Britania përplaset me Izraelin, Tel Avivi mbyll konsullatën britanike në Jerusalemin lindor
Izraeli i ka kërkuar Britanisë që të mbyllë konsullatën e saj në Jerusalemin Lindor brenda 30 ditësh. Ky vendim erdhi pasi Britania, Franca dhe Kanadaja vendosën sanksione ndaj vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor duke ndaluar importet e mallrave të prodhuara në këto zona. Sekretari i Jashtëm Britanik Ed Miliband deklaroi se qeveria vlerëson se në disa zona të Bregut Perëndimor po zhvillohet një spastrim etnik i palestinezëve, i cili sipas tij kryhet nga kolonë terroristë. “Vendbanimet izraelite janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Kemi parë gjithashtu terrorizëm të tmerrshëm të kolonëve dhe palestinezë të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Kjo qeveri nuk do të pranojë shkatërrimin e zgjidhjes me dy shtete”, tha Ed Miliband. Si përgjigje, Izraeli vendosi disa masa kundër Britanisë. Përveç mbylljes së...
Burimi:
vizionplus.tv