Category: Politikë

  • Trump ia vulosi fatin e “non gratës” dje, Berisha: E ka me Ramaduron dhe kartelet e tij!

    Trump ia vulosi fatin e “non gratës” dje, Berisha: E ka me Ramaduron dhe kartelet e tij!

    Sali Berisha është shprehur se Presidenti amerikan Donald Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme, për shkak të qeverisë së Edi Ramës dhe karteleve të drogës, që sipas kreut të PD-së, kontrollohen nga kryeministri.
    Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në një deklaratë për media, ku tha se Rama u damkos nga media numër një e SHBA-së dhe e botës.
    Ai shtoi gjithashtu se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka shkatërruar procesin zgjedhor të 11 majit.
    Kujtojme se dje, Donald Trump shtyu vendimin e Joe Biden per personat e shapllur non-grata ne Ballkan, mes tyre Berisha dhe Dodik i Republika Sprska. Arsyetimi ishte se Ballkani ende ka persona qe rrezikojne sigurine e SHBA. Mirepo ja cfare thote Berisha sot:
    Ramaduro! Ramaduro.
    Çfarë komenti tjetër do?
    Tre ditë para, kryeministri i Shqipërisë, nga media kryesore numër një e SHBA dhe e botës, u damkos Ramaduro.
    E kupton vetë!
    Tjetër, tre javë më parë, një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë solli këtu mesazhin e Ministrisë së Drejtësisë së SHBA me të cilin kërkon që Shqipëria të merret me kartelet e saj të drogës.
    Po për kë bien këto kambana?
    A është folur ndonjëherë për kartele droge në Shqipëri? Nuk është folur kurrë.
    A është cilësuar ndonjëherë Edi Rama si Ramaduro? Unë e kam cilësuar Noriega, por njerëzit e kanë harruar Noriegën tani. As 3 përqind e njerëzve nuk e dinë se ç’është Noriega.
    Kështu që mund të them se epiteti im nuk ngjiti.
    Ramaduro në vend, e kapi, e shpalli media numër një e botës.
    Pra, si të mos e shpallë atë presidenti Trump, Ballkanin një zonë të rrezikshme.
    Kjo është arsyeja.
    Kartelet po, Ramaduro po, janë të gjitha së bashku.

  • Anëtari i Kryesisë së PD në krye të Kadastrës së Vlorës, Berisha tregon mesazhin që i erdhi nga Deromemaj: Një demokrat s’do e merrte kurrë atë post

    Anëtari i Kryesisë së PD në krye të Kadastrës së Vlorës, Berisha tregon mesazhin që i erdhi nga Deromemaj: Një demokrat s’do e merrte kurrë atë post

    Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp, komentoi vendimin e Genc Deromemajt, që la kryesinë e PD-së për të marrë drejtimin e Kadastrës së Vlorës.

    “Ky person, me një karrierë në PD, para 10 ditëve më ka dërguar një mesazh, ku më informoi se do të largohej nga aktiviteti politik përgjithnjë. Kjo është zgjedhja e tij dhe unë thelbin e lirisë konsideroj të drejtën e zgjedhjes. Ka marrë një post, që një demokrat nuk do e merrte kurrë, por zgjedhja është e tij”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Rinumërimi në Tiranë/ Alimehmeti nga PD dhe Ervin Hoxha nga PS me numrin më të madh të votave të padrejta, Metës i hiqen 62 vota

    Rinumërimi në Tiranë/ Alimehmeti nga PD dhe Ervin Hoxha nga PS me numrin më të madh të votave të padrejta, Metës i hiqen 62 vota

    Rinumërimi i votave në Tiranë ka zbuluar edhe trafikimin e fletëve të votimit brenda listës preferenciale të kandidatëve.

    Në listën e Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, pretendonte se shumë vota të tij kishin kaluar te kandidatët e tjerë.
    Por ajo që rezulton deri më tani nga rinumërimi është fakti që Alimehmeti në procesverbal rezulton të ketë 90  vota më shumë se çfarë kishte realisht në kuti. Ai rezulton me numrin më të madh të votave të padrejta nga lista e opozitës.
    Në radhët e demokratëve, kandidatët me më shumë vota në procesverbal se në kuti janë Petrit Gjorgji me 35 vota, Myslym Murrizi me 51 vota, Kreshnik Çollaku me 34 vota dhe Ilir Metaj me 63 vota.
    Ndërkohë që rivalja e Alimehmetit për të hyrë në listën fituese, Jorida Tabaku ka 64 vota më shumë në procesverbal, sesa në kuti.
    Kandidatët demokratë më të “persekutuar” në numërimin e parë kanë qenë Salvador Kaçaj me -34 vota, Arjan Hoxha me -17  vota, dhe Asllan Dogjani -17.
    Sa i përket Partisë Socialiste, ministri Ervin Hoxha ka 255 vota më shumë, Xhemal Qefalia ka 128 vota më shumë, ministri Blendi Gonxhja 104, kandidatja për deputete Kejsi Elezi me 112, Fatmir Xhafaj rezultojnë me 131 vota më shumë në procesverbalë se sa kishin në kutinë e votimit dhe Erion Braçe me 142 vota plus.
    Në listën e hapur të PS-së, në garë deri në fund ishin Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka. Por rinumërimi deri tani, duket se nuk e ndryshon faktin që Xhaçka vijon të mbajë mandatin e deputetes, ndonëse Gjylametit i shtohen 22 vota, ndërsa Xhaçkës i hiqen 45.
    Nga kandidatët e PS-së, më i “persekutuari” nga numëruesit deri tani rezulton Etjen Xhafaj -33.

    Kandidatët e koalicionit PD – ASHM

    Top Channel

  • Samiti i NATO-s, Rama mes liderëve botërorë, publikon foton familjare nga nisja e punimeve në Hagë

    Samiti i NATO-s, Rama mes liderëve botërorë, publikon foton familjare nga nisja e punimeve në Hagë

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër foto familjare të liderëve në samitin e NATO-s që po mbahet në Hagë.

    Kreu i qeverisë është fotografuar në rreshtin e parë, krah kryeministrit të Belgjikës, Alexander De Croo.
    Liderët e vendeve të NATO-s u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe Kryeministri i Mbretërisë së Holandës, Dick Schoof.
    Fokusi i këtij samiti do të jetë tek një sërë çështjesh të rëndësishme me të cilat përballet aleanca. Rritja e investimeve në mbrojtje është tema më e rëndësishme si edhe mbështetja ndaj Ukrainës.

    Top Channel

  • Berisha: Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme për shkak të Ramaduros dhe karteleve të tij

    Berisha: Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme për shkak të Ramaduros dhe karteleve të tij

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar vendimin e fundit të ShBA për të shtyrë edhe me një vit gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor.

    ‘Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme për shkak të Ramaduros dhe karteleve të tij’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët në selinë blu.

    Berisha: Ramaduro! Ramaduro.

    Çfarë komenti tjetër do?

    Tre ditë para, kryeministri i Shqipërisë, nga media kryesore numër një e SHBA dhe e botës, u damkos Ramaduro.

    E kupton vetë!

    Tjetër, tre javë më parë, një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë solli këtu mesazhin e Ministrisë së Drejtësisë së SHBA me të cilin kërkon që Shqipëria të merret me kartelet e saj të drogës.

    Po për kë bien këto kambana?

    A është folur ndonjëherë për kartele droge në Shqipëri? Nuk është folur kurrë.

    A është cilësuar ndonjëherë Edi Rama si Ramaduro? Unë e kam cilësuar Noriega, por njerëzit e kanë harruar Noriegën tani. As 3 përqind e njerëzve nuk e dinë se ç’është Noriega.

    Kështu që mund të them se epiteti im nuk ngjiti.

    Ramaduro në vend, e kapi, e shpalli media numër një e botës.

    Pra, si të mos e shpallë atë presidenti Trump, Ballkanin një zonë të rrezikshme.

    Kjo është arsyeja.

    Kartelet po, Ramaduro po, janë të gjitha së bashku.

