Category: Politikë

  • Berisha komenton urdhrin e Trump: E kishte për Ramaduron dhe kartelet e drogës

    Berisha komenton urdhrin e Trump: E kishte për Ramaduron dhe kartelet e drogës

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi sot vendimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të shtyrë me të paktën një vit fuqinë e një urdhri ekzekutiv që ka të bëjë me gjendjen emergjente kombëtare në Ballkanin Perëndimor.

    Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha deklaroi se ky urdhër, në të cilin përmenden edhe individët e përfshirë në “korrupsion të rëndësishëm” do të ketë efekt mbi kryeministrin Edi Rama.Lexo edhe :Related Posts
    “Tre ditë para, kryeministri i Shqipërisë, nga media kryesore numër një e SHBA dhe e botës, u damkos Ramaduro. Tjetër, tre javë më parë, një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë solli këtu mesazhin e Ministrisë së Drejtësisë së SHBA me të cilin kërkon që Shqipëria të merret me kartelet e saj të drogës. Po për kë bien këto kambana? Pra, si të mos e shpallë atë presidenti Trump, Ballkanin një zonë të rrezikshme. Kjo është arsyeja. Kartelet po, Ramaduro po, janë të gjitha së bashku”, tha Berisha.

    Berisha komentoi edhe emërimin e anëtarit të kryesisë së PD-së, Genc Deromemaj në krye të Kadastrës së Vlorës, duke sqaruar se 10 ditë më parë zoti Deromemaj e ka njoftuar që do të largohej nga Partia Demokratike.
    “Kjo është një zgjedhje e tij dhe unë personalisht e kam thënë dhe e përsëris prapë, thelbin e lirisë e konsideroj të drejtën e zgjedhjes së njeriut. Ai ka bërë një zgjedhje, ka marrë një funksion, ka marrë një post, të cilin një demokrat nuk e merrte kurrë, por zgjedhja është e tij”, tha Berisha.
    Genc Deromemaj ka garuar me PD për bashkinë e Vlorës në vitin 2015. Ai ka qenë edhe kryetar i degës së PD-së në këtë qytet. Në shtatorin e vitit 2021 Deromemaj ishte ndër të parët që doli kundër Lulzim Bashës dhe u bashkua me lëvizjen e Sali Berishës.
    Ai u zgjodh në kryesinë e PD në vitin 2022 dhe në këshillin kombëtar. Pas publikimit të lajmit se Genc Deromemaj u emërua drejtor i Kadastrës së Vlorës, PD e ka hequr emrin e tij nga lista e anëtarëve të kryesisë edhe pse emri i tij mbetet ende tek anëtarët e Këshillit Kombëtar./vizionplus.tv

  • Sherri me batuta për një votë! Erion Braçe akuzon KAS për standard të dyfishtë, Braho: Bëj ankesë

    Sherri me batuta për një votë! Erion Braçe akuzon KAS për standard të dyfishtë, Braho: Bëj ankesë

    Një fletë votimi ku një votues kishte shfrenuar fantazinë u përdor nga socialisti Erion Braçe si argument për të akuzuar KAS-in për standard të dyfishtë.

