Dron rus në Rumani, reagon Presidentja e Komisionit Evropian: Kërcënim serioz për sigurinë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, reagoi pasi hapësira ajrore e Rumanisë u shkel nga një dron gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës në Ukrainë. “Ndërhyrja e Rusisë në hapësirën ajrore rumune është edhe një herë një shkelje e hapur e sovranitetit të BE-së dhe një kërcënim serioz për stabilitetin e rajonit. Ne […]
Tragjedi në Meksikë! Përplasen 3 automjete, humbin jetën 15 persona
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Gadishullin Jukatan të Meksikës. Aksidenti ndodhi në një autostradë të populluar të Meksikës, midis Meridës dhe Campeche ku 15 pasagjerët e një rimorkioje mbetën të vdekur pas përplasjes me dy automjete të tjera që çoi në shpërthimin e një […]
Stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia, motra e Kim Jong Un paralajmëron për pasoja
Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, paralajmëroi se stërvitjet e përbashkëta ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia mund të sjellin “pasoja negative” për ta, raportuan mediat shtetërore të dielën. Koreja e Jugut, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë stërvitje vjetore mbrojtëse të […]
Rumania: Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia krijon një sfidë të re në rajonin e Detit të Zi
Një dron rus që hyri në hapësirën ajrore rumune gjatë një sulmi në Ukrainën fqinje dhe qëndroi mbi territorin e shtetit të NATO-s për 50 minuta, përpara se të kthehej sërish drejt Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë më 14 shtator. Dy avionë luftarakë rumunë F-16 e detektuan dronin Geran, ndoqën lëvizjet e tij […]
BE kritikon ndërhyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore rumune: Përshkallëzim i papranueshëm
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaia Callas, ka dënuar ndërhyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë sulmit ndaj Ukrainës fqinje, duke e konsideruar atë të papranueshme dhe një “përshkallëzim të pamatur”. “Shkelja e hapësirës ajrore rumune nga dronët rusë është një tjetër shkelje […]
Çfarë ndodhi jashtë Gjykatës Speciale? Policia holandeze ‘trembet’ nga shqiptarët, ngrihet helikopteri mbi Hagë
Shqiptarët që protestuan pranë gjykatës së Hagës në mbrojtje të udhëheqësve të UÇK-së, iu drejtuan godinës për të vendosur aty pankartat me mesazhe për lirimin e ish luftëtarëve. Por, policia holandeze i bllokoi ata, duke moslejuar afrimin e tyre në institucionin e drejtësisë. Ndërkohë, policia ka ngritur edhe helikopter duke forcuar kontrollin dhe sigurinë në […]
Mblidhen të hënën në Doha, samiti arabo-islamik mbështet Katarin pas sulmit izraelit
Një samit i udhëheqësve arabo-islamikë në Doha të hënën pritet të mbledhë mbështetje për Katarin pas sulmit izraelit të javës së kaluar që shënjestroi grupin militant palestinez Hamas në shtetin e Gjirit. Një draft i rezolutës që do të shqyrtohet nga krerët e shteteve dënoi sulmin e Izraelit si një përshkallëzim destabilizues dhe tha se […]
Rubio takohet me Netanyahun në Izrael, kryeministri: Aleanca me SHBA-të s’ka qenë kurrë kaq e fortë
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, së bashku me Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe Ambasadorin e SHBA-së Mike Huckabee, vizituan sot Murin Perëndimor në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, ndalesa e tij e parë zyrtare gjatë vizitës së tij në vend. Tre zyrtarët ndoqën traditën e vendosjes së shënimeve në çarjet e Murit dhe më […]
Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Një breshëri sulmesh ajrore ka lënë të vrarë të paktën 32 persona në mbarë Qytetin e Gazës, raportoi stafi mjekësor më 14 shtator. Në mesin e viktimave ishin edhe 12 fëmijë, sipas spitalit Shifa, ku u dërguan trupat e viktimave. Një nga sulmet ajrore, që u kryen gjatë natës dhe në orët e para të […]
Vijon aksioni Izraelit ndaj Hamasit, ushtria izraelite njofton se ka eliminuar 11 anëtarë të organizatës palestineze
Në operacionin e fundit në Beit Hanoun, në skajin verior të Gazës, Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) dhe Shin Bet njoftuan se të paktën 11 anëtarë të Hamasit u vranë në tunelet që i përkisnin organizatës palestineze. Sipas deklaratës, forcat izraelite kanë vazhduar operacionet në zonë në javët e fundit që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës së […]