Category: Politikë

  • 25-vjetori i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Begaj: Marrëdhënie strategjike me SHBA!

    25-vjetori i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Begaj: Marrëdhënie strategjike me SHBA!

    Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e 25-vjetorit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.
    Në fjalën e mbajtur në këtë  ceremoni, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
    Presidenti Begaj u shpreh: “Kjo marrëdhënie strategjike është shprehur qartë edhe në mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë forcimit të shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo është një mbështetje vendimtare për përparimin tonë demokratik dhe konsolidimin e institucioneve”.

    Ndërsa vlerësoi misionin dhe veprimtarinë e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri për zhvillimin e vendit në fusha, si: arsimi, kultura dhe turizmi, Presidenti Begaj theksoi dhe kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri – SHBA.
    Presidenti i Republikës nënvizoi, gjithashtu, rritjen e ndjeshme të shkëmbimeve ekonomike gjatë viteve të fundit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe rritjen e investimeve të drejtpërdrejta amerikane në Shqipëri. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës u shpreh se arritjet e deritanishme dëshmojnë se potenciali i bashkëpunimit ekonomik është akoma më i madh dhe duhet parë si pjesë e një partneriteti afatgjatë dhe strategjik, ashtu siç konsiderojmë edhe partneritetin tonë politik, atë të sigurisë dhe të mbrojtjes.
    Presidenti Begaj vlerësoi dhe rëndësinë e bashkëpunimit në fusha si teknologjitë e reja, inovacion dhe Inteligjencë Artificiale, pasi këto do të sjellin transferim dijesh, shkëmbime ekspertizash, rritje të produktivitetit të bizneseve dhe mundësi të reja investimi.

  • Takimi i Salianjit në Durrës, Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës, çdo mbledhje jashtë forumeve është private

    Takimi i Salianjit në Durrës, Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës, çdo mbledhje jashtë forumeve është private

    Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar takimin e zhvilluar nga ish deputeti demokrat Ervin Salianji me pjesë të strukturave të PD-së në qytetin e Durrësit.

    I ftuar në Euronews Albania, Bardhi u shpreh se mbështet qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, sipas të cilit çdo mbledhje jashtë forumeve është private.

    ‘Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbështes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se: çdo mbledhje jashtë forumeve është private. PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët.

    PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë për të penguar askënd të shprehë lirshëm mendimin. Sikurse takime me demokratë, secili prej anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe kolegëve bën çdo ditë zgjedhjen e tij se këto takime do t’i bëjë publike apo do të marrë realisht mendimin e demokratëve’, tha Bardhi.

    I pyetur nëse këto takime vazhdojnë dhe mund të tërheqin njerëz të pakënaqur, Bardhi u përgjigj se nuk ka keqkuptim në raport me bazën dhe se Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë vëmendje sesa kjo çështje.

    ‘Nuk ka keqkuptim te baza në raport me këto që po ndodhin në PD dhe Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë kohë dhe vëmendje sesa kjo temë. Nuk shikoj asnjë problem të jem i vërtetë’, tha ai.

  • ‘Kishim gjithë botën kundër’, Peka: Foltorja shpëtoi PD-në, ishim në sulm të jashtëzakonshëm

    ‘Kishim gjithë botën kundër’, Peka: Foltorja shpëtoi PD-në, ishim në sulm të jashtëzakonshëm

