Buxhetimi me pjesëmarrje vijon me të rinjtë, propozimet e tyre pjesë e prioriteteve për Elbasanin

Buxhetimi me pjesëmarrje vijon me të rinjtë, propozimet e tyre pjesë e prioriteteve për Elbasanin

Procesi i Buxhetimit me Pjesëmarrje 2027 vijoi me të rinjtë e Elbasanit, duke u dhënë mundësinë të shprehin nevojat, idetë dhe propozimet e tyre për investimet dhe prioritetet që duhet të marrë në konsideratë Bashkia gjatë vitit të ardhshëm. Takimi, i zhvilluar në kuadër të vitit shkollor 2026–2027, u bë një hapësirë dialogu dhe bashkëbisedimi, ku të rinjtë u ftuan të artikulojnë lirshëm kërkesat e tyre dhe të bëhen pjesë aktive e vendimmarrjes vendore. Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit, Vella Llanaj Liço, theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në këtë proces, duke nënvizuar se buxhetimi me pjesëmarrje krijon mundësinë që nevojat dhe interesat e komunitetit të bashkërendohen me prioritetet e pushtetit vendor, në mënyrë që investimet publike të orientohen aty ku kërkohen më...