Brukseli i jep mesazh të qartë Ramës: Duam rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit
Një mesazh i qartë për Shqipërinë ka ardhur nga kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister: rruga drejt Bashkimit Europian kalon nga forcimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe rezultatet e qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit. Në videomesazhin drejtuar Konferencës Ndërparlamentare Shqipëri-BE, McAllister e vendosi drejtësinë në qendër të sfidave që vendi duhet të adresojë në fazën e mëtejshme të procesit të integrimit. Ai kërkoi gjithashtu që institucionet publike të funksionojnë në mënyrë efektive në shërbim të qytetarëve, ndërsa inkurajoi Shqipërinë të vijojë reformat me të njëjtën vendosmëri. Shqipëria i ka hapur tashmë të gjashtë grupkapitujt e negociatave, por çështjet që lidhen me shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit vijojnë të jenë pjesë kyçe e procesit të anëtarësimit. “I...
Burimi:
gijotina.com