Britanikët ndryshojnë mendje një dekadë pas “Brexit”! Sondazhi zbulon se gjysma mbështesin rikthimin në gjirin e BE-së
Pothuajse gjysma e votuesve në Mbretërinë e Bashkuar mbështesin rikthimin e vendit në Bashkimin Evropian, sipas një sondazhi të kryer me 11,461 të anketuar gjatë periudhës 12–24 shtator. Sipas sondazhit 49% shprehen pro rikthimit në BE, ndërsa 28.5% kundër. Të dhënat vijnë në një kohë kur kryeministri laburist Andy Burnham ka hapur debatin për të ardhmen e marrëdhënieve të Britanisë me BE-në. Burnham ka deklaruar se opsionet duhet të përfshijnë edhe mundësinë e rikthimit të plotë në union. Sipas sondazhit, 48.2% mbështesin ruajtjen e marrëdhënies aktuale me BE-në, por me heqjen e sa më shumë barrierave tregtare, ndërsa 47.1% janë pro një bashkimi doganor. Sondazhi tregon gjithashtu se 52.4% e të pyeturve mendojnë se Brexit ishte një gabim, kundrejt 29.7% që thonë se vendimi për...
Burimi:
javanews.al