Bota

31364 rezultate u gjendën

  1. Shtatë viktima nga stuhia në SHBA, 180 mln amerikanë të prekur nga kushtet e motit të keq

    Shtatë viktima nga stuhia në SHBA, 180 mln amerikanë të prekur nga kushtet e motit të keq

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një stuhi dimërore që ka paralizuar një pjesë të madhe të vendit, duke shkaktuar pasoja të rënda në jetën e qytetarëve. Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën ndërkohë mijëra shtëpi dhe biznese  kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e tmeperaturave ekstreme. Shkollat dhe rrugët janë […]

  2. Izraeli merr mbetjet e pengut të fundit në Gaza

    Izraeli merr mbetjet e pengut të fundit në Gaza

    Ushtria izraelite thotë se ka rikuperuar trupin e pengut të fundit të mbetur në Gaza. Ajo kishte qenë në kërkim të Serheder Ran Gvilit, që nga fillimi i armëpushimit me Hamasin në tetor. Hamasi duhej t’i kthente të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, brenda 72 orëve nga hyrja në fuqi e armëpushimit. Njëzet […]

  3. “Po shqyrtojmë të gjitha opsionet e mundshme”,  ICE mund të tërhiqet, a po lëkundet Trump?

    “Po shqyrtojmë të gjitha opsionet e mundshme”, ICE mund të tërhiqet, a po lëkundet Trump?

    Stuhia dimërore që ka mbështjellë 22 shtete të Amerikës në një valë acari, nuk i ka frenuar protestat për vdekjen e infermierit 37-vjeçar Alex Pretti. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dja disa shenja të lehta zmbrapsjeje pasi shpjegoi në një intervistë për Wall Street Journal, se administrata po “rishqyrton gjithçka” lidhur me të shtënat dhe […]

  4. Shumë shtatëshifrore për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham, oferta nga shtëpia botuese që botoi edhe autobiografinë e Princit Harry

    Shumë shtatëshifrore për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham, oferta nga shtëpia botuese që botoi edhe autobiografinë e Princit Harry

    Sipas një raporti të shtypit britanik, Brooklyn Beckham dhe gruas së tij Nicola Peltz thuhet se u është ofruar një shumë prej shtatë shifrash për të shkruar një libër që tregon gjithçka rreth përçarjes së tyre, tashmë publike, me familjen Beckham. Ky informacion vjen disa ditë pasi 26-vjeçari Brooklyn Beckham postoi një deklaratë në të […]

  5. Presidentja e përkohshme e Venezuelës i thotë “mjaft” Uashingtonit, kritikon presionin e SHBA-së ndaj politikanëve venezuelian

    Presidentja e përkohshme e Venezuelës i thotë “mjaft” Uashingtonit, kritikon presionin e SHBA-së ndaj politikanëve venezuelian

    Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, i thotë ‘mjaft’ urdhrave të Uashingtonit dhe kërkoi që çështjet e brendshme politike të vendit të zgjidhen nga vetë venezuelanët, pa ndërhyrje të jashtme. Rodríguez, e cila mori drejtimin e vendit pas kapjes nga SHBA e ish-presidentit Nicolás Maduro në fillim të janarit, foli para një grupi punëtorësh […]

  6. Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 11 numri i viktimave

    Stuhia dimërore në SHBA, shkon në 11 numri i viktimave

    Një stuhi e rrezikshme dimërore i ka mbështjellë Shtetet e Bashkuara, duke lënë të paktën 11 persona të vdekur. Mijëra persona raportohet të kenë mbetur pa energji elektrike. Shumë shkolla dhe rrugë nëpër SHBA janë mbyllur ndërsa mbi 11 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve “të rrezikshme për jetë”, sipas Shërbimit Kombëtar për Motin. Kryetari i Qytetit […]

  7. Mesazh lufte nga Irani për SHBA: Nëse mbjell erën, do korrësh stuhinë

    Mesazh lufte nga Irani për SHBA: Nëse mbjell erën, do korrësh stuhinë

    Irani i ka lëshuar një paralajmërim të qartë SHBA-së që të mos tentojë një sulm ushtarak kundër tij, me një poster të ri gjigant që u var në një shesh qendror në Teheran. Posteri gjigant u var ndërsa anijet luftarake amerikane po shkonin drejt zonës. Imazhi tregon një aeroplanmbajtëse me avionë luftarakë që janë të […]

  8. REL: Mes rritjes së çmimeve, qytetarët hapin kuletat edhe për partitë

    REL: Mes rritjes së çmimeve, qytetarët hapin kuletat edhe për partitë

    Ndërsa disa qytetarë të Kosovës ankohen për çmime të larta dhe vështirësi për të përballuar shpenzimet mujore, të tjerë vazhdojnë t’i hapin kuletat sa herë që vendi hyn në fushatë zgjedhore. Edhe zgjedhjet e fundit lokale, të mbajtura më 12 tetor dhe rundi i dytë më 9 nëntor 2025, nuk bënë përjashtim. Nga 10 deri […]

  9. No Image Available

    Transportuesit rajonalë bllokojnë kufijtë me BE-në, Kosova në vështirësi

    Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, nga mesdita e 26 janarit, bllokuan pikat kufitare për qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të Bashkimit Evropian. Ky veprim është reagim ndaj sistemit të ri të BE-së për kontrollin e hyrje-daljeve, të cilin ata e konsiderojnë shkak për dëbime, vonesa dhe […]

  10. Agjentët e ICE kërcënojnë gazetarët e RAI në Minneapolis: Do thyejmë xhamin

    Agjentët e ICE kërcënojnë gazetarët e RAI në Minneapolis: Do thyejmë xhamin

    Shtypi italian ka raportuar diten e sotme kërcënimet e marra nga një kameraman dhe një gazetar i televizionit publik Rai nga njerëz të ICE në Minneapolis. Pamjet që u transmetuan tregojnë një kameraman dhe një korrespondent nga emisioni i analizës politike “In Mezz’ora ” në një makinë duke filmuar skena në Minneapolis. Pak më tej, […]