Canelo Alvarez rikthehet kampion bote, M’Billi pëson humbjen e parë në karrierë dhe dorëzon titullin WBC

Canelo Alvarez rikthehet kampion bote, M’Billi pëson humbjen e parë në karrierë dhe dorëzon titullin WBC

31 Tetor 2026 23:55 Telesport Boksieri meksikan Canelo Alvarez mposhti të shtunën në mbrëmje kanadezin Christian M’Billi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke u rikthyer kampion bote në peshën super të mesme (pesha 77kg). Në duelin e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, veterani meksikan arriti të bëjë diferencën, duke marrë titullin e kategorisë WBC. Për M’Billi, kjo është humbja e parë në karrierën e tij (ka edhe 29 fitore e 1 barazim), duke dorëzuar titullin. Një përballje e komanduar shumicën e kohës nga Alvarez, që arriti të tregojë pjekuri në ring edhe falë përvojës. Të tri gjyqtarët i dhanë atij fitoren: 115-112, 116-111 dhe 117-110, diferenca që tregojnë për epërsinë e meksikanit. M’billi u kujtua vonë për të vënë në vështirësi Alvarez (64 fitore,...