“Çaf-çuf, treni i gjatë..,do hajë molto me reçel”/ Të rinjtë i këndojnë Ramës para Kryeministrisë
Të rinjtë që prej ditësh protestojnë para Kryeministrisë kanë gjetur një mënyrë tjetër për të shprehur pakënaqësinë ndaj kryeministrit Edi Rama. Këtë herë, ata i kanë kushtuar një këngë me vargje ironike, duke e kthyer protestën edhe në një formë satirike të kundërshtimit politik. “Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë! Nga Parlamenti në Surrel, do hajë molto me reçel”, janë vargjet që protestuesit kanë kënduar, duke ironizuar kreun e qeverisë. Kënga vjen në përgjigje të deklaratave të Ramës për masa ndëshkuese ndaj të rinjve që përfshihen në akte të paligjshme gjatë protestave, përfshirë gjoba dhe kufizime të mundshme në udhëtim. Referenca ndaj trenave është përdorur nga protestuesit edhe për të ironizuar gjendjen e transportit hekurudhor në vend. Prej ditësh, të rinjtë...
Burimi:
ntv.al