Brezi Z kërkon që Mijëvjeçarët të dalin në pension, por ