Category: Politikë

  • Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS mbi 700 vota të padrejta në procesverbalë, Bashës dhe Dash Shehit i janë “zhdukur” votat nga numëruesit

    Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS mbi 700 vota të padrejta në procesverbalë, Bashës dhe Dash Shehit i janë “zhdukur” votat nga numëruesit

    Rinumërimi i kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.

    Prej ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.
    Por ç’ka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 419 vota, ndërsa PS-së 315 vota.
    Në vend të tretë për numrin e votave të padrejta renditet koalicioni Shqipëria Bëhet që ka 37 vota, të cilat do t’i hiqen pas rinumërimit, ndërsa Lëvizja Bashkë 33 vota.
    Subjekteve që pritet t’u shtohen votat pas rinumërimit, janë koalicioni i Bashës që i mungojnë 28 vota dhe koalicioni i Dashamir Shehit 5 vota.

    Top Channel

  • ‘Kush do i blejë kullat?’/ Gazeta gjermane: Arkitektët e huaj, që mblodhi Rama, të shqetësuar se po përdoren për pastrim parash

    ‘Kush do i blejë kullat?’/ Gazeta gjermane: Arkitektët e huaj, që mblodhi Rama, të shqetësuar se po përdoren për pastrim parash

    Para disa ditësh, Edi Rama mblodhi rreth 100 arkitektë të huaj në Tiranë për t’u paraqitur vizionin e tij për Tiranën e mbushur me kulla. Në këtë festival, të quajtur ‘Bukë dhe Zemër’ ishin të ftuar edhe shumë gazetarë të huaj. Kishte prej tyre që raportuan për lëvdata për këtë festival.

    Por gazeta gjermane ‘Die Zeit’ shkruan se ata ishin të shqetësuar se kush do i blinte këto kulla dhe se mos po përdoreshin për pastrim parash.

    “Atmosfera gjatë vijimit të festivalit “Bread-and-Heart” luhatet mes entuziazmit dhe shqetësimeve. Ndër të paqartat është, për shembull, se kush do të jetojë në të gjitha ato ndërtesa në fund të fundit, dhe si qëndron çështja e dyshimeve se mos kemi të bëjmë më shumë me pastrim parash në një nivel të lartë estetik. Shpresa, sidoqoftë, është që paratë e investuara do ta ngrenë nivelin e jetesës në qytet, në një formë apo një tjetër,” raporton gazeta.

    “Ata thonë se duan të ndërtojnë një qytet që bazohet te kurimi (përzgjedhja e kujdesshme), e jo te rregullimi; duan të krijojnë bukuri, dizajn dhe teknologji për njerëzit. Shqipëria ka aktualisht rreth 2.5 milionë banorë, prej të cilëve 600 mijë jetojnë në Tiranë. Vendi humbet vazhdimisht popullsi për shkak të emigrimit, ndërsa kryeqyteti fiton banorë. Deri në dhjetë milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit – një diasporë e madhe. Një tjetër shpresë është që përmes bumit ndërtimor do të futen para në vend, të cilat do të nxisin zhvillimin e Shqipërisë.

    Edhe kjo shpresë diskutohet në skaj të festivalit. Në Shqipëri, mbi dhjetë për qind taksa mbi gjithë buxhetin duhet të paguhen që në fillim të ndërtimit – ndjeshëm më shumë se në vende të tjera evropiane. Këto para shkojnë në arkën e shtetit. A është kjo një ide e mirë sepse zgjeron mundësitë financiare të shtetit? Apo është një ide e keqe sepse lejon ose legjitimon pastrimin e parave?

    Opozita rreth ish-kryeministrit Sali Berisha e konsideron këtë të fundit si fakt të kryer, sidomos pas arrestimit në shkurt të Erion Veliajt, kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe një të besuari të Edi Ramës, nën dyshimin për korrupsion,” shkruan gazeta.

    “Dhe kështu, në Tiranë dhe në pjesën tjetër të Shqipërisë – veçanërisht përgjatë bregdetit të lakmuar – ngrihen nga njëra anë pyetje mbi ekonominë politike, demokracinë dhe traditat, ndërsa nga ana tjetër, arkitektë të famshëm nga bota perëndimore debatojnë në një nivel të lartë estetik se si projektet ndërtimore dhe të prestigjit mund ta shtyjnë përpara një vend që në shumë aspekte mbetet ende i ngulitur në të kaluarën, drejt shekullit 21.

    Edi Rama, sidoqoftë, ka zgjedhur një rrugë kontradiktore, të cilën e ndjek me vetëbesim. Vitin tjetër arkitektët do të kthehen. Ndërkohë, do të ndërtohet shumë – shpejtësia është një premtim në Shqipëri. Godinat do të mbeten; mbetet për t’u parë se çfarë do të mbetet nga gjithë premtimet e tjera”, nënvizon media gjermane.

