“Camp Nou” nuk ka mbaruar ende, sakrifica e madhe që po planifikon të bëjë Barcelona për vitin 2027

“Camp Nou” nuk ka mbaruar ende, sakrifica e madhe që po planifikon të bëjë Barcelona për vitin 2027

26 Shtator 2026 16:31 Telesport Pavarësisht se e ka nisur shumë mirë sezonin e ri, duke marrë 8 fitore rresht, 7 në La Liga dhe një në Champions League, Barcelona po përballet edhe me sfida të tjera jashtë fushës së lojës, ku shqetësimi kryesor mbetet gjendja financiare e klubit. Shqetësimet financiare janë shtuar që kur Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve miratoi kredinë e re për rinovimin e “Camp Nou”. Ky projekt, siç ka ndodhur edhe me klube të tjera të mëdha, po zgjat më shumë sesa ishte planifikuar fillimisht dhe sesa ishte menduar buxheti i tij. Në këtë situatë, drejtuesit e Barcelonës po mendojnë të bëjnë të paktën 4 shitje të rëndësishme në vitin e ardhshëm. Sipas asaj që zbulon Sport, klubi katalanas shpreson të...