No Image Available

Caktimit në krye të PS-së së Tiranës/ Koçiu falënderon Ramën: Do të jemi në çdo lagje të Tiranës

Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ta caktuar bashkëkryetare të Partisë Socialiste në Tiranë, së bashku me Ervin Demon. Emërimi u bë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu ka falënderuar Ramën për besimin e dhënë, duke deklaruar se do të vijojë angazhimin politik në çdo lagje dhe njësi administrative të kryeqytetit. Ajo theksoi se, së bashku me Ervin Demon, Ogerta Manastirliun dhe strukturat socialiste të Tiranës, do të punojnë për organizimin e partisë dhe përmbushjen e objektivave të saj. Në reagimin e saj, Koçiu përmendi gjithashtu integrimin europian të Shqipërisë dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. “Mirënjohje Kryetarit të Partisë Socialiste për besimin e dhënë për të qenë bashkëkryetare e PS...