  • Liga e Arsimit të Lartë: Synojmë ta kthejmë Shqipërinë në një destinacion akademik

    Liga e Arsimit të Lartë: Synojmë ta kthejmë Shqipërinë në një destinacion akademik

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në vend po hapen kolegje dhe universitete të huaja të cilat sipas saj pritet ta kthejnë Shqipërinë në një destinacion akademik konkurrues në rajon dhe më gjerë.
    Duke folur në forumin e Ligës së Arsimit të Lartë “Gjon Durrahium”, Manasitirliu tha se po punohet për të pasur një tjetër universitet prestigjioz europian, Universitetin Compiegne të Francës që do të hapë kampusin e tij në Universitetin Politeknik të Tiranës.
    “Ajo që sot ne po përjetojmë në ekosistemin e arsimit të lartë është zhvillimi me ritme të shpejta sa i përket dimensionit të ndërkombëtarizimit dhe profilizimit të universiteteve. Universitetet private janë pjesë e rëndësishme e arsimit të lartë. Ata luajnë një rol komplementar dhe ecim në një hap duke zhvilluar kështu standarde më të mira të arsimit, duke e bërë arsimin e lartë motorr të zhvillimit të shoqërisë, motor të zhvillimit ekonomik, duke krijuar mundësinë që arsimi i lartë t’i përgjigjet sfidave të kohës, të krijojë dhe ndërtojë burime njerëzore të afta për t’iu përgjigjur tregut të punës jo vetëm atij kombëtar por edhe atij global. Sot ne kemi universitete të huaja të cilat kanë hapur degët e tyre në Shqipëri, Kolegjin e Europës që finalizoi përpara pak ditësh dhe vitin e parë akademik në kampusin e Tiranës, ndërkohë që kemi hapur për herë të parë një universitet i cili është i modelit të ri, Universiteti i Studimeve në Distancë të Spanjës që ka hapur kampusin e tij në Gjirokastër. Po punojmë fort për të pasur një tjetër universitet prestigjioz europian, Universitetin Compiegne të Francës që do të hapë kampusin e tij në Universitetin Politeknik të Tiranës”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
    Ajo u ndal dhe te nxitja e kërkimit shkencor dhe inovacionit:Universitetet janë baza e kërkimit shkencor dhe si të tilla duhet që t’i shfrytëzojnë akoma më shumë potencialet edhe në aspektin e kërkimit shkencor se këto janë ato piketa që krijojnë standardin e lartë që duam për universitetet tona. Edhe universitetet jopublike kanë arritur të përthithin fonde nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Janë 50 projekte gjatë 2023–2025 që janë përthithur nga universitetet jopublike. Vetëm këtë vit kemi financuar më shumë se 180 projekte të kërkimit shkencor dhe inovacionit ku një pjesë e tyre janë dedikuar për hapjen e laboratorëve të rinj duke zhvilluar dhe mbështetur infrastrukturën e kërkimit shkencor”, tha Manastirliu.
    Sipas Manastirliut, mbështetja  e qeverisë për zhvillimin e këkrimit shkencor në universitete tona është përqendruar në plotësimin e gjithë akteve nënligjore që ligji i Shkencës dhe Kërkimit Shkencor të mbështesë jo vetëm universitetet por të mbështesë në tërësi institucionet.
    “Me bërjen efektive të një tjetër instrumenti ligjor që është Ligji i Shkencës dhe Kërkimit Shkencor në Shqipëri,  ne jemi duke punuar për plotësimin e të gjithë akteve nënligjore që ky ligj të mbështesë jo vetëm universitetet por të mbështesë në tërësi institucionet, njësitë e kërkimit shkencor, të krijojmë qendrat e ekselencës, t’i mbështesim ata financiarisht, të motivojmë edhe më shumë bashkëpunimin jo vetëm ndëruniversitar por edhe ndërinstitucional, por dhe ato me biznesin dhe sidomos të qasemi projekteve të Bashkimit Europian në një mënyrë sa më efektive dhe të kemi mundësi që ne të përfitojmë sa më shumë, jo vetëm të transferimit të teknologjisë, por nga ana tjetër të zhvillojmë kapacitetet tona njerëzore. Sfida jonë e përbashkët lidhet me ndërkombëtarizimin dhe profilizimin, kur flasim për ndërkombëtarizimin ajo që ne nënkuptojmë është ta bëjmë arsimin tonë një arsim me standarde sa më të larta, të përfshira me standarde sa më të mira të Bashkimit Europian. Ne mund t’ia dalim që në vitet që pasojnë ta kthejmë Shqipërinë në një destinacion akademik. Është e mundur sepse burimet dhe potencialet më të mira njerëzore i kemi këtu”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

  • Alimehmeti zbulon prapaskenat e rinumërimit, publikon foton e një flete votimi: U konsiderua abuzivisht e pavlefshme

    Alimehmeti zbulon prapaskenat e rinumërimit, publikon foton e një flete votimi: U konsiderua abuzivisht e pavlefshme

    Kandidati i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka reaguar me pakënaqësi ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpalljen e pavlefshme të një vote të cilën ai e konsideron të vlefshme. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar një foto të fletës së votimit ku shenja devijon lehtësisht nga kutia e emrit të kandidatit tjetër demokrat, Kreshnik Çollaku.
    “Kjo votë e qartë e PD-së u konsiderua abuzivisht si e pavlefshme nga KQZ-ja. Faleminderit z. Ylli Subashi për reagimin e menjëhershëm! Vota është vullnet i pastër i qytetarëve dhe do të mbrohet me vendosmëri prej nesh. Po juve si ju duket kjo votë?”, shkruan Alimehmeti.
    Sipas të dhënave të rinumërimit, Alimehmetit i janë zbritur 88 vota të cilat janë cilësuar të pamerituara nga numërimi i parë. Ai ka qenë një ndër kandidatët që kanë kërkuar ligjërisht rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës.
    Nga kampi i Partisë Socialiste, gjithashtu ka pasur reagime. Deputeti Erion Braçe ka ngritur akuza ndaj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), duke pretenduar se votat e tij po shpallen në mënyrë të pajustifikuar si të pavlefshme.
    Procesi i rinumërimit vijon, ndërsa tensionet dhe kundërshtimet nga kandidatët e prekur mbeten të larta.

  • “Berisha nga figurë tragjike në komike”, Çupi: Është pa pushtet dhe në prag të burgut

    “Berisha nga figurë tragjike në komike”, Çupi: Është pa pushtet dhe në prag të burgut

    Analisti Frrok Çupi gjatë një interviste në “Ora e Fundit” në ABC News dha një analizë mbi gjendjen aktuale të liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe mbi vetë partinë.
    Sipas Çupit, Berisha ka kaluar nga një figurë e frikshme dhe autoritare në politikën shqiptare, në një personazh që sot ngjall më shumë keqardhje apo të qeshura sesa frikë apo respekt. Ai e cilëson këtë transformim si pasojë të veprimeve dhe trashëgimisë politike të Berishës, duke theksuar se aktualisht ai është një figurë pa pushtet, në prag të burgut dhe moralisht i rrënuar.
    Çupi shprehet se jemi në një pikë ku Berisha nuk përfaqëson më Partinë Demokratike, dhe as partia nuk është më përfaqësuese e tij. Megjithatë, kjo ndarje, sipas tij, nuk sjell domosdoshmërisht një rilindje apo shpresë të re për PD-në, pasi mungesa e ideve dhe vlerave demokratike brenda saj e ka bërë partinë të humbasë funksionin si forcë opozitare.
    Ai shkon edhe më tej, duke e krahasuar PD-në aktuale me një parti “muxhahedine”, që, sipas tij, është e dëmshme jo vetëm për vetveten por edhe për sistemin politik në tërësi.
    “Berisha nga ai njeriu i dhunshëm i Shqipërisë, është kthyer në një figurë qesharake, saqë edhe ata që  nuk kanë afërsi me të ndjejnë keqardhje kur e shikojnë. Për mendimin tim kjo është një rrjedhojë e asaj që ka kryer në jetën e tij. Është një figurë tragjike dhe me efekte tragjike, kurse tani është kthyer në një figurë komike sepse është pa pushtet dhe në prag të burgut.
    Është i rrënuar moralisht, nëse ka moral. Ndoshta jam i pari që po e them, por ka ardhur një moment, ku PD nuk është më Berishë dhe Berisha nuk është PD. Kjo nuk do të thotë që ka ardhur një moment i mirë për atë parti, por kjo do të thotë se si Berisha si PD janë njësoj dhe nuk ka shpëtim, sepse po të kishte filiza të tjerë demokratike, lirie, mençurie padyshim që do të ishte një shpresë dhe një luftë brendapërbrenda. Ne mund ta krahasojmë PD-në  me një parti muxhahedine, sepse janë të dëmshëm për veten dhe për rolin politike”, tha analisti Frrok Çupi.

  • Media amerikane jehonë lajmit të studios ligjore të Veliajt: Arrestimi i tij nga SPAK i pajustifikuar

    Media amerikane jehonë lajmit të studios ligjore të Veliajt: Arrestimi i tij nga SPAK i pajustifikuar

    Media e njohur amerikane ‘Fox News’ i ka bërë jehonë publikimit të lajmit të paraqitjes së mbrojtjes ligjore të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt.
    Në një vend të posaçëm në median amerikane, raportohet se ‘në emër të Erion Veliajt, kryetarit të bashkisë së Tiranës, publikojmë raportin mbi arrestimin e pajustifikuar nga SPAK të një Kryetari bashkie të zgjedhur në mënyrë demokratike’.
    “Shqipëria ka përqindjen më të lartë të personave në paraburgim në raport me popullsinë e përgjithshme të burgjeve ndër vendet anëtare të Këshillit të Evropës. Që nga prilli 2025, kjo përqindje është 61.6%. Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit apo Ndëshkimit Çnjerëzor ose Degradues (“CPT”) ka shprehur shqetësim serioz për mbështetjen e tepruar në paraburgimin në Shqipëri, e cila është shkaku kryesor i mbipopullimit të sistemit të burgjeve.’’ – citohet, mes të tjerash, në raportin e studios ligjore të publikuar në ‘Fox News’.
    “Raporti Kasowitz-Mishcon de Reya përshkruan se si Kryetari Veliaj u ndalua nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (“SPAK”) më 10 shkurt 2025 – vetëm tre muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. SPAK e ndaloi Kryetarin Veliaj pa ngritur akuzë dhe në kushte që e pengojnë të ushtrojë detyrën e tij si kryetar bashkie dhe të zhvillojë fushatën për zgjedhjet kombëtare të 11 majit. Ndalimi i tij i vazhdueshëm, pa ngritje akuze, u miratua nga gjykata e SPAK-ut pa shqyrtuar realisht nëse ndalimi ishte i nevojshëm, proporcional apo i arsyeshëm, dhe pa marrë parasysh mundësitë alternative ndaj ndalimit.” – thuhet, gjithashtu, në shkrimin e cituar.
    Më poshtë linku i plotë i shkrimit në ‘Fox News’:
    https://fox5sandiego.com/business/press-releases/cision/20250624NY16640/kasowitz-llp-and-mishcon-de-reya-llp-on-behalf-of-erion-veliaj-mayor-of-tirana-publish-report-regarding-spaks-unjust-detention-of-a-democratically-elected-mayor/

  • FOTO/ Zbulohet marifeti i Erion Braçes për të identifikuar votuesit, ankohet për pavlefshmërinë

    FOTO/ Zbulohet marifeti i Erion Braçes për të identifikuar votuesit, ankohet për pavlefshmërinë

    Deputeti i PS, Erion Braçe, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, i cili po kryen procesin e rinumërimit të votave të Tiranës për farsën e 11 majit.

