Buxheti i Mbrojtjes, ku do të investohet në ushtri? Nga sistemet anti-dron, tek anijet patrulluese, ja projektet që do të financohen
Edhe repartet ushtarake do të marrin një pjesë nga buxheti për vitin 2027, me para që do të shpenzohen për një sërë investimesh në infrastrukturë dhe pajisje. Vetëm në repartet e Forcave të Luftimit, duke nisur me Forcën Tokësore, Ajrore, Detare dhe Regjimentin e Operacioneve Speciale, pritet të kryhen investime në një shumë prej 24.5 miliardë lekësh. Me një vlerë prej 9.4 miliardë lekësh dhe një numër prej 18 investimesh, Forca Ajrore do të ketë shpenzimet kryesore të Forcave të Luftimit. Konkretisht, këto Forca do të pajisen me bateri të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme, investimi më i madh nga lista e publikuar për investimet në repartin e Forcës Ajrore. Po ashtu, edhe ngritja e Shkollës së Aviacionit apo ndërtimi i hangarëve në kuadër...
Burimi:
javanews.al