Carrick: Fitorja në Champions është inkurajuese, duhet të na motivojë për kampionatin
11 Shtator 2026 9:45 Telesport Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, në konferencën për shtyp pas fitores 4-0 ndaj Sabah, në sfidën e parë të Champions League për këtë sezon, tha se 3 pikët ishin rezultati i vetëm që ata synonin në këtë debutim. “Mendoj se arritëm atë që synonim: një paraqitje të mirë, si në nivel individual ashtu edhe kolektiv gjatë gjithë ndeshjes. Si nga lojtarët që e nisën takimin ashtu dhe ata që hynë si zëvendësues”, deklaroi trajneri anglez i ‘djajve të kuq’. Më tej, Carrick tha: “E mbajtëm portën të paprekur, shënuam gola dhe luajtëm futboll emocionues. Një mbrëmje e shkëlqyer në çdo aspekt.Si ekip, kemi bërë shumë gjëra siç duhet dhe kjo është arsyeja pse jemi entuziastë për atë që do...
Burimi:
telesport.al