Brnabiç ngre alarmin: Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka akuzuar kundërshtarët politikë se po përgatisin një fushatë për arrestimin e Aleksandar Vuçiçit, pas kërkesave për marrjen e tij në pyetje lidhur me tragjedinë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona. Në një reagim në rrjetin social X, Brnabiç e cilësoi këtë zhvillim si një përpjekje për përndjekje politike, duke pretenduar se qëllimi nuk është vendosja e drejtësisë, por largimi i Vuçiçit nga politika. “Premtuan terror revolucionar, dhe tani po shohim terror revolucionar”, shkroi ajo. Sipas Brnabiçit, më pak se 72 orë pas fitores së Listës Studentore në zgjedhje, ka nisur një fushatë që synon arrestimin e Vuçiçit. Ajo i konsideroi të pajustifikuara kërkesat për marrjen e tij në pyetje, ndërsa kërkoi që...
Burimi:
ntv.al