Carlo Collodi, shkrimtari që krijoi Pinokion
Carlo Collodi, emri i vërtetë i të cilit ishte Carlo Lorenzini, ishte shkrimtar dhe gazetar italian, i njohur në mbarë botën si autori i romanit të famshëm për fëmijë, Aventurat e Pinokios. Ai lindi më 24 nëntor 1826 në Firence të Italisë. Pseudonimi Collodi lidhet me fshatin me të njëjtin emër, ku kishte lindur nëna e tij dhe ku ai kaloi një pjesë të madhe të fëmijërisë. Përveç shkrimtarisë dhe gazetarisë, Collodi punoi edhe në administratën publike dhe u angazhua në lëvizjen për pavarësinë e Italisë. Historia e parë e Pinokios u botua më 7 korrik 1881 në revistën për fëmijë Giornale per i bambini, në Romë. Megjithatë, vepra e tij fitoi sukses të madh pas vdekjes së autorit. Gjatë shekullit XX, romani u vlerësua...
Burimi:
kultplus.com