Bota

22535 rezultate u gjendën

  1. Cilat janë armët e Iranit në përballjen me SHBA dhe Izraelin?

    Cilat janë armët e Iranit në përballjen me SHBA dhe Izraelin?

    Pas sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, ku u vra Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei dhe disa zyrtarë të lartë, Teherani reagoi menjëherë. Irani deklaroi se kundërpërgjigjja e tij goditi Izraelin dhe objekte ushtarake të lidhura me SHBA-në në rajon, përfshirë shtete të Gjirit që strehojnë baza amerikane. Tashmë pyetja kryesore për […]

  2. Lufta në Lindjen e Mesme/ Izraeli konfirmon vrasjen e zyrtarit të lartë të Hezbollahut

    Lufta në Lindjen e Mesme/ Izraeli konfirmon vrasjen e zyrtarit të lartë të Hezbollahut

    Pamje nga sulmet BEJRUT- Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) përmes një deklarate zyrtarë njoftuan se kreu i Shërbimeve Inteligjente të Hezbollahut është ekzekutuar gjatë një operacioni të zhvilluar në Bejrut, Liban ditën e dielë. “IDF konfirmon se gjatë një sulmi në Bejrut mbrëmjën e djeshme (të dielën), terroristi Hussein Makled, i cili shërbeu si kreu […]

  3. Trump: Jam shumë i zhgënjyer me Starmer, ndaloi forcat amerikane të përdorin bazën britanike për sulme ndaj Iranit

    Trump: Jam shumë i zhgënjyer me Starmer, ndaloi forcat amerikane të përdorin bazën britanike për sulme ndaj Iranit

    Donald Trump i tha The Telegraph se është shumë i zhgënjyer me Sir Keir Starmer, i cili refuzoi fillimisht që forcat amerikane të përdorin bazën Diego Garcia për operacione kundër Iranit. Në intervistën ekskluzive, presidenti amerikan tha se refuzimi fillestar i Kryeministrit për të lejuar forcat amerikane të përdorin bazën e Ishujve Chagos ishte një […]

  4. LIVE/ SHBA-Izrael kundër Iranit, mbi 555 viktima. Sulmet vijojnë edhe në Liban, rrëzohen avionët ushtarakë amerikanë në Kuvajt. Trump: Khamenei u vra para se të më godiste mua

    LIVE/ SHBA-Izrael kundër Iranit, mbi 555 viktima. Sulmet vijojnë edhe në Liban, rrëzohen avionët ushtarakë amerikanë në Kuvajt. Trump: Khamenei u vra para se të më godiste mua

    Lufta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e Izraelit kundër Iranit ka hyrë në ditën e tretë, ndërsa konflikti është përhapur gjatë natës edhe në Liban. Izraeli dhe Hezbollah shkëmbyen zjarr, me shpërthime të raportuara në jug të Bejrutit. Ndërkohë, Izraeli urdhëroi evakuimin e banorëve të mbi 50 qyteteve dhe fshatrave në Liban përpara […]

  5. Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët

    Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët

    Me vdekjen e Ali Khameneit, sipas kushtetutës së Iranit, zgjedhja e një udhëheqësi të ri suprem i takon Asamblesë së Ekspertëve – një organ klerikal prej 88 anëtarësh i zgjedhur me votë popullore me mandate tetëvjeçare. Megjithatë, sipas BBC, procesi zgjedhor përfshin një kufizim kyç: Të gjithë kandidatët për Asamblenë verifikohen dhe miratohen nga Këshilli […]

  6. Sulmi ndaj Qipros/ Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë

    Sulmi ndaj Qipros/ Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë

    Situata e sigurisë në Mesdheun Lindor është përshkallëzuar ndjeshëm, pas incidenteve të fundit me dronë në Qipro, ku pak pas mesditës, sirenat e alarmit u dëgjuan sërish në bazën britanike në Akrotiri, ndërsa avionë luftarakë u ngritën menjëherë në ajër. Në të njëjtën kohë, radarët zbuluan objekte të dyshimta në hapësirën ajrore, duke çuar në […]

  7. Sulme me thikë në Edinburgut, dy persona në spital, autori shfaqet në rrugë me mjete prerëse në dorë (FOTO)

    Sulme me thikë në Edinburgut, dy persona në spital, autori shfaqet në rrugë me mjete prerëse në dorë (FOTO)

    Dy persona u transportuan në spital pas një incidenti serioz që ndodhi në mëngjes në zonën Calder në perëndim të Edinburgut, kur një burrë u pa duke ecur dhe mbante dy thika të mëdha. Fotografitë që qarkulluan në rrjetet sociale duket se tregojnë të dyshuarin me një thikë në çdo dorë, duke shkaktuar shqetësim tek […]

  8. Garda Revolucionare e Iranit: Raketat kishin objektiv zyrën e Netanyahut

    Garda Revolucionare e Iranit: Raketat kishin objektiv zyrën e Netanyahut

    Përplasja e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin ka hyrë në ditën e tretë, duke shënuar një përshkallëzim dramatik të tensioneve në rajon. Izraeli ashpërsoi sulmet, përfshirë edhe ato ndaj militantëve të Hezbollahut, duke shkaktuar mbi 30 viktima dhe mbi 140 të plagosur. Tre avionë luftarakë amerikanë u qëlluan aksidentalisht nga mbrojtja ajrore e […]

  9. “Do të marrim masat e nevojshme”, Gjermania, Franca dhe Anglia kërcënojnë Iranin

    “Do të marrim masat e nevojshme”, Gjermania, Franca dhe Anglia kërcënojnë Iranin

    Krerët e shteteve dhe qeverive të Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë dënuar sulmet me raketa të Iranit ndaj vendeve në rajon dhe kanë kërcënuar me kundërmasa ushtarake. “Krerët e shteteve dhe qeverive të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë të tronditur nga sulmet raketore pa dallim dhe joproporcionale të Iranit ndaj vendeve […]

  10. Trump për Iranin: Ata janë të dëshpëruar për të arritur një marrëveshje

    Trump për Iranin: Ata janë të dëshpëruar për të arritur një marrëveshje

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se udhëheqësit e përkohshëm të Iranit tani janë të gatshëm të nisin bisedimet për një armëpushim, por shtoi se Teherani duhej të kishte pranuar një marrëveshje më shpejt. Në një intervistë për gazetën britanike The Telegraph, Trump zbuloi se operacionet ushtarake ishin planifikuar të zgjasnin katër javë ose më pak, […]