Butrinti, Bylisi dhe Antigonea në vëmendjen e publikut dhe profesionistëve ndërkombëtarë në Peastum të Italisë

Butrinti, Bylisi dhe Antigonea në vëmendjen e publikut dhe profesionistëve ndërkombëtarë në Peastum të Italisë

Shqipëria për të dytin vit radhazi mori pjesë në Bursën Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik në Paestum të Italisë. Trashëgimia jonë kulturore dhe arkeologjike, potenciali turistik i Shqipërisë dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm të siteve arkeologjike ishin në qendër të pjesëmarrjes së delegacionit shqiptar në këtë event i cili konsiderohet një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare kushtuar turizmit arkeologjik. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit u përfaqësua nga një delegacion i përbërë nga zëvendësministrat Lira Pipa dhe Marinela Prifti, drejtori i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Endri Haxhiu, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, Ardis Duka, dhe përfaqësuesi i Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohitaj. Në hapësirën ekspozuese të Shqipërisë u prezantua Parku Kombëtar i Butrintit, në bashkëpunim me Fondacionin për Menaxhimin...