    Në një reagim në Facebook, ankesa konkrete e Braçes, ka të bëjë me shpalljen prej KAS si të pavlefshme të një vote për PS, pasi shenja e votës nuk ishte shënuar me kryq apo me vizë, por me një simbol të dyshimtë për tu kuptuar.

    Duke e quajtur këtë simbol “topin e Mato Grudës”, Braçe thotë se në rregullore nuk parashikohet si e pavlefshme kur vendoset një shenjë e tillë në fletën e votimit te kutia përkatëse.

    Kujtojmë se Braçe u kap ‘mat’ nga gazetarja e SYRI-t, teksa në zyrën fantazëm bashkë me funksionarë të shtetit, dyshohet se kontrollonin votën e qytetarëve.

    Mesa duket, ky ka qënë një prej simboleve që Braçe i ka kërkuar votuesve për t’i identifikuar votën e blerë me para apo presione.

  • Rinumërimi i kutive, Braçe sfidon KAS: Pse topi i Mato Grudës e bën votën të pavlefshme?

    Rinumërimi i kutive, Braçe sfidon KAS: Pse topi i Mato Grudës e bën votën të pavlefshme?

    Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka reaguar sërish në rrjetet sociale për vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), që ka shpallur të pavlefshme disa vota të nxjerra gjatë procesit të rinumërimit.
    Ai ka publikuar një fletë votimi nga Njësia nr. 5, ku sipas tij është shprehur qartë vota për Partinë Socialiste, por që KAS e ka konsideruar të pavlefshme. Braçe vë në pikëpyetje standardin e përdorur nga KAS, duke ironizuar me faktin se vota ishte shënuar me “Topin e Mato Grudës”.
    “Përse një vullnet i shprehur me Topin e Mato Grudës është konsideruar i pavlefshëm? Përse KAS këtë shenjë e quan të pavlefshme?! Pse zemra është e vlefshme dhe topi i Matos jo?”, shkruan Braçe.
    Ai ka publikuar gjithashtu manualin e KQZ për vlefshmërinë e fletëve të votimit, duke argumentuar se në asnjë prej shembujve të përcaktuar aty, shenjimi me simbole apo figura si ajo në fletën në fjalë, nuk e bën votën të pavlefshme.
    Braçe i referohet gjithashtu një artikulli ku përmendet mundësia që votat e shënuara me simbole specifike të jenë sinjal për shit-blerje votash. Ai e sfidon KAS-in të jetë transparent për këtë çështje:
    “Tani, nëse KAS mendon se ‘Erion Braçe ka blerë votë e për ta kontrolluar ka urdhëruar kryqin tek emri’, ok ta thotë me vendim të qartë këtë për të 129 votat në 740 kuti.”
    Braçe thekson se ky nuk është një reagim personal për votat e tij, por një qëndrim në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve, duke e cilësuar rinumërimin si një proces që po krijon konfuzion dhe po deformon rezultatin përmes interpretimesh të paqarta.

  • Pazari i heshtur PS-PD, si Berisha e kontrollon partinë përmes frikës, klientelës dhe iluzionit të rinumërimit të…

    Pazari i heshtur PS-PD, si Berisha e kontrollon partinë përmes frikës, klientelës dhe iluzionit të rinumërimit të…