    Vendimi për të shpallur të pavlefshme këto fletë votimi në Tiranë u konsiderua nga kandidati socialist si i padrejtë, pasi vetëm pak ditë më parë, zemra e dashurisë në kuadrat ishte cilësuar nga KAS si votë e vlefshme për Partinë Socialiste.
    Erion Braçe: “Përse një vullnet i shprehur me topin e Mato Grudës është konsideruar i pavlefshëm? Përse KAS këtë shenjë e quan të pavlefshme?! Pse zemra është e vlefshme dhe topi i Matos jo? Më në fund dje, një mik që arkivon, më dërgoi elektronikisht manualin e KQZ-së për votë të pavlefshme! Në asnjë nga shembujt e KQZ-së, topi i Matos nuk e bën votën të pavlefshme. SHIHINI!”.
    Ankesa e kandidatit kishte mbërritur në tryezën e gjykatës së KQZ-së, ku në emër të pesë anëtarëve, për të replikuar me socialistin e revoltuar, doli Ledio Braho, i cili sarkazmës iu përgjigj me ironi.
    Ledio Braho: “Mua ma dërguan postimin e zotit Braçe. Vota ishte një shënim që kishte një organ gjenital mashkullor në fletën e votimit. Partia Socialiste, siç bëri edhe disa ditë më parë kur bëri një kërkesë, mund t’i drejtohet KAS-it me një kërkesë tjetër dhe të kërkojë që çdo votë që ka një organ gjenital mashkullor apo femëror të konsiderohet nga KAS si e vlefshme, dhe ne do të shprehemi me vendim, siç u shprehëm edhe në rastin e parë”.
    Votat në rinumërim po humbasin jo vetëm te të majtët, por edhe te të djathtët. Në radhët e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti konsiderohet nga KQZ si kampion i votave të padrejta. Anëtari i propozuar në KAS nga opozita kishte një përgjigje edhe për shqetësimin e doktorit kandidat.
    Ledio Braho: “Kur nisi ky proces, nisi me pretendime për trafikim prej mijëra votash, kryesisht nga kandidatët – pa dashur t’i vë emrin – por duket qartë që bëhet fjalë vetëm për pretendime për “bishta kryqesh”: pra, është bishti brenda kutisë apo jashtë kutisë? Është qendra e kryqit mes dy kutive apo brenda një kutie? Për aq kohë sa nuk ka pasur një trafikim masiv sa i përket kandidatëve apo subjekteve, unë besoj se tani askush nuk mund ta bëjë pis procesin e numërimit”.
    Praktika e vlerësimit të KAS-it ka ngjallur pakënaqësi në radhët e kandidatëve, pasi shprehja e vullnetit me metoda kreative nuk është cilësuar gjithmonë si e gabuar.
    Ashtu siç ishte edhe një votë tjetër, ku në vend të “X” apo kryqit ishte shkruar fjala buf, por që u vlerësua si votë e vlefshme.

    Top Channel

  • Celibashi shpërndan mandatet në 4 qarqe të para pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor

    Celibashi shpërndan mandatet në 4 qarqe të para pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor

    Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të mos pranuar kërkesën e koalicionit të Partisë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka shpërndarë mandatet për 4 qarqet e para.

    Kështu, 24 deputetët e parë në qarqet, Kukës, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë tashmë janë një hap më pranë Parlamentit. Në qarqet Lezhë dhe Kukës, Partia Demokratike ka rezultuar fituese ku ka përkatësisht 4 dhe 2 deputetë, ndërkohë në Korçë dhe Gjirokastër fituese rezulton PS, me 6 dhe 3 deputetë.

    Nga ana tjetër rezultati në qarkun Elbasan nuk është certifikuar ende, pasi çështja është në KAS, ndërsa qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës presin rinumërimin e votave.

  • ‘PD ka vjedhur vetveten’, Adriana Kalaja akuza të rënda ndaj Berishës: Në parti ka manipulime dhe…

    ‘PD ka vjedhur vetveten’, Adriana Kalaja akuza të rënda ndaj Berishës: Në parti ka manipulime dhe…

    Ish-kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Adriana Kalaja, ka reaguar ashpër ndaj procesit të rinumërimit të votave, duke akuzuar hapur bashkëkandidatët e saj në PD për manipulime të brendshme.
    “Nuk mund të akuzosh komshiun se të ka vjedhur, ndërkohë që ti vjedh familjen tënde,” shkroi Kalaja në një postim të drejtpërdrejtë, duke iu referuar debatit të brendshëm brenda forcës politike për vjedhje votash mes kandidatëve.
    Sipas saj, nuk është Edi Rama që ka vjedhur votat në këto zgjedhje, por vetë kandidatët demokratë kanë konsumuar akte të tilla mes njëri-tjetrit, duke rrënuar besimin në integritetin e garës.
    “Natën e mirë, e pafshi ëndrra me rinumërime,” vijon Kalaja me ironi.
    Ajo thekson gjithashtu se gjatë gjithë fushatës ka vepruar e vetme, pa mbështetje logjistike apo financiare nga partia. “Të flasësh me superlativa për dikë që thjesht po bën punën, madje paguhen mjaftueshëm mirë për ta bërë atë […] e të mos guxosh të përmendësh dikë që jo vetëm nuk paguhet, por çdo gjë e bën VETËM me shpenzimet e veta, tregon se gjendja nuk është aq keq. Është edhe më keq,” shkruan Kalaja në një tjetër pasazh.

  • NATO miraton planin e ri të shpenzimeve në mbrojtje me 5%, Rusia kërcënim për sigurinë

    NATO miraton planin e ri të shpenzimeve në mbrojtje me 5%, Rusia kërcënim për sigurinë

    Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s, të mbledhur në Samitin që po mbahet në Hagë, shprehën mbështetjen për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% dhe rikthesuan angazhimin e tyre për të mbrojtur nga sulmet njëri-tjetrin.
    Po ashtu u miratua objektivi për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, një përgjigje ndaj kërkesës së Trump dhe frikës së evropianëve se Rusia përbën një kërcënim në rritje për sigurinë e tyre pas pushtimit të Ukrainës.