  • Zgjedhjet e 11 majit / Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

    Zgjedhjet e 11 majit / Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

    Në një deklaratë ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ashpër qeverinë shqiptare për manipulim masiv të zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar procesin si një farsë elektorale të dirigjuar nga një “parti-shtet”. Duke iu referuar raportit të delegacionit të Këshillit të Europës, Berisha theksoi se rekomandimet ndërkombëtare janë dërrmuese për legjitimitetin e zgjedhjeve, duke përfshirë kritika për përdorimin politik të institucioneve si SPAK dhe për abuzimin me votën e diasporës. Ai publikoi gjithashtu të dhëna mbi dhënien e mijëra lejeve të legalizimit në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, të cilat, sipas tij, përfaqësojnë një formë të blerjes së votës nga qeveria në prag të zgjedhjeve.
    Fjalimi i plotë:
    “Në Strasburg, raporti i delegacionit të Këshillit të Europës që observoi zgjedhjet, ndërhyrjet që u bënë, ishin një damkosje e re e madhe e farsës elektorale të 11 Majit. Rekomandimet e këtij raporti, siç theksova dje, janë asgjësuese. Në këto rekomandime janë ndarja e partisë nga shteti. Pra konfirmohet se në Shqipëri funksionon partia shtet dhe shteti elektoral. Rekomandohet reformimi i Skapit, duke konfirmuar në këtë mënyrë tezën se ai që quhet Spak, nuk është asgjë tjetër veçse një Skap i partisë, bashkautor në krimin e madh elektoral ndaj shqiptarëve. Zhvlerësohet në tërësi, apo thotë të analizohet, vota e diasporës, e cila siç e patë ju, është shtetëzuar.
    Natyrisht ndërhyrjet brutale në procesin e farsës elektorale ishin të shumëllojta, por edhe njëherë, në çdo vend dhe në çdo shtet, një proces zgjedhor asgjësohet dhe shndërrohet në farsë elektorale kur partia bëhet shtet dhe shteti parti. Ky është kushti i të gjitha kushteve për të asgjësuar procesin e drejtë zgjedhor, për ta shndërruar atë në farsë. Ky është kushti më themelor. Në rastin konkret, sot do paraqes para jush abuzimin masiv me pushtetin ekzekutiv të agjencive të shtetit elektoral për të blerë vota në shkelje flagrante me ligjet e vendit dhe parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të drejta. Këtu jemi tek Fresku. Këta kriminelë elektoralë po ndajnë atyre certifikata pronësie, leje legalizimi.
    Është vetëm pak ditë para fushatës elektorale. Publikisht! Natyrisht janë në mbrojtjen e plotë të Altin Troplinit dhe Skapit të partisë. Një kujtesë ligjore; neni 91 i Kodit Zgjedhor, pika 4 thotë, katër muaj para datës së zgjedhjeve, ndalohet propozimi, miratimi apo nxjerrja e akteve ligjore që parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë si: rritje pagash e pensionesh, mbështetje ekonomike ose sociale, ulje apo heqje taksash, amnisti fiskale, dhënie pasurish apo shpërblimesh. Kjo tabelë paraqet totalin e legalizimeve pikërisht në harkun kohor të ndaluar me ligj.
    Në harkun kohor të ndaluar me ligj, në qarqet e vendit u realizuan, në Berat 419 legalizime, në Dibër 123 legalizime, në Durrës 928 legalizime, në Fier 801 legalizime, Gjirokastra 98, Kukësi 124 legalizime, Tirana 1931 legalizime, Vlora 590 dhe Lezha 116. Në total janë dhënë 6 mijë legalizime. Imagjinoni këto, minimumi 3 gjer në 5 vota, se sa u blenë vetëm me lejet e legalizimit,” tha Berisha.

