BUZHALA: TE GJITHE DUAN LARGIMIN E RAMES, POR ASKUSH NUK E DI KUSH VJEN PAS TIJ

BUZHALA: TE GJITHE DUAN LARGIMIN E RAMES, POR ASKUSH NUK E DI KUSH VJEN PAS TIJ

Berat Buzhala Në Serbi u deshën dy vjet për ta kthyer revoltën në një alternativë politike. Në Shqipëri po kërkohet rrëzimi i qeverisë brenda natës, pa u ditur kush dhe çfarë vjen pas saj. Problemi i Ramës është i madh. Problemi i kundërshtarëve të tij është edhe më i madh. Në Shqipëri, këto ditë, pothuajse të gjithë po e krahasojnë Edi Ramën me Aleksandër Vuçiqin. E kjo është krejt në rregull. Të dy kanë qëndruar gjatë në pushtet, të dy kanë ndërtuar sisteme të fuqishme politike dhe të dy, në një masë a në tjetrën, e kanë shfrytëzuar pushtetin për t’i dobësuar kundërshtarët e tyre. Mirëpo, unë kam një pyetje tjetër. Pse kundërshtarët e Edi Ramës nuk po e krahasojnë veten me kundërshtarët e Aleksandër...