‘Buxheti dhe protesta janë një’ – Zhupa: Buxheti i Ramës godet qytetarët e ndershëm

‘Buxheti dhe protesta janë një’ – Zhupa: Buxheti i Ramës godet qytetarët e ndershëm

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar në seancën plenare buxhetin e qeverisë, duke e akuzuar atë se braktis shtresat më të pamundura dhe nuk parashikon vendosjen e minimumit jetik prej 250 eurosh, sipas propozimit të PD-së dhe rekomandimit të Avokatit të Popullit. Zhupa solli në vëmendje pensionet që mbeten nën minimumin jetik, pagesën prej vetëm 99 mijë lekësh të vjetra për fëmijët jetimë dhe vështirësitë ekonomike të familjeve që trajtohen me KEMP. Ajo u ndal edhe te rasti i Erindit, familjarët e të cilit marrin 120 mijë lekë të vjetra KEMP, ndërsa ai u gjobit me 5 milionë lekë për pjesëmarrjen në protestë. “Për gjobën e gjetët ku ishte, ku jetonte, e ndoqët nga mbrapa, ndërsa për të kuptuar si jeton ky i...