  • FOTOLAJM/ Darka e mikpritjes së liderëve të NATO-s nga familja mbretërore holandeze, Rama dhe Zelensky ‘marrin’ vëmendjen

    FOTOLAJM/ Darka e mikpritjes së liderëve të NATO-s nga familja mbretërore holandeze, Rama dhe Zelensky ‘marrin’ vëmendjen

    Publikohet fotoja familjare nga darka në pallatin mbretëror holandez Huis Den Bosch, me çiftin mbretëror si pritës, ku ishin të pranishëm liderët e vendeve anëtare të NATO-s në kuadër të samitit që po mbahet në Hagë. Fotoja është ndarë edhe nga kryeministri Edi Rama në rrjete sociale.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “FOTO FAMILJARE e darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s”, shkruan Rama. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Presidenti amerikan, Donald Trump shfaqet me një kostum në nuanca blu, krah të cilit ndodhet homologu turk Rexhep Tayip Erdogan. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili që kur Rusia nisi luftën është shfaqur me veshje në ngjyrë ushtarake,  ka “thyer” rregullin dhe është shfaqur me kostum.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Kreu i qeverisë shqiptare ‘spikat’ me kostumin në bezhë, ndërsa është i pozicionuar në fund të radhës për shkak edhe të gjatësisë së tij. Ai shfaqet krah të homologut të tij hungarez, Victor Orban.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • “S’ka trafikim masiv votash”, Braho i PD: Po tentohet të bëhet pis procesi i rinumërimit

    “S’ka trafikim masiv votash”, Braho i PD: Po tentohet të bëhet pis procesi i rinumërimit

    Procesi i rinumërimit po tregon se nuk ka pasur trafikim masiv votash, deklaroi Ledio Braho, anëtar i Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ-së.
    Kur u kuptua se nuk mund të bëhet pis i numërimit fillestar, deklaroi ai, po tentohet të bëhet e njëjta gjë me rinumërimin, duke iu referuar ankesave të kandidatëve të ndryshëm.
    “Vihet re se nga postimet bëhet fjalë për bishta kryqesh çka tregon se ka të bëjë me interpretim votash dhe jo trafikim votash. Tani nuk mund ta bëjë pis procesin e rinumërimit. Kemi vënë re disa raste, momenti i hedhjes në sistem mund të sjellë ngatërrim votash. Kjo për mua në rastin më të mirë është gabim njerëzor”, tha Braho.

  • Ironia e Murrizit: Bombardimet në Izrael e Iran nuk ndalen pa mbaruar rinumërimet në Tiranë, luftën mund ta ndalë vetëm Ilirjan Celibashi

    Ironia e Murrizit: Bombardimet në Izrael e Iran nuk ndalen pa mbaruar rinumërimet në Tiranë, luftën mund ta ndalë vetëm Ilirjan Celibashi

    Myslim Murrizi ka ironizuar zhvillimet e fundit në botë, por dhe në Tiranë, ku prej disa ditësh ka nisur rinumërimi i votave.
    “Pas 12 diteve lufte mes Izraelit dhe Amerikes kundra Iranit (Palestines, Jemenit, Libanit, Egjyptit, Jordanisë, Sirisë), filloi “ armepushimi” por qe u “ prish” po thone mediat se ka vazhduar bombardimi
    Izraeli thote qe Irani nuk e zbatoi armepushimin por ka goditur me raketa Izraelin.
    Teherani e mohon qe te kete goditur Izraelin dhe me gjasa mund te kete qene ndonje rakete “qorre”
    Sipas Ndrek Luces tek filmi operacioni i zjarrit me duket se “këtu ka tradhti burra”
    Sipas “informacioneve” te SHISH dhe vete kryetares se ketij sherbimi qe po “mban te informuar” sa MOSSAD, aq edhe CIA, nuk do te ndalen bombardimet ne Izrael e Iran pa mbaruar rinumerimet ne Tiranë.
    Keshtu qe sipas kesaj llogjike luften ne Lindjen e Mesme mund ta ndali vetem Çelibashi.
    Po ashtu “mesohet” se ndaj presidentit Trump ka “nisur hetimet” prokurori i SPAK, Ben Kraja, per dy vepra penale, ate te kalimit te paligjshem te kufirit njelloj siç denoi Arben Luçin qe u kap ne Vore ne korrik 1990, dhe per prishje te moralit komunist, njelloj siç denoi Andrea Filip Daija po ne korrik te vitit 1990.
    Pra perfundimisht paqa dhe qetesia boterore “eshte” ne duart e Çelibashit dhe Krajes.
    Te tjeret lodhen kot me deklarata apo marreveshje se asgje nuk ndalojne dot”, shkruan me ironi Murrizi.