    Rigels Seliman
    Në skenën politike shqiptare duket se po zhvillohet një lojë e ndërlikuar dhe e errët, ku Sali Berisha dhe Edi Rama po bashkëpunojnë në mënyrë të heshtur për të mbajtur peng Partinë Demokratike dhe për të ruajtur pushtetin e tyre të pakufizuar. Kjo marrëveshje e pashpallur, që mbahet larg syve të qytetarëve dhe demokratëve të ndershëm, ka kthyer opozitën në një strukturë të dobët, të ndarë dhe të mbërthyer në klientelizëm dhe frikë. Këtë skandal publik e ka denoncuara dje me forcë avokati i njohur Spartak Ngjela, i cili flet hapur për një “pazar të heshtur” mes PS dhe PD. Sipas Ngjelës, Sali Berisha e kontrollon Partinë Demokratike përmes frikës, klientelës dhe iluzionit të rinumërimit të votave, duke përdorur këtë praktikë si një mjet për të bllokuar procesin zgjedhor dhe për të shmangur dorëheqjen që statuti i partisë e kërkon pas humbjes në zgjedhje.
    “Berisha nuk respekton statutin e PD-së dhe ngul këmbë në akuza pa prova për manipulim, vetëm për të mbajtur pushtetin dhe për të penguar çdo përpjekje për ndryshim”, shkruan Ngjela. Ndërkohë sipas avokat Ngjelës, roli i Edi Ramës në këtë skemë është i qartë dhe i dëmshëm për demokracinë shqiptare. Rama përfiton plotësisht nga kjo situatë, sepse një opozitë e ndarë dhe e dobësuar i garanton atij fitoren e vazhdueshme në zgjedhje. “Me Berishën përballë, Partia Socialiste fiton zgjedhjet vazhdimisht”, thekson Ngjela, duke denoncuar bashkëpunimin e heshtur që po shkatërron opozitën. Ndërkaq avokat Ngjela përmend edhe faktin dramatik se udhëheqësit e Partisë Demokratike janë nënshtruar ndaj këtij presioni dhe nuk po bëjnë asgjë për të përballuar këtë situatë.
    “Krerët e PD-së janë të zbutur dhe nuk guxojnë të përballen me Berishën, duke lënë opozitën të mbërthehet në krizë dhe përçarje”, paralajmëron avokati. Në fund, Ngjela nxit për një ringritje të menjëhershme të PD-së, duke thirrur për një çlirim nga ky “pushtim dëmtues” që po e shkatërron opozitën dhe pengon zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Ai shpreh shqetësimin e tij se nëse kjo situatë vazhdon, vendi do të mbetet i burgosur nga pazare të errëta mes një opozite të dobësuar dhe një pushteti autoritar. Por kjo deklaratë e avokat Spartak Ngjelës, është një thirrje e fuqishme për ndryshim dhe për rikthimin e besimit te demokracia, duke ndaluar lojërat e pista që po e mbajnë peng Shqipërinë dhe shpresën e qytetarëve të saj.
    Ja reagimi i avokat Ngjelës
    Konkretisht avokati i njohur, Spartak Ngjela, komentoi ashpër situatën në Partinë Demokratike, duke e cilësuar krizën e rinumërimit të votave si një lojë të Sali Berishës për të bllokuar procesin dhe për të shmangur dorëheqjen nga drejtimi i PD. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, avokat Ngjela thekson se, sipas statutit të PD-së, kryetari që humbet zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen, por Berisha refuzon ta bëjë këtë duke ngulur këmbë në akuza të pabaza për manipulim. Ky qëndrim, sipas tij, favorizon Edi Ramën, i cili përfiton nga përçarja e opozitës për të konsoliduar pushtetin e tij. Gjendja brenda PD-së është e tensionuar dhe krerët e partisë duken të nënshtruar ndaj këtij presioni, duke krijuar një pengesë serioze për ringritjen e forcës opozitare.
    Ngjela paralajmëron se kjo situatë duhet të marrë fund për të mundësuar një rikthim të fortë të PD-së në skenën politike. “Vijon “kriza” e procesit të votimit, maj 2025, në rinumërimin e votave. Rinumërimi i votave për zgjedhjet e majit 2025 është praktikë e Saliut, sepse ai mendon që, duke futur duart te numërimin e fletëve të votimit, mund të bllokojë rezultatin; ose, ose po kërkon të qetësojë veten me arsyen e manipulimit të zgjedhjeve nga Partia Socialiste, që ai të mos japë dorëheqjen nga kryetar i Partisë Demokratike. Por a do ta respektojë ndonjëherë Saliu statutin? Për ndërtimin e tij psikik që ai ka; nuk e bën dot, sepse statuti i Partisë Demokratike,  e ka normë taksative që, kryetari i cili humbet zgjedhjet, duhet të japë dorëheqjen si kryetar partie. Dhe Saliu që nuk e përfill këtë normë vijon me një fantazi fëminore dhe po flet për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare pa prova. Dhe gjatë rinumërimit dhe tani Saliu flet përditë duke sjellë shembuj abstrakt të një manipulimi zgjedhur fals dhe pa asnjë forcë provuese..
    E dini pse? Sepse Saliu nuk pranon të japë dorëheqjen. Po kush e ka në favor këtë sjellje qesharake të Saliut? Sigurisht që këtë e ka në favor brilant Edi Rama; sepse e di që me Saliun përballë, Partia Socialiste i fiton zgjedhjet vijimisht. Ja kjo është gjendja e Partisë Demokratike që po dallohet se krerët e saj janë të nënshtruar. Kurse Rama gëzon njëlloj si në dhjetë vite rresht, me absurdin e Saliut që nuk do të japë dorëheqjen, për të respektuar statutin e Partisë Demokratike.  Dhe koha kështu do të ecë; derisa Partia Demokratike të çlirohet nga një pushtim dëmprurës që po i vjen nga Sali Berisha”, shkroi dje avokat i njohur, Spartak Ngjela në rrjetin e tij social “Facebook”.
     

  • Donald Trump i pret shpresat e Berishës dhe paralajmëron “non-grata” për Edi Ramën, çështja “McGonigal” korrupsion…

    Donald Trump i pret shpresat e Berishës dhe paralajmëron “non-grata” për Edi Ramën, çështja “McGonigal” korrupsion…

