Carrick në fije të perit, Manchester United po përgatit një revolucion të vërtetë për stolin

Carrick në fije të perit, Manchester United po përgatit një revolucion të vërtetë për stolin

21 Shtator 2026 19:13 Telesport Manchester United nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon, ku numëron 5 pikë, një fitore, dy barazime dhe dy humbje në pesë javët e para dhe renditet aktualisht në vendin e 12-të. Ajo që e bën më dramatike situatën është fakti që “Djajtë e Kuq” kanë lënë pikë ndaj kundërshtarëve që nuk konsiderohen aspak në nivelin e tyre si Fulham, Hull City, Ipswich Town dhe Everton. Përjashto humbjen në derbi ndaj Man. City. Po ashtu eliminimi nga Kupa e Ligës pas humbjes 2-3 nga Brighton e përkeqëson akoma edhe më shumë gjendjen. Në këtë situatë, pozita e Michael Carrick është në rrezik. Drejtuesit e Man. United kanë zgjedhur edhe pasuesin e mundshëm të Carrick. Bëhet fjalë për Antonio Conte....