Carnevali: Kemi kufizime nga UEFA, por po punojmë për një Juventus të madh
Juventusi zhvilloi Asamblenë e Aksionarëve, ku në rendin e ditës ishte miratimi i bilancit financiar për sezonin 2025/26, i mbyllur me një humbje prej 66 milionë eurosh, edhe për shkak të moskualifikimit në Champions League. Situata do të kërkojë një tjetër rritje kapitali deri në 250 milionë euro, e cila do të mbulohet kryesisht nga aksionari mazhoritar, Exor. Pas hapjes së punimeve nga presidenti Gianluca Ferrero, fjalën e mori administratori i deleguar Giovanni Carnevali, i cili prej 4 muajsh është pjesë e klubit. “Ndjej shumë krenari dhe emocion, por edhe një përgjegjësi të madhe për vlerat që përfaqëson Juventusi. Na pret një detyrë e vështirë, por i dua sfidat. Vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta, por tifozët meritojnë të qëndrojmë të bashkuar, të rikthejmë...
Burimi:
telesport.al