    Rigels Seliman
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka rikthyer furtunën në politikën shqiptare, duke ngjallur një valë ankthi që po përhapet me shpejtësi në të gjitha anët e skenës politike dhe veçanërisht tek politikanët (pushtetarët) e përfshirë në afera korruptive. Me ambasadën amerikane në Tiranë që prej dy vitesh është pa një drejtues të përhershëm, politika shqiptare ndodhet në një gjendje pezullimi dhe pasigurie. Por dje, nga SHBA erdhi një mesazh tronditës, ku kthjelltësia e dikurshme ka marrë fund, ndërkohë që era e ndëshkimit është rikthyer. Një goditje e fortë, e ftohtë dhe e prerë ka ardhur nga Uashingtoni për liderin historik të së djathtës shqiptare, Sali Berishën.
    Presidenti Donald Trump, i rikthyer fuqishëm në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka vendosur të mos ndryshojë asnjë rresht nga sanksionet dhe urdhrat ekzekutivë që lidhen me korrupsionin në Ballkan, përfshirë edhe Shqipërinë. Ky vendim shuan përfundimisht shpresat e Sali Berishës për heqjen e “non-gratës”. Për më shumë se dy vjet, Berisha ka lobuar fort në qarqe konservatore dhe pranë njerëzve të afërt të Trump, duke kërkuar zhbërjen e sanksioneve ndaj tij. Por me firmën e Trump mbi mbajtjen në fuqi të dekretit të vitit 2021, i përditësuar edhe në janar 2025 nga ish-presidenti amerikan, Joe Biden, kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha është konfirmuar si i padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Dekreti i përmendur, i miratuar fillimisht në 2001 dhe i rifreskuar katër herë nga presidentë të ndryshëm amerikanë, përfshin masa drastike ndaj çdo zyrtari që kërcënon paqen, stabilitetin dhe luftën kundër korrupsionit në Ballkan. Në mënyrë të heshtur, por shumë të qartë, presidenti Trump ka dhënë verdiktin: Berisha mbetet “non-grata”, pa asnjë përjashtim, dhe pa asnjë mëshirë. Por kjo lëvizje përforcon qëndrimin e Uashingtonit që korrupsioni nuk ka ngjyrë politike dhe nuk ka rikthim për ata që janë shpallur të padëshiruar. Pra mesazhi për Berishën është i prerë: nuk ka kthim pas, nuk ka falje.
    Situata e Ramës
    Por ndërsa shpresa e Berishës është djegur përfundimisht, një stuhi shumë më e rrezikshme është duke u afruar për Edi Ramën. Kryeministri shqiptar ndodhet aktualisht në qendër të një hetimi të ri që po vjen drejt nga zemra e drejtësisë amerikane, ku Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rihapur zyrtarisht dosjen “McGonigal”, një çështje që përfshin korrupsion, spiunazh dhe lidhje me oligarkë rusë. Në këtë dosje, emri i Edi Ramës përmendet plot 14 herë, një sinjal i qartë që ai nuk është një figurë periferike, por pjesë qendrore e aferës. Në dokumentet zyrtare, kryeministri shqiptar dyshohet se ka ndihmuar ish-drejtorin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, duke i ofruar pagesa, privilegje dhe qasje në licenca të ndjeshme për interesa personale dhe politike.
    Mirëpo ky skandal nuk është më thjesht një krizë imazhi për Ramën, është një kërcënim i drejtpërdrejtë për karrierën dhe lirinë e tij. Burime pranë Uashingtonit flasin për një hetim që po përshpejtohet dhe që mund të përfundojë me pasoja të rënda politike dhe ligjore për kryeministrin shqiptar. Për më tepër, është presidenti Trump, i cili me vendimin e djeshëm ka dhënë dritën jeshile për vazhdimin e ndëshkimeve ndaj liderëve të korruptuar në Ballkan. Dhe Rama, për herë të parë, nuk është më nën mburojën e administratës së mëparshme, por nën objektivin e një presidenti që nuk fal.
    Pse rrezikon Rama të shpallet “non-grata”
    Megjithatë ajo që po vjen për Edi Ramën është më shumë se një “rrezik politik”. Është një cunami diplomatik që mund të çojë në shpalljen e tij “non-grata” nga SHBA, dhe ky skenar nuk është më teori, por realitet në zhvillim. Dosja “McGonigal” është rikthyer pak ditë më parë në tavolinën e Prokurorit të Përgjithshëm amerikan pas daljes në dritë të provave të reja që implikojnë drejtpërdrejt qeverinë shqiptare. Në qendër të skandalit janë miliona euro të dyshuara si pagesa për manipulim politik në favor të Ramës, si dhe dhënie licencash për kompani të lidhura me Rusinë, në kulmin e një lufte globale të ftohtë energjetike dhe ekonomike.
    Madje akuza më e rëndë është se McGonigal akuzohet për spiunazh në dobi të një shteti të huaj dhe për këtë është nën hetim të zgjeruar nga drejtësia amerikane. Ndërkohë, në skemën e tij përmendet si bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë vetë kryeministri shqiptar, Edi Rama, së bashku me Dorian Duçkën dhe Agron Nezën, dy emra kyç në strukturën e tij të besuar. Por për SHBA, përfshirja në spiunazh, pastrim parash dhe manipulim të drejtësisë është vijë e kuqe e padiskutueshme. Dhe fakti që Rama përmendet në mënyrë eksplicite në aktakuzën e Columbias, e dallon atë nga çdo politikan tjetër shqiptar. Në Uashington, lëvizjet janë të shpejta dhe të vendosura. Nga burime brenda Departamentit të Shtetit raportohet se ka një diskutim aktiv për shpalljen e Ramës “non-grata” dhe ngrirjen e çdo prone apo aktiviteti që ai apo familjarët e tij mund të kenë në SHBA.
