No Image Available

BUXHETI NDAN PARATE, FUQIZOHET MBROJTJA DHE RRUGET, POR FRONIN E MBAN SHENDETESIA

Buxheti i planifikuar për institucionet publike në vitin 2027 arrin në 525.2 miliardë lekë, nga 501.4 miliardë lekë që ishte buxheti i vitit 2026. Sipas të dhënave, fondet për institucionet parashikohen të rriten me rreth 23.8 miliardë lekë, ose 4.7% më shumë në krahasim me një vit më parë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbetet institucioni me buxhetin më të madh, me 89.7 miliardë lekë për vitin 2027, nga 86.5 miliardë lekë në vitin 2026. Në vendin e dytë renditet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me 75.45 miliardë lekë, nga 61.48 miliardë lekë që kishte në dispozicion një vit më parë. Rritje të ndjeshme të fondeve parashikohen edhe për Ministrinë e Arsimit, buxheti i së cilës arrin në 67.95 miliardë lekë, nga 65.16 miliardë...