Britania e Madhe hap diskutimin për lëvizjen e lirë me BE-në, vendimi pas samitit të nëntorit
Zyrtarët britanikë dhe ata të Bashkimit Evropian pritet të diskutojnë mundësitë për të ardhmen e marrëdhënieve mes palëve, përfshirë edhe rikthimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Sekretari britanik i Biznesit, Jonathan Reynolds, konfirmoi se këto opsione do të jenë pjesë e bisedimeve, ndërsa qeveria thekson se për momentin përparësi mbetet arritja e marrëveshjeve konkrete në samitin Britani e Madhe–BE, që do të mbahet më 20 nëntor. Reynolds tha se nuk është marrë asnjë vendim paraprak për formën që mund të marrë marrëdhënia afatgjatë mes Londrës dhe Brukselit. Sipas tij, diskutimet aktuale synojnë të përcaktojnë mundësitë e ardhshme, ndërsa kryeministri Andy Burnham pritet të paraqesë pas samitit alternativat dhe kompromiset që ato do të kërkonin. “Duhet të kemi sa më pak pasiguri të jetë e...
Burimi:
javanews.al