    Kjo do të ishte një goditje shkatërruese për imazhin e Shqipërisë në botë, por sidomos për një lider që për vite të tëra është promovuar si “reformator”. Kështu që nëse presidenti Trump, vazhdon me të njëjtin kurs, shpallja “non-grata” për Edi Ramën mund të jetë çështje kohe, aq më tepër që shefi i qeverisës shqiptare ka uruar që Z. Trump të mos zgjidhej presidenti i SHBA-ve. Pra e gjithë kjo panoramë tregon se, po ndodh ajo që dukej e paimagjinueshme, teksa presidenti Trump jo vetëm nuk ka falur Berishën, por po përgatit një goditje edhe më të madhe ndaj Ramës. Thënë troç, në horizont duket një përmbysje e madhe në skenën politike shqiptare dhe ndoshta, fundi i epokës së pandëshkueshmërisë. Më poshtë po pasqyrojmë vendimin e plotë të presidentit Trump.
    Urdhri i plotë, sipas ndryshimeve në 2021 dhe 2025
    Seksioni 1. (a) Të gjitha pronat dhe interesat në pronat që janë në Shtetet e Bashkuara, që në vijim vijnë brenda Shteteve të Bashkuara, ose që janë ose në vijim janë nën zotërimin ose kontrollin e çdo personi të Shteteve të Bashkuara të personave të mëposhtëm janë të bllokuara dhe nuk mund të transferohet, paguhet, eksportohet, tërhiqet ose të trajtohet ndryshe në: çdo person të caktuar nga Sekretari i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit:
    (i) të jetë përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose të ketë përfshirë ose tentuar drejtpërdrejt ose tërthorazi të përfshihet në veprime ose politika që kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin ose integritetin territorial të çdo zone ose shteti në Ballkanin Perëndimor;
    (ii) të jetë përgjegjës ose bashkëpunëtor, duke përfshirë përfshirjen në zhvillimin, ose në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të angazhuar ose tentuar të përfshihet në veprime ose politika që minojnë proceset ose institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor;
    (iii) të jetë përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të jetë përfshirë ose tentuar drejtpërdrejt ose indirekt të përfshihet në, një shkelje ose një akt që ka penguar ose kërcënuar zbatimin e çdo sigurie rajonale, paqeje, bashkëpunimi ose reciproke marrëveshjen e njohjes ose kornizën ose mekanizmin e llogaridhënies, ose për të paraqitur një rrezik të konsiderueshëm për kryerjen e një akti të tillë, në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë Marrëveshjen e Prespës të vitit 2018; Marrëveshja Kornizë e Ohrit e vitit 2001; Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara; Marrëveshja e Dejtonit; ose Konkluzionet e Këshillit të Konferencës për Zbatimin e Paqes mbajtur në Londër në dhjetor 1995, duke përfshirë vendimet ose konkluzionet e Përfaqësuesit të Lartë, Këshillit për Zbatimin e Paqes ose Bordit të tij Drejtues; ose Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ose, në lidhje me ish-Jugosllavinë, Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetur për Gjykatat Penale;
    “Non grata” dhe bllokime pronash/ Çfarë përmban
    (iv) të jetë përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të jetë përfshirë ose tentuar drejtpërdrejt ose indirekt të përfshihet në abuzime serioze të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor;
    (v) të jetë përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose të ketë përfshirë ose tentuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të përfshihet në korrupsion në lidhje me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një zyrtar aktual ose ish-qeveritar në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është shpërdorimi i aseteve publike, shpronësimi i aseteve private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet;
    (vi) të jetë një drejtues, zyrtar ose anëtar i një njësie, duke përfshirë një ent qeveritar, që është përfshirë ose është përpjekur të përfshihet në ndonjë nga aktivitetet e përshkruara në nënseksionet (1) (a) (i)-( v) të këtij urdhri, ose të cilit i bllokohen pronat dhe interesat në pronë në zbatim të këtij urdhri;
    (vii) të ketë ndihmuar materialisht, sponsorizuar ose ofruar mbështetje financiare, materiale ose teknologjike, ose mallra ose shërbime ose në mbështetje të çdo personi, prona dhe interesat e pronës së të cilit janë bllokuar në përputhje me këtë urdhër;
    (viii) të jetë në pronësi ose të kontrolluar nga, ose të ketë vepruar ose supozohet të veprojë për ose në emër të, drejtpërdrejt ose tërthorazi, çdo personi, prona dhe interesat e pronës së të cilit janë bllokuar në përputhje me këtë urdhër;
    (ix) të zotërojë ose kontrollojë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, çdo person, prona dhe interesat e të cilit në pronë janë të bllokuara në përputhje me këtë urdhër; ose (x) të jetë bashkëshort ose fëmijë i rritur i çdo personi, prona dhe interesat e të cilit në pronë janë të bllokuara në përputhje me nënseksionet (1) (a) (i) – (v) të këtij urdhri. (b) Ndalimet në nënseksionin (a) të këtij seksioni zbatohen përveç në masën e parashikuar nga statutet, ose në rregulloret, urdhrat, direktivat ose licencat që mund të lëshohen në përputhje me këtë urdhër, dhe pavarësisht nga çdo kontratë e lidhur ose ndonjë licencë ose leje të dhënë përpara datës së këtij urdhri.”
    Sec. 2. Dispozitat e Përgjithshme.
    (a) Asgjë në këtë renditje nuk do të interpretohet se dëmton ose ndikon ndryshe:
    (i) autoriteti i dhënë me ligj një departamenti ose agjencie ekzekutive, ose drejtuesit të tij; ose (ii) funksionet e Drejtorit të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit në lidhje me propozimet buxhetore, administrative ose legjislative.

