Kronikë

4862 rezultate u gjendën

  1. Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

    Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

    Shkon në 5 numri i drejtuesve të automjeteve që janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Së fundmi, një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Shijak, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të droguar. Sipas policisë, gjatë patrullimeve me fokus parandalimin e […]

  2. Kërkoi kthimin e celularëve të sekuestruar, edhe Gjykata e Lartë rrëzon zyrtaren e policisë Ervina Gjana

    Kërkoi kthimin e celularëve të sekuestruar, edhe Gjykata e Lartë rrëzon zyrtaren e policisë Ervina Gjana

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ervina Gjanës, zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, e cila kërkonte kthimin e aparateve celulare të cilët janë sekuestruar nga SPAK në kuadër të hetimeve ndaj AKSHI-t. Gjana, pasi u refuzua nga shkalla e dytë e gjyqësorit për të cilën vendosi t’i kthehej vetëm telefonat e fëmijëve, […]

  3. Era e fortë në Vlorë rrëzon pemë dhe dëmton murin e shkollës…

    Era e fortë në Vlorë rrëzon pemë dhe dëmton murin e shkollës…

    Era e fortë ka shkaktuar probleme në qytetin e Vlorë, duke sjellë edhe dëme materiale pranë shkollës ‘Marigo Posio’. Sipas informacioneve, një pemë është rrëzuar si pasojë e erës së fortë, duke përfunduar mbi një automjet të parkuar në afërsi. Përplasja ka shkaktuar dëmtime në mjet, ndërsa pema ka shembur edhe një pjesë të murit […]

  4. Zjarri përfshin një shtëpi mes pallateve në Durrës, panik në zonë

    Zjarri përfshin një shtëpi mes pallateve në Durrës, panik në zonë

    Zjarr në lagjen 5 të Durrësit, flakët përfshijnë një shtëpi mes pallateve. Një banesë e ulët është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Zjarri […]

  5. U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

    U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

    Nga i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, në i kërkuar për t’u vrarë për një çmim prej 500.000 euro nga ata që e punësuan si vrasës me pagesë. Ky çmim është vënë për eliminimin në burg të portugezit Ruben Saraiva, i cili u dënua me burg përjetë nga gjyqtari Lirim Bulica, të mërkurën […]

  6. Zbulim shqetësues: Peshkaqenë me droga pranë zonave turistike

    Zbulim shqetësues: Peshkaqenë me droga pranë zonave turistike

    Shkencëtarët kanë zbuluar se peshkaqenët që notojnë në Karaibe, pranë një pike të nxehtë turistike, janë të ndikuar nga një koktej drogash të hedhura në ujë nga ndotja njerëzore. Kërkuesit kanë gjetur se peshkaqenët në Bahamas rezultojnë pozitivë për substanca si kokaina, kafeina dhe qetësuesit e dhimbjeve. Këto gjetje, të publikuara në revistën “Environmental Pollution”, […]

  7. Ajola Xoxa kërkon ndryshimin e masës së sigurisë: Jam shtatzënë, kam komplikacione…

    Ajola Xoxa kërkon ndryshimin e masës së sigurisë: Jam shtatzënë, kam komplikacione…

    Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Xoxa ka përmendur shtatzëninë, si edhe komplikacione shëndetësore që, sipas saj, i kanë përkeqësuar gjendjen kohët e fundit. Kërkesa është aktualisht në pritje të shqyrtimit nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, […]

  8. Aksident i rëndë në aksin Milot-Morinë, plagosen 6 persona

    Aksident i rëndë në aksin Milot-Morinë, plagosen 6 persona

    Një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Milot–Morinë”, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi A. Ll. është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga një shtetas i huaj. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si edhe katër pasagjerë. Të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin […]

  9. Saga e familjes Dhëmbi trondit Korçën: 14-vjeçarja tenton për herë të tretë vetëvrasjen, e shpëtoi…

    Saga e familjes Dhëmbi trondit Korçën: 14-vjeçarja tenton për herë të tretë vetëvrasjen, e shpëtoi…

    Prej 5 muajsh, vijon saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi në lagjen nr 14 të qytetit të Korçës. Ditën e sotme, vajza e mitur e kësaj familje ka tentuar të hidhet nga kati i tretë i pallatit ku ajo banon me nënën dhe dy motrat e saj e një vëlla më të vogël në moshë. […]

  10. Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen 2 mjete, 4 persona mbeten të lënduar

    Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen 2 mjete, 4 persona mbeten të lënduar

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kombit segmenti Milot-Rrëshen, pranë urës së Zogut. Si pasojë e përplasjes së një Minicoper me një mjet tjetër tip Golf, kanë mbetur të lënduar 4 persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Rrëshenit. Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa ende […]