Brukseli ngre alarmin për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni
Komisioni Europian ngre shqetësime për sigurinë ushqimore në Shqipëri, duke evidentuar një sërë mangësish në funksionimin e institucioneve përgjegjëse, kontrollet ndaj produkteve ushqimore, monitorimin e pesticideve dhe kapacitetet laboratorike. Në raportin e vitit 2026 për Shqipërinë, Brukseli kërkon gjithashtu forcimin e masave kundër korrupsionit në proceset e inspektimit dhe certifikimit. Në kapitullin 12, që trajton sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare, Komisioni Europian konstaton se legjislacioni shqiptar mbetet vetëm pjesërisht i përafruar me standardet e Bashkimit Europian. Sipas raportit, pavarësisht disa zhvillimeve ligjore, vendi ka ende punë për të bërë në zbatimin e rregullave dhe garantimin e kontrolleve efektive. Një nga problematikat kryesore të evidentuara lidhet me funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Komisioni Europian kërkon reforma institucionale, përfshirë bashkimin e AKU-së me Autoritetin...
Burimi:
gijotina.com