Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Bullgaria është në zi kombëtare pas aksidentit tragjik që përfshiu 86 automjete në autostradën Trakia. Në këtë aksident humbën jetën 11 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Aksidenti masiv ndodhi më dje, pranë qytetit të Jambolit, ku një seri përplasjesh zinxhirore përfshiu automjete në të dyja drejtimet e autostradës që lidh Sofjen me Burgasin. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, 51 persona u transportuan dhe u shtruan në spitale për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa 13 prej tyre po trajtohen në gjendje të rëndë. Dyshimet paraprake të autoriteteve janë përqendruar te mjegulla e dendur dhe dukshmëria e kufizuar, të cilat mund të kenë ndikuar në përmasat e aksidentit. Megjithatë, hetuesit po shqyrtojnë edhe faktorë të tjerë, përfshirë gjendjen e asfaltit, sinjalistikën...