    b) Ky urdhër do të zbatohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në varësi të disponueshmërisë së ndarjeve buxhetore.

    (c) Ky urdhër nuk ka për qëllim dhe nuk krijon ndonjë të drejtë ose përfitim, thelbësor ose procedural, të zbatueshëm me ligj ose me barazi nga ndonjë palë kundër Shteteve të Bashkuara, departamenteve, agjencive ose subjekteve të saj, oficerëve, punonjësve të saj , ose agjentë, ose ndonjë person tjetër.
    Sek. 3. Me anë të kësaj përcaktoj se dhënia e donacioneve për llojet e artikujve të specifikuar në nenin 203 (b) (2) të IEEPA (50 USC 1702 (b) (2)) nga, për ose për përfitimin e çdo personi prona dhe interesat e të cilit janë bllokuar në përputhje me nenin 1 (a) të këtij urdhri do të dëmtonte seriozisht mumdësinë për të vënë në praktikë emergjencën kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219, me Urdhrin Ekzekutiv 13304, dhe siç është zgjeruar në këtë urdhër, dhe është theksuaf aty unë me anë të kësaj ndalese ndalojnë donacione të tilla siç parashikohen në nenin 1 të këtij urdhri.
    Sek. 4. (a) Hyrja e pakufizuar në statusin e emigrantit  dhe vizitorit në Shtetet e Bashkuara të qytetarëve të cilët përmbushin një ose më shumë kritere në seksionin l (a) të këtij urdhri do të ishte e dëmshme për interesat e Shteteve të Bashkuara hyrja e personave të tillë në Shtetet e Bashkuara, si emigrantë  ose joimigrantë dhe me këtë rast ndalohet hyrja e tyre , përveç rasteve kur Sekretari i Shtetit ose Sekretari i Sigurisë Kombëtare, sipas rastit, e përcakton se hyrja e personit nuk do të ishte në kundërshtim me interesat e Shteteve të Bashkuara. Përfshirë këtu rastin edhe kur Sekretari i Shtetit ose Sekretari i Sigurisë Kombëtare, siç është e përshtatshme, përcakton kështu, bazuar në një rekomandim të Prokurorit të Përgjithshëm, e cila do të tregonte që hyrja e personit do të çonte më tej objektivat e rëndësishëm të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara.
    (b) Sekretari i Shtetit do të zbatojë këtë urdhër për procedurën e vizave në përputhje dhe në konsultim me Sekretarin e Sigurisë Kombëtare dhe pastaj mund të vendosë.
    (c) Sekretari i Sigurisë Kombëtare do të zbatojë këtë urdhër pasi ka të bëjë me hyrjen e qytetarëve të cilët nuk kanë përmbushur kërkesat siç mund të vendosë Sekretari i Sigurisë Kombëtare, në konsultim me Sekretarin e Shtetit.
    (d) Personat e tillë do të trajtohen nga ky nen në të njëjtën mënyrë si personat e mbuluar nga seksioni 1 i Proklamatës 8693 të 24 Korrikut 2011 (Pezullim i Hyrjes së të Huajve si Subjekt i Sanksioneve të Udhëtimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Akteve të Fuqive Ekonomike Ndërkombëtare.
    Sek. 5.  (a) Ndalohet çdo transaksion që shmang ose shmang, ka për qëllim shmangien ose shmangien, shkakton shkelje ose përpjekje për të shkelur ndonjë prej ndalimeve të përcaktuara në këtë urdhër.
    (b) Ndalohet çdo komplot i formuar për të shkelur ndonjë nga ndalimet e përcaktuara në këtë urdhër.
    Sek. 6.  Për qëllimet e këtij urdhri:
    (a) termi “njësi ekonomike” nënkupton një partneritet, shoqatë, besim, ndërmarrje të përbashkët, korporatë, grup, nëngrup ose organizatë tjetër;
    (b) termi “jo qytetar” do të thotë çdo person i cili nuk është shtetas ose shtetas jo qytetar i Shteteve të Bashkuara;
    (c) termi “person” do të thotë një individ ose entitet; dhe
    (d) termi “person i Shteteve të Bashkuara” do të thotë çdo shtetas i Shteteve të Bashkuara, banor i përhershëm i ligjshëm, entitet i organizuar sipas ligjeve të Shteteve të Bashkuara ose ndonjë juridiksioni brenda Shteteve të Bashkuara (përfshirë degët e huaja), ose ndonjë person në Shtetet e Bashkuara .
    Sek. 7  Për ata persona, prona dhe interesat e tyre në pronë janë bllokuar në përputhje me këtë urdhër që mund të kenë një prani kushtetuese në Shtetet e Bashkuara, unë konstatoj se për shkak të aftësisë për të transferuar fonde ose pasuri të tjera menjëherë, njoftimi paraprak i personave të tillë për masat që duhet të të marra në zbatim të këtij urdhri do t’i bënte ato masa joefektive. Prandaj përcaktoj që këto masa të jenë efektive në adresimin e emergjencës kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219, të ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304, dhe siç është zgjeruar nga ky urdhër, nuk ka nevojë të ketë njoftim paraprak për një listë ose përcaktim të bërë në përputhje me këtë porosit
    Sek. 8.   Sekretari i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit, autorizohet për të ndërmarrë veprime të tilla, duke përfshirë shpalljen e rregullave dhe rregulloreve, dhe për të përdorur të gjitha kompetencat e dhëna Presidentit nga IEEPA, siç mund të jetë e nevojshme për të kryer qëllimet e këtij urdhri. Sekretari i Thesarit, në përputhje me legjislacionin në fuqi, mund të ribërë secilën prej këtyre funksioneve brenda Departamentit të Thesarit. Të gjithë departamentet ekzekutive dhe agjencitë e Shteteve të Bashkuara do të marrin të gjitha masat e duhura brenda autoritetit të tyre për të zbatuar këtë urdhër.
    Sek. 9.   Asgjë në këtë urdhër nuk do të ndalojë transaksionet për kryerjen e biznesit zyrtar të Qeverisë Federale nga punonjësit, përfituesit e parave ose kontraktorët e tyre.
     
    Sek. 10.   (a) Asgjë në këtë urdhër nuk do të interpretohet se dëmton ose ndikon ndryshe:
    (i) autoriteti i dhënë me ligj një departamenti ose agjencie ekzekutive, ose titullari i tij; ose
    (ii) funksionet e Drejtorit të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit në lidhje me propozimet buxhetore, administrative ose legjislative.
    (b) Ky urdhër do të zbatohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në varësi të disponueshmërisë së ndarjeve buxhetore.
    (c) Ky urdhër nuk ka për qëllim dhe nuk krijon ndonjë të drejtë ose përfitim, thelbësor ose procedural, të zbatueshëm me ligj ose në barazi nga ndonjë palë kundër Shteteve të Bashkuara, departamenteve të saj, agjencive ose enteve, oficerëve të saj, punonjësve , ose agjentë, ose ndonjë person tjetër.