mos ketë mundësisht fare opozitë dhe ajo opozitë që është t’i ketë votat e përçara. Ëh, kështu që besoj që të paktën një njeri i lumtur është zgjuar sot dhe ai ka qenë Edi Rama. Për të tjerët pastaj, sigurisht qytetarët, mungesa e reagimit të tyre, mungesa e pjesëmarrjes së tyre, është e logjikshme, duke pasur parasysh që në zgjedhje të pjesshme në kaq pak kohë, ata e dinë që nuk mund të ndryshojnë asgjë, është e kotë që të shkojnë në zgjedhje me votime, të marrin pjesë, sidomos kur nuk mund të, në zona socialiste, dhe pastaj, edhe sikur të ndryshonte, të fitonte një kandidat i opozitës ose kandidati i pavarur që mbështetej nga opozita, mundësia e ndryshimit do ishte zero, sepse ne e dimë që Këshilli Bashkiak në bashkëpunim me qeverinë qendrore, mund të bllokojnë çdo lloj kandidati. besoj që nuk ka ndonjë histori për zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri, përveç asaj që u vu re dhe që e vutë re edhe juve, që procesi i numërimit të votave ishte i turpshëm, ëh, në krahasim me atë që ndodhi në Kosovë.
    Nuk besoj se në këto pesë bashkitë e tjera ndryshonte diçka, sepse opozita nuk u angazhua praktikisht dhe në qoftë se do ishte Tirana, opozita do angazhohej, por do angazhohej në Tiranë. Ndoshta klima do ishte më ndryshe, në përgjithësi, klima mediatike, politike, mund të galvanizonte pak edhe pjesëmarrjen e opozitës në pesë bashkitë e tjera, por besoj që interesi ishte shumë i, shumë i ulët, sepse dihet që asgjë nuk do ndryshonte. Në qoftë se do ishte Tirana pastaj, do kishim një betejë, dhe beteja e vërtetë do ishte Tirana. Dhe në qoftë se në Tiranë do të kishte një rezultat të mirë, atëherë do ndryshonte diçka, do ndryshonte diçka e rëndësishme. Kjo është arsyeja që Edi Rama i anuloi zgjedhjet në Tiranë. Kjo është arsyeja që ato vendimet e pavarura sjellin aty ku do ujin Edi Rama, ku do ujin Edi Rama, e çojnë ujin atje ku do ai dhe sot ne nuk kemi zgjedhje në Tiranë, nuk kemi as kryetar bashkie dhe për këtë Edi Rama fajëson gjykatat, kryesisht Gjykatën Kushtetuese.
    Ky është problemi, sigurisht, por unë mendoj që nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Edhe transporti i kutive të votimit në PZAZ nuk është i sigurt, nuk garanton që kutitë nuk preken. Mendoj që ka krijuar një problem i cili e çon ndryshimin e rezultatit, në qoftë se ka një ndryshim rezultati në kuti, e çon në në zonat e administrimit zgjedhor, ZAZ-të, e çon pa fajtor, e çon pa një njeri që mund të ketë përgjegjësi. Dhe aty pastaj numërimi, nuk ka, ju e patë në rinumërim, asgjë nuk ndryshoi. Ne kemi një sistem sot që nuk e le manipulimin tek numërimi i votave. Sepse mundësia e rinumërimit është, sigurisht është shtuar, ligji garanton rinumërim të votave edhe me short, por edhe me kërkesë siç ndodhi për 11 Maj.
    Dhe ne e pamë që rezultati është i paravendosur, nuk vendoset duke ndryshuar rezultatin nga kutitë e votimit apo nga procesverbalet. Kështu që mendoj që duke qenë se jemi në këtë pikë, ku zgjedhjet vendosen përpara se të shkojnë në kuti, të paktën këtë, këtë pjesë të procesit ta përshpejtojmë, të krijojmë një kulturë të re, dhe mundësisht ta depolitizojmë komisionet zgjedhore, që të krijojmë një kulturë të re demokratike. Mos ketë monopol partish në numërimin e votave dhe qytetarët që përcaktohen për të numëruar votat ose për të ruajtur votat, ose për të kontrolluar votuesit, të kenë një, një ndërgjegje në lidhje me ligjin, jo në lidhje me partinë. Për të mos lejuar manipulimet apo për të mos manipuluar. Dhe kjo krijohet duke, për mendimin tim sigurisht se meqë jemi në kuadrin e një reforme zgjedhore, duke depolitizuar komisionet, duke përfshirë nëpër komisione votimi dhe qendra dhe numërues, qytetarë të lirë, pra profesionet e lira, me short, dhe pastaj duke rritur dënimin për çdo njeri që manipulon, dhe të drejtën për rinumërimin e votave.
    Dhe kjo na çon në, në shmangien e një turpi siç është ai që rezultati i zgjedhjeve na del me shumë vonesë. Në këtë rast doli më shpejt, kuptohet se bashkitë ishin të vogla, se përqendrimi i forcave ishte në këto bashki, por në raste të tjera, sidomos në zgjedhjet e përgjithshme, përfundimi i rezultatit shkon deri në një javë. Pjesa e procesit numërohet nëpërmjet depolitizimit dhe numërimit në qendrat e votimit. Nuk ke pse të shkosh në ZAZ për të numëruar, në komisionin e zonave zonale, zonave të administrimit zgjedhor.
    Nuk e kam të qartë se çfarë ka përdorur, se çfarë ka përdorur Celibashi për të numëruar aty. Është mirë të na e sqarojë si e ka përdorur inteligjencën artificiale. Mendoj që është më shumë shaka sesa serioze, por besoj që përfshirja e diellave nëpër qendra votimi nuk është zgjidhje. Ajo duhet bërë me njerëz”, tha ndër të tjera Abilekaj.