  • Ministrat Kumbaro dhe Hoxha inspektim në Vlorë për sezonin turistik: Vëmendje ndaj respektimit të hapësirave publike dhe ndotjes mjedisore

    Ministrat Kumbaro dhe Hoxha inspektim në Vlorë për sezonin turistik: Vëmendje ndaj respektimit të hapësirave publike dhe ndotjes mjedisore

    Vijoi në Vlorë turi i inspektimeve të minsitres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në bregdet, e shoqëruar nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha.

    Ministrja Kumbaro u ndal në Lungomare, për të parë modelin e një plazhi publik të ndërtuar nga bashkia, pa pagesë, nga ku theksoi se edhe në plazhet e menaxhuara, vija e parë do të jetë e dedikuar për publikun.
    “Kemi pasur sot një ankesë në Radhimë, ku Agjencia Kombëtare e Bregdetit me Policinë Bashkiake kanë shkuar dhe kanë vendosur gjobë dhe në rast se do të përsëritet, do të prishen kontratat. Ato që janë kritere, nuk i kemi vetëm për në letër, por i kemi për t’i zbatuar, kështu që dy muaj do të jemi në krye të detyrës ditë e natë”, sqaroi ministrja Kumbaro.

    Gjatë inspektimit, ministrja u takua edhe me përfaqësues të biznesit të hotelerisë, ku u la porosi respektimin e distancës publike nga vija e detit:
    “Të gjithë ata që marrin një stacion plazhi, në një plazh ranor kanë detyrimin të lënë distancën deri tek vija e bregdetit, 7.5-8 metra në funksion të kujtdo tjetër që do jo vetëm mund të shëtisë, por të vendosë edhe peshqirin e tij. Nëse do të ketë shërbimin tuaj, mund të marrë shërbimin tuaj. Në bregdetin që është më i ngushtë siç është përgjithësisht bregdeti Jon duke filluar nga Jonufri, Radhima dhe më tutje, kjo distancë, nga buza e detit, radha e parë është 2.5-3 metra sepse janë plazhet më të ngushta, nuk ka atë lloj gjerësie siç është këtu, por buza e detit është gjithmonë e drejtë e çdo njeriu të rrijë, të lahet, të pushojë”, vijoi më tej minsitrja Kumbaro.
    Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha nga ana tjetër, u shpreh se në bazë të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit, punonjësit e policisë do të jenë në terren në shërbime 12 orarëshe, edhe për çështje të ndotjes së mjedisit.“Punonjësit e policisë do të jenë në dispozicion edhe për çështjet e mjedisit, për çështje të zhurmave, për lehtësimin e qarkullimit rrugor, për krime të ndryshme mjedisore, për të cilat do të merrent masa në mënyrë të menjëhershme, por edhe subjekteve që operojnë në zonat bregdetare, policia do t’u vijë në ndihmë për çdo lloj shqetësimi duke telefonuar numrat e vënë në dispozicion për sezonin e plazhit. Vjet kemi pasur një sezon shumë të mirë, me asnjë incident ose ngjarje kriminale”
    Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha u shpreh se bashkia po përfundon ndërtimin e një modeli të plazhi publik si ai i Lungomares, edhe në plazhin e vjetër të Vlorës.“Deri në fund të kësaj jave, do të kemi edhe një plazh të ngjashëm, me çadra, falas në plazhin e vjetër, për të cilin është informuar dhe publiku”.
    Në fund të inspektimit, ministrja u takua edhe me përfaqësuesve të operatorëve të pastrimit në bregdetin e Vlorës, për masat e marra lidhur me pastërtinë në plazhet publike, ku sipas rregullores së re, hapësira të tilla do jenë më të mëdha këtë vit.
    /vizioinplus.tv