    Ish-zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka ishte mbrëmjen e sotme në një studio televizive, teksa foli për situatën në Partinë Demokratike.
    Peka thekson se përderisa PD sot bën lajm, do të thotë që jeton dhe nuk ka vdekur. Sipas tij, PD është krejt e kundërta me situatën e heshtjes mafioze në kampin kundërshtar.
    Më tej shtoi se PD ka qenë në sulm të jashtëzakonshëm këto vite nga e majta globale, sa që vihej në pikëpyetje ekzistenca e saj, por foltorja e shpëtoi nga një gjë e tillë.
    Avenir Peka: Sot flitet për PD do të thotë që një parti ka humbur zgjedhjet për herë të katërt dhe mediat pranë qeverisë janë munduar ta trajtojnë si parti e vdekur, do të thotë se nuk është e vdekur. Vazhdon të prodhojë lajme., ngjall interes. Nuk është ajo PD që janë munduar të na e shesin deri tani. Gjithçka ndodh aty e shikoj me pozitivitet. e shohim dhe në një kontekst më gjerë. Nga 2013 çfarë lëvizje e tillë ka ndodhur në PS. Raporti që ka Edi Rama me struktururat nuk lidhet me politikë. Është e njëjta mënyrë që bëjnë grupet e strukturuara kriminale, grupet mafiozet. Shantazhet, përfitimet.
    Në PS po i dole kundër kryetarit, nuk i dihet se çfarë ndodh edhe fizikisht me ty. Ajo që kemi parë 4 vjet në PD, përveç luftës së brendshme, kemi parë edhe mrekullinë e të bërit politikë në parti politike. Kemi parë foltore, filloi si një përpjekje për ta shpëtuar. Ishte në sulm të jashtëzakonshëm nga brenda por edhen nga e majta globale. Ka qenë përpjekje kolosale. Në Kuvendin e dhjetor ishim vetëm në stadium vetëm ne dhe Zoti. Kishim gjithë botën kundër. Fakti që ka lëvizje në PD, prodhon lajm, njerëzit duke parë që nga ana tjetër nuk ndodh asgjë, duket sikur ça po ndodh. Ajo që po ndodh në PD është gjëja më normale. PS është transformuar në një strukturë semi mafioze.
    Është një parti që jeton, nuk ka vdekur.
    Rama është në atë situatë që, ishte PD në 96. Mendohej se ka gjithçka dhe ra. E njëjta do ndodhi dhe këtu, nuk do ndodhi me dhunë. Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe ka ndejtur jo se ka legjitimitet të brendshëm, por se ka legjitimitet të jashtëm. E ka nga e majta globale. Dhe gjithë ato fytyra që i kemi parë dhe u vërtiten pranga edhe jashtë Shqipërisë, legjitimiteti ka qenë prej pazareve. Me këtë mbështetje brenda bën çfarë donte.

  • Berisha nesër takimin e radhës me strukturat e PD-së, zbulohet qyteti

    Berisha nesër takimin e radhës me strukturat e PD-së, zbulohet qyteti

    Kreu u Partisë Demokratike, Sali Berisha të enjten do të zhvillojë takimin e radhës me strukturat e PD. Berisha nesër do të zhvillojë takim me strukturat dhe anëtarësinë e PD-së në Rrëshen.
    Takimi do të mbahet në orën 18:00 tek Pallati i Kulturës në Rrëshen. Ky njoftim vjen një ditë pas takimit të zhvilluar të Berishës me strukturat e njësisë 9-të në Tiranë.
    “Nesër, e enjte, datë 04.12.2025, në ora 18:00, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, do të jetë në Rrëshen për një takim të posaçëm me strukturat dhe anëtarësinë e PD-së. Ky takim vjen me dëshirën për të ndarë bashkë energji të reja, bashkëbisedim dhe organizim ndaj një pushteti korruptiv të rilindjes”, ka njoftuar Gjekmarkaj.

  • ‘Ndarja e dëmton opozitën’/ Duka: Strukturat e PD-së janë skandal

    ‘Ndarja e dëmton opozitën’/ Duka: Strukturat e PD-së janë skandal

    Kreu i PAA-së, Agron Duka komentoi sot situatën e opozitës duke u ndalur veçanërisht te Partia Demokratike, si partia më e madhë e këtij fronti.
    I ftuar në një studio televizive, Duka u shpreh se disa ndarje të mundshme të PD-së nuk bëjnë asgjë tjetër veçse dëmtojnë opozitën.
    Duka ndau shqetësimin se strukturat e PD-së nëpër Shqipëri janë në gjendje të dobët, teksa sugjeroi se ata duhet t’i dalin ballasi lidershipit.
    “Çdo lloj ndarje nga PD për të dalë kundra vetes e dëmton opozitën. Një lëvizje që mund të sjellë të përmirësime në strukturë është e mirëpritur. Nëse kjo lëvizje ka ato që u thanë atje nuk ka qëllim të keq. Strukturat e PD në të gjithë Shqipërinë janë skandal, nuk ka lëvizje, nuk ka struktura. Janë shumë dobët. I kam parë kur kanë qenë të forta dhe kur kanë qenë të dobëta. Ky inaktivitet i PD do e sillte një lëvizje të tillë. Ata duhet të dalin ballas dhe të akuzojnë lidershipin. Ata dalin përshëndesin Saliun, bëjnë ndonjë vërejtje dhe ndërkohë PD u çon sms që mos merrni pjesë. Këto janë ndarje. Nuk u tha ndonjë gjë e madhe, pritej më shumë”,-tha Duka.