  • ‘Në Shqipëri nuk ka të paprekshëm’, Spiropali: Nuk sulmojmë prokurorë e gjyqtarë

    ‘Në Shqipëri nuk ka të paprekshëm’, Spiropali: Nuk sulmojmë prokurorë e gjyqtarë

    Ministrja Elisa Spiropali, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, theksoi se mazhoranca nuk do të komentojë çështje konkrete në hetim dhe nuk do të sulmojë organet e drejtësisë.
    Spiropali u shpreh se “në Shqipëri nuk ka të paprekshëm”, duke e cilësuar këtë si dallimin kryesor mes qasjes së mazhorancës dhe “politikës së vjetër, që me akuza penale ndaj kundërshtarëve bën politikën e ditës.” Ajo shtoi se “secili mban përgjegjësi para ligjit, para vetes dhe para elektoratit.”
    “Për asnjë rast, nuk do na gjeni neve, dhe për asnjë arsye të sulmojmë prokurorë apo gjyaktës, të komentojmë mbi çështje të posaçme, apo mbi çështje të drejtësisë. Kjo është një gjë që na ka ndarë që kur kemi ndermarrë reformën në drejtësi, qe kur kemi vendosur që pushteti politik duhet t’i heqë kthetrat nga pushteti i drejtësisë dhe kur kemi marrë vendimin historik si shumicë për ta luftuar pandëshkueshmërinë kudo ku ajo shfaqet, në të gjitha nivelet.
    Dhe sot mund të themi me plot gojën që në Shqipëri nuk ka të paprekshëm. Dhe ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe nje politike të vjetër që vazhdon që me akuza penale në drejtim të kundërshtarëve të bëjë politikën e ditës. Ne nuk e bëjmë këtë. Secili mban përgjegjësi para ligjit, të gjithë, secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet dhe para elektoratit të vetë.” – tha, mes të tjerash, Spiropali.

  • “Njerëzit e kanë humbur interesin për PD-në”, Kalaja ‘godet’ opozitën: Demokratët janë të rraskapitur nga humbjet

    “Njerëzit e kanë humbur interesin për PD-në”, Kalaja ‘godet’ opozitën: Demokratët janë të rraskapitur nga humbjet

