“Bylisi po shkatërrohet”, Auron Tare dhe Neritan Ceka akuza për ndërhyrjet në parkun arkeologjik: Institucionet janë shpartalluar
Arkeologu Auron Tare dhe profesori Neritan Ceka kanë ngritur shqetësime të forta për mënyrën se si po realizohen projektet e restaurimit dhe ndërhyrjet në parqet arkeologjike në Shqipëri, duke u ndalur veçanërisht te Bylisi. Të ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ata kritikuan mungesën e kontrollit institucional, përdorimin e fondeve dhe përjashtimin e specialistëve të arkeologjisë nga projektet që prekin trashëgiminë kulturore. Auron Tare deklaroi se ka ardhur koha që jo vetëm institucionet shqiptare, por edhe Bashkimi Evropian të japë llogari për projektet që financohen me fondet e tij, nëse ato dëmtojnë zonat arkeologjike. Ai kërkoi që ambasadorja e BE-së të japë shpjegime për mënyrën se si janë përdorur këto fonde. Sipas Tares, me fondet që po shpenzohen për projekte të tilla, Bylisi...
Burimi:
kultplus.com