    ”Të bashkuar përballë kërcënimeve dhe sfidave të thella të sigurisë, në veçanti kërcënimit afatgjatë që paraqet Rusia për sigurinë euroatlantike dhe kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit, aleatët angazhohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit në kërkesat thelbësore të mbrojtjes, si dhe në shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035, për të siguruar detyrimet tona individuale dhe kolektive, në përputhje me Nenin 3 të Traktatit të Uashingtonit.
    Investimet tona do të sigurojnë që të kemi forcat, aftësitë, burimet, infrastrukturën, gatishmërinë për luftë dhe qëndrueshmërinë e nevojshme për të penguar dhe mbrojtur në përputhje me tre detyrat tona kryesore të pengimit dhe mbrojtjes, parandalimit dhe menaxhimit të krizave dhe sigurisë bashkëpunuese”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

  • Deromemaj ‘habit’ Berishën, kreu i PD: Nuk më njoftoi…

    Deromemaj ‘habit’ Berishën, kreu i PD: Nuk më njoftoi…

    Largimi i Deromemajt/ Berisha: Investimin e ka pasur në PD, se si gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit, është puna e tij
    Ky person me një karrierë në PD, po që janë gjëra të zakonshme këto, nuk janë të jashtëzakonshme që njerëzit ndërrojnë parti si ky, para 10 ditëve ka dërguar një mesazh ku më informon se do largohet nga aktiviteti politik përgjithmonë. Në fakt nuk ka pasur një aktivitet, për arsye të veta, nuk e di domethënë. Por kjo është një zgjedhje e tij dhe unë personalisht e kam thënë dhe e përsëris prapë, thelbin e lirisë e konsideroj të drejtën e zgjedhjes së njeriut. Ai ka bërë një zgjedhje, ka marrë një funksion, ka marrë një post, të cilin një demokrat nuk e merrte kurrë, por zgjedhja është e tij… …Nuk kam dijeni për asnjë rast tjetër. Nuk kam dijeni, por rasti i tij është evident. Nuk më njoftoi se do merrte një funksion në një vend ku rrinë nga 3 muaj zakonisht, në Vlorë. Por është zgjedhja e tij, kaq është ajo. Investimin ai e ka pasur në PD, se si gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit, është puna e tij, nuk kam dijeni.

  • Zgjedhjet e 11 Majit, KQZ iu jep mandatin deputetëve të qarqeve Kukës, Korçë, Lezhë e Gjirokastër

    Zgjedhjet e 11 Majit, KQZ iu jep mandatin deputetëve të qarqeve Kukës, Korçë, Lezhë e Gjirokastër

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar mandatet e deputetëve të rinj të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit për qarqet Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër.
    Dhënia e mandateve për këto qarqe u bë pas miratimit të tabelave përmbledhëse dhe pas shqyrtimeve të ankimimeve nga subjektet politike, ku KAS vendosi lënien në fuqi të vendimeve të miratuara nga KQZ për rezultatin e zgjedhjeve. Mandatet do të hyjnë në fuqi me legjislaturën e re në Kuvendin e Shqipërisë.
    Konkretisht KQZ iu dha mandatet deputetëve:
    Qarku Kukës
    Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë e Madhështore:
    Flamur Hoxha
    Isuf Çela
    Partia Socialiste
    Eduard Shalsi
    Qarku Korçë
    Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë e Madhështore:
    Ivi Kaso
    Ledina Alolli
    Bledjon Nallbati
    Fidel Kreka
    Partia Socialiste:
    Niko Peleshi
    Romina Kuko
    Genti Lakollari
    Ilirian Pendavinji
    Bledi Çomo
    Besa Spaho
    Qarku Lezhë
    Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë e Madhështore:
    Agron Gjekmarkaj
    Elda Hoti
    Gjin Gjoni
    Kastriot Piroli
    Partia Socialiste:
    Ulsi Manja
    Ermal Pacaj
    Admir Kadeli
    Qarku Gjirokastër
    Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë e Madhështore:
    Tritan Shehu
    Partia Socialiste:
    Mirela Furxhi
    Tërmet Peçi
    Pirro Dhima

  • Balliu: Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini, SPAK i verbër, nuk shikon paratë që i shkojnë krimit prej qeverisë

    Balliu: Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini, SPAK i verbër, nuk shikon paratë që i shkojnë krimit prej qeverisë

    Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka denoncuar kapjen e shtetit nga Hajrët dhe Troplinët dhe mosveprimin e SPAK ndaj krimit të organizuar.