    Ditën e djeshme në 5 bashki të vendit u zhvilluan vendoret e pjesshme, të gjithë të fituara nga Partia Socialiste, me një diferencë të madhe në vota nga kandidatët e pavarur, por me një numër të ulët votash për shkak të pjesëmarrjes së paktë të zgjedhësve në proces.
    Ish-kandidati i opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, i ftuar në një studio televizive, tha se në Shqipëri duhet të hapet debati për të kthyer me detyrim ushtrimin e votës. Kalaja u shpreh se Vlora, me një pjesëmarrje prej 12.5%, ka prodhuar vota sa për dy mandate deputeti, por jo për të legjitimuar një kryetar qyteti.
    “Kemi parasysh që nuk kishte interesa nga qytetarët. Qytetarët largohen nga politika. Kjo vjen se nuk kanë interes tek politika. Shumica nuk e dinin që kishte zgjedhje. Këto justifikimet që shiko se ishte ditë me shi, na fyejnë inteligjencës. Ta tresësh njeriun në ujë nga shiu… Po patën interes njerëzit kanë dalë jashtë në kushte dhe më të vështira.
    Tek PD është zhgënjyese pjesëmarrja në zgjedhje. Nuk ngjiti kandidati i shoqërisë civile. Kam parë disa reagimet ë disa kandidatëve që nuk i ka mbështetur PD. Nuk kishin legjitimitet këto zgjedhje. Të votojnë 12.5% i bie me u zgjedh një kryeplak, jo një kryetar bashkie. Ndoshta Shqipërisë i ka ardhur momenti të votojnë me detyrim. Sundimi i pakicës mbi shumicën quhet tirani. Edhe në zgjedhjet e 11 majit nuk kemi pasur ndonjë pjesëmarrje të lartë. Vlora që është korpusi i votave, ka nxjerrë dy mandate deputeti. Njerëzit e kanë humbur interesin se çfarë thotë PD. Ato që humbën në bashki, duhet të dilnin të mbanin ndonjë përgjegjësi”, tha Kalaja.
    Kalaja gjithashtu ka komentuar dhe ligjin për barazinë gjinore, duke thënë se nëse do të ishte në parlament, do të bënte gjithçka për të ndaluar mazhorancën ta votonte.
    “Po të isha në parlament, jo do të ka votuar kundër, do të kisha bërë gjithçka që të ndaloja maxhorancën për ta votuar. Duhet t’i thuhej qartë që nëse votohet ky ligj, nuk do të marrim pjesë në jetën parlamentare. Do të ishte në nderin e çdokujt që të jepte votë kundër atij ligji. U futën në zgjedhje të pjesshme pa bërë analizë për procesin e 11 majit. E njëjta gjë do të ndodhte dhe me Tiranën”, tha demokrati.
    Duke analizuar pjesëmarrjen e ulët të të rinjve, Kalaja tha se është domosdoshmëri për t’i ftuar ata që të bëhen pjesë e politikës pasi ka humbur interesi në masë. Ndër të tjera Aulon Kalaja thotë se demokratët janë shumë të lodhur nga humbjet e një pas njëshme të opozitës.

  • A ka një fletëthirrje për Berishën për hetimet e ’21 Janarit’? Berisha e mohon dhe sulmon prokurorin

    A ka një fletëthirrje për Berishën për hetimet e ’21 Janarit’? Berisha e mohon dhe sulmon prokurorin

    sali berisha

    TIRANË- Kreydemokrati Sali Berisha ka reaguar në lidhje me hetimet për “21 Janarin” dhe paraqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha ka deklaruar për mediat se deri më tani nuk ka një fletëthirrje ndaj tij. Berisha sulmoi sulmuar prokurorin e çështjes, i cili sipas tij, më parë ia dërgon atë gazetarëve.
    “Nuk kam marrë asnjë fletëthirrje sepse Alfred Greca ua çon gazetarëve para se të ma çojë mua. Nga 2013 deri sot që Prokurorinë e ka në dorë Rama, është vetëm ai që ka penguar hetimin. Berisha ka kërkuar prokurorë ndërkombëtarë, ka kërkuar hetim. Jam i hapur për hetime, unë shkoj në çdo thirrje”,tha Berisha.

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dërguar fletëthirrje kreut të PD-së Sali Berisha për tu pyetur për 21 janarin. Ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00 si person që ka dijeni për ngjarjen. Fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, selinë e Partisë Demokratike dhe në banesën e Berishës./ZËRI

  • SPAK fletëthirrje për ’21 Janarin’/ Berisha: I hapur për hetime. Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar

    SPAK fletëthirrje për ’21 Janarin’/ Berisha: I hapur për hetime. Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar

    Kreu i PD-se Sali Berisha tha se ende nuk e ka marrë një fletëthirrje nga SPAK për 21 Janarin, por u shpreh i hapur për çdo hetim.
    “Unë nuk kam marrë asnjë fletëthirrje. Për fakti e thjeshtë se Alfred Greca ua jep gazetarëve para se të ma japë mua. Unë skam asnjë problem. Se unë jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushedo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike, Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar për hetimin e tyre. Nga 2013-ta deri më sot, është vetëm Edi Rama që ka penguar hetimin. Sali Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtar, hetim dhe fatmirësisht ka deklaratat e SHBA-ve ku zoti Shtaimer erdhi dhe ishte asistent i SHBA-ve dhe Contrimen që kërkuan hetime nga polici dhe organizatori. Organizatori dihet kush është. Jam i hapur të hetohet kjo ngjarje.”, tha ai.

