Bylykbashi: Pesë vitet e 9 shtatorit

Bylykbashi: Pesë vitet e 9 shtatorit

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, përmes një postimi në rrjetet sociale është kthyer 5 vite pas, në kohën kur Lulzim Basha, asokohe kryetar i PD-së, do të merrte vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, pak ditë pasi ishte shpallur “non grata”. Në postimin e tij, Bylykbashi shkruan se në atë moment, ai dhe disa kolegë të tjerë demokratë dolën kundër këtij vendimi, duke vënë në rrezik edhe karrierën e tyre, por sot koha u dha të drejtë. 5 vite pasi Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar, Sali Berisha udhëtoi sërish drejt SHBA-së, ku merr pjesë në Konventën e Partisë Republikane amerikane, si kryetar i Partisë Demokratike shqiptare. Postimi i Bylykbashit: Pesë vitet e 9 shtatorit 5 vite më parë, Lulzim Basha thirri mbledhjen...