    ‘Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini, SPAK i verbër, nuk shikon paratë që i shkojnë krimit prej qeverisë e cila është bashkëpunëtore’, deklaroi Balliu nga selia blu.

    Deklarata e Shefit të Organizimit në PD, Klevis Balliu:

    Nëse ka një emër që mjafton për të kuptuar gjendjen e mjerueshme të drejtësisë në Shqipëri, ai është Altin Hajri, një nga figurat më të errëta të botës së krimit të organizuar në vend, i shpallur në kërkim ‘me letra’ nga SPAK.

    Në realitet ai vijon aktivitetin i lirë dhe i papenguar.

    Pavarësisht se është zyrtarisht në kërkim për përfshirje në vepra të rënda penale, Altin Hajri, duke përdorur emrin dhe firmën e bashkëshortes, përfiton leje ndërtimi përmes të cilave pastron paratë e krimit dhe shton milionat.

    Është i njëjti person që, siç zbulojnë komunikimet e SKY EÇ, ka ndikuar drejtpërdrejt në përpilimin e listave të deputetëve të Partisë Socialiste në Durrës. Altin Hajri e ‘ngjiti’ Ergys Çyrben nga vendi i pestë në të tretin. Ky ishte shpërblimi  për faktin se Çyrbja e kishte fshehur gjatë kohës që ai kërkohej për një vrasje që dyshohet të ketë kryer.

    SPAK që ka shpallur në kërkim burrin, nuk e vë dot re se gruaja bën ‘biznes’ e pashqetësuar?

    Në zgjedhjet e fundit, SPAK dërgoi me bujë ‘task-forca’ në 12 qarqe, por nuk pa asgjë, nuk pa blerje votash, nuk pa presione, nuk pa dosje që prisnin arrestime.

    Madje fletëarrestet për një tjetër ‘padrino’ në Durrës, Troplinët e shumënjohur, u shpallën pasi zgjedhjet përfunduan.

    Sot Ergys Cyrbja ndodhet në burg, por krimi ka përfaqësues të tjerë në Partinë Socialiste. Ndaj edhe paratë e krimit nuk preken, por u lejohen kanale që t’i pastrojnë, siç është rasti i gruas ndërtuese të Hajrit.

    Kjo është një situatë alarmante për sigurinë kombëtare.

    Janë pikërisht këto raste, Altin Hajri dhe Troplini – që tregojnë se krimi nuk është thjesht një problem në Shqipëri. Krimi është një strukturë paralele pushteti, e mbështetur dhe e ushqyer nga qeveria dhe drejtësia e kapur.

    Partia Demokratike denoncon me forcë këtë bashkëpunim të hapur midis krimit të organizuar dhe pushtetit politik. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, institucioneve ndërkombëtare dhe partnerëve strategjikë të mos heshtin përballë këtij procesi të rrezikshëm të kriminalizimit të shtetit shqiptar.

  • E braktisi për të marrë drejtimin e Kadastrës së Vlorës, Berisha zbulon mesazhin që mori nga Deromemaj: Një demokrat…

    E braktisi për të marrë drejtimin e Kadastrës së Vlorës, Berisha zbulon mesazhin që mori nga Deromemaj: Një demokrat…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar largimin e Genc Deromemajt nga kryesia e PD-së për të marrë drejtimin e Kadastrës së Vlorës.
    Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se Deromemaj e kishte njoftuar më herët për tërheqjen nga politika aktive.
    “Ky person, me një karrierë në PD, para 10 ditëve më ka dërguar një mesazh, ku më informoi se do të largohej nga aktiviteti politik përgjithnjë. Kjo është zgjedhja e tij dhe unë thelbin e lirisë konsideroj të drejtën e zgjedhjes. Ka marrë një post, që një demokrat nuk do e merrte kurrë, por zgjedhja është e tij”, tha Berisha.

  • Rama dhe Rutte shkëmbejnë batuta përpara shkrepjes së fotove zyrtare

    Rama dhe Rutte shkëmbejnë batuta përpara shkrepjes së fotove zyrtare

    Si zakonisht, Kryeministri Edi Rama dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shkëmbyen disa batuta para se të pozonin për fotot zyrtare në Samitin e Aleancës.
    Në një video të postuar nga Rama në rrjetet sociale, Rama dhe Rutte duken mjaft të buzëqeshur.