  • Takimi i Salianjit/ Bardhi: Çdo mbledhje jashtë forumeve është private, mbështes qëndrimin e kryetarit Berisha

    Takimi i Salianjit/ Bardhi: Çdo mbledhje jashtë forumeve është private, mbështes qëndrimin e kryetarit Berisha

    Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar sot nga ish deputeti demokrat Ervin Salianji me pjesë të strukturave të PD-së në qytetin e Durrësit.
    Teksa tha se çdo mbledhje jashtë forumeve është private, Bardhi theksoi se mbështet qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Sali Berisha, sipas të cilit çdo mbledhje jashtë forumeve është private.
    “Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbështes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se: çdo mbledhje jashtë forumeve është private. PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët.
    PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë për të penguar askënd të shprehë lirshëm mendimin. Sikurse takime me demokratë, secili prej anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe kolegëve bën çdo ditë zgjedhjen e tij se këto takime do t’i bëjë publike apo do të marrë realisht mendimin e demokratëve”, tha Bardhi.
    I pyetur nëse këto takime vazhdojnë dhe mund të tërheqin njerëz të pakënaqur, Bardhi u përgjigj se nuk ka keqkuptim në raport me bazën dhe se Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë vëmendje sesa kjo çështje.
    “Nuk ka keqkuptim te baza në raport me këto që po ndodhin në PD dhe Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë kohë dhe vëmendje sesa kjo temë. Nuk shikoj asnjë problem të jem i vërtetë’, tha ai.

  • Salianji filloi lëvizjen brenda PD nga Durrësi! Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës

    Salianji filloi lëvizjen brenda PD nga Durrësi! Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës

    Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi

    TIRANË-Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka komentuar takimin e mbajtur të ish-deputetit Ervin Salianji në Durrës me pjesë të strukturave të opozitës. I ftuar në Euronews, Bardhi deklaroi se mbështet qëndrimin e kreut të PD, Sali Bershia, sipas të cilit çdo mbledhje jashtë forumeve është private.

    Gazmend Bardhi: Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbështes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se ‘çdo mbledhje jashtë forumeve është private’. PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët. PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë për të penguar askënd të shprehë lirshëm mendimin. Sikurse takime me demokratë, secili prej anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe kolegëve bën çdo ditë zgjedhjen e tij se këto takime do t’i bëjë publike apo do të marrë realisht mendimin e demokratëve.

    Berisha i ka quajtur takimet e Salianjit aktivitete për interesa personale, pasi sipas tij Partia Demokratike vepron mbi bazën e statutit dhe forumeve. Ish-deputeti i PD u shpreh nga Durrësi se opozita nuk po ndiqet as nga demokratët dhe as nga qytetarët. Ai u ka bërë thirrje demokratëve t’i bashkohen lëvizjes për ndryshim, që ka si qëllim kthimin e saj në një alternativë qeverisëse./ZËRI

  • Zogaj: Kushdo që zëvendëson Dumanin nuk bën dot hapa pas, standardi është vendosur

    Zogaj: Kushdo që zëvendëson Dumanin nuk bën dot hapa pas, standardi është vendosur

    Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) nuk është thjesht një ndryshim emrash, por një test për vazhdimësinë e institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë në vend. Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin “Trialog” në RTSH, drejtuar nga Alba Alishani, ku analistët Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe Arion Sulo zbërthyen prapaskenat e këtij procesi.
    Sipas analistit Preç Zogaj, frika për një zbehje të ritmit të SPAK pas largimit të Altin Dumanit është e paarsyeshme, pasi standardi tashmë është vendosur dhe “kthesa prapa” është e pamundur.
    Zogaj vlerësoi lart kandidaturat në garë, duke theksuar se cilido që të zgjidhet, do të gjejë një terren të shtruar nga paraardhësi. “Ai (Dumani) e ka prezantuar SPAK-un që punon në grup. Nga Dumani janë vendosur kuota frymëzuese për të gjithë ata që do e pasojnë. Ai ka lënë një trashëgimi të vyer,” tha Zogaj.
    Sipas tij, tre vitet e fundit shënuan momentin kur SPAK filloi të shkruajë histori, duke thyer mitin e pandëshkueshmërisë me kredon “askush mbi ligjin”.
    Analisti Zogaj argumentoi se presioni i publikut dhe struktura e ngritur e bëjnë të detyrueshme për kreun e ri jo vetëm ruajtjen e standardit, por edhe avancimin e tij.
    “Pasuesi nuk mund të bëjë hapa pas. Ai që do zgjidhet është pjesë e këtij ekipi. Jo vetëm do ruhen arritjet e deritanishme, por do të ketë edhe arritje të reja,” parashikoi Zogaj, duke shprehur besim te profili i prokurorëve që kanë hyrë në garë për të marrë stafetën e drejtimit të SPAK.

  • Agron Duka për lëvizjen e Salianjit: Strukturat e PD janë inekzistente! Çdo ndarje e dëmton PD

    Agron Duka për lëvizjen e Salianjit: Strukturat e PD janë inekzistente! Çdo ndarje e dëmton PD

    Agron Duka i frikësohet një ndarjeje të re të opozitës, pas takimit që Salianji dhe disa figura të tjera zhvilluan ditën e sotme me demokratët e Durrësit. 
    Sipas Dukës, lëvizjet që sjellin përmirësime të strukturave janë të mirëpritura. 
    “Çdo lloj ndarje nga PD për të dalë kundra vetes e dëmton opozitën. Një lëvizje që mund të sjellë të përmirësime në strukturë është e mirëpritur. Nëse kjo lëvizje ka ato që u thanë atje nuk ka qëllim të keq. Strukturat e PD në të gjithë Shqipërinë janë skandal, nuk ka lëvizje, nuk ka struktura. Janë shumë dobët. I kam parë kur kanë qenë të forta dhe kur kanë qenë të dobëta. Ky inaktivitet i PD do e sillte një lëvizje të tillë. Ata duhet të dalin ballas dhe të akuzojnë lidershipin. Ata dalin përshëndesin Saliun, bëjnë ndonjë vërejtje dhe ndërkohë PD u çon sms që mos merrni pjesë. Këto janë ndarje. Nuk u tha ndonjë gjë e madhe, pritej më shumë”, tha Duka në A2 CNN. 

  • “Reforma me defekte të jashtëzakonshme”/ Avokati: Ka ardhur koha për audit ndaj drejtësisë

    “Reforma me defekte të jashtëzakonshme”/ Avokati: Ka ardhur koha për audit ndaj drejtësisë

    Avokati Edmond Petraj në emisionin “Real Story” në ABC News tha se ka ardhur koha për audit ndaj drejtësisë. 
    Gjatë intervistës, Petraj u shpreh se në këto gjashtë vite reforma në drejtësi ka treguar defekte të jashtëzakonshme. 
    “Është tjetër gjë ndikimi, nëse ka indicie, por kryej veprim konkret dhe jo ta përgjosh sepse e rrëzon institucionin. Një gjyqtar i GjK zgjidhet më kollaj se një gjyqtar i shkallës së parë. GjK më parë kishte gjyqtarë karriere, kanë qenë profesionistë…Problemi është se ka ardhur koha për update, si pasojë e kësaj situate. Këto 6 vite reforma në drejtësi ka dhënë defekte të jashtëzakonshme. Po frenohet ekzekutivi me lloj-lloj kallëzimi penal, dhe kjo është gabim sepse duhet të ketë një pafiltër. Duhet bërë një institucion auditi. KLGJ nuk merret me gjë tjetër se ndan benzinën, gazin, faturat e korrentit. Por jo me shqetësimet që kanë qytetarët. Ndërsa për ILD , po shqyrtohen ankime në ILD të prej shumë vitesh më parë”, tha ai.