  • Humbja e opozitës në 5 bashki/ Berisha nuk ndalet: Kjo qeveri nuk bën dot zgjedhje, farsa është farsë

    Humbja e opozitës në 5 bashki/ Berisha nuk ndalet: Kjo qeveri nuk bën dot zgjedhje, farsa është farsë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në pesë bashki të vendit, duke falënderuar kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen e tyre në garë.
    Berisha akuzoi qeverinë për manipulim të procesit, duke e cilësuar atë si një farsë elektorale.
    “I falënderoj kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen në zgjedhje. Kjo qeveri nuk bën dot zgjedhje. Farsa është farsë, manovra është manovër,” – deklaroi Berisha.
     
     
    Sipas tij, procesi zgjedhor i zhvilluar nuk përmbushi standardet demokratike dhe tregoi, siç tha ai, se “pushteti aktual nuk ka as vullnet e as aftësi për të organizuar zgjedhje të ndershme”.

  • Balluku e pandehur e SPAK/ Spiropali: Secili mban përgjegjësi para ligjit

    Balluku e pandehur e SPAK/ Spiropali: Secili mban përgjegjësi para ligjit

    Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka deklaruar sot se mazhoranca është e vendosur të luftojë pandëshkueshmërinë në të gjitha nivelet.
    E pyetur për ccështjet në hetim nga drejtësia, gjatë mbledhjes së Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Spiropali tha se në Shqipëri nuk ka të paprekshëm.
    “Për asnjë rast, nuk do na gjeni neve, dhe për asnjë arsye të sulmojmë prokurorë apo gjykatës, të komentojmë mbi çështje të posaçme, apo mbi çështje të drejtësisë.
    Kjo është një gjë që na ka ndarë që kur kemi ndërmarrë reformën në drejtësi, që kur kemi vendosur që pushteti politik duhet t’i heqë kthetrat nga pushteti i drejtësisë dhe kur kemi marrë vendimin historik si shumicë për ta luftuar pandëshkueshmërinë kudo ku ajo shfaqet, në të gjitha nivelet”, tha Spiropali.
     
    Ajo shtoi më tej se ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe nje politike të vjetër që vazhdon që me akuza penale në drejtim të kundërshtarëve të bëjë politikën e ditës
    “Ne nuk e bëjmë këtë. Secili mban përgjegjësi para ligjit, të gjithë, secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet dhe para elektoratit të vetë”, tha ministrja Spiropali.

  • Dëshmia e Christopher Hill: UÇK-ja nuk ishte strukturë me organizim hierarkik, nuk drejtohej nga Thaçi

    Dëshmia e Christopher Hill: UÇK-ja nuk ishte strukturë me organizim hierarkik, nuk drejtohej nga Thaçi

    Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë të pranishëm në sallën e gjyqit. 
    Avokati i Thaçit, Lluka Misetiç, pyeti Hillin se kur ishte përfshirë për herë të parë për zgjidhjen e tensioneve në Kosovë. Hill theksoi se “jam përfshirë për herë të parë në maj të vitit 1998”. 
    “Mora një telefonatë nga sekretarja e Shtetit e asaj kohe, Madeleine Albright, e cila më kërkoi që përveç detyrave të mia si ambasador amerikan në Maqedoni, të merrja përsipër edhe postin e të dërguarit të posaçëm në Kosovë”, tha ai. 
    I pyetur nga mbrojtja e Thaçit nëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte strukturë vertikale me organizim hierarkik, Hill tha “jo”.  Hill dëshmoi për takimin e tij të parë me Hashim Thaçin gjatë vitit 1998, duke e përshkruar atë si njeri që fliste “butësisht dhe në mënyrë të mendueshme”. 
    “Mu krijua përshtypja se ai ishte më shumë për një mjedis universitar sesa për një mjedis ushtarak”, tha Hill për takimin e parë me Thaçin. 
    I pyetur nëse kishte përshtypjen nëse Thaçi ishte person që kontrollonte UÇK-në, Hill thekoi se nuk kishte bazë për një gjë të tillë. 
    “Ai ishte në mesin e tre personave që erdhën, të cilët i takova. Por, nuk mu krijua përshtypja se ai ishte një person që në kishte kontroll këtë organizatë të madhe, ose që drejtonte atë. Nuk kishte asnjë bazë për këtë”, dëshmoi ai. 
    Hashim Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Kadri Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Jakup Krasniqi zëdhënës, ndërsa Rexhep Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm. 
    Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime. 
    Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë. 
    Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë. 
    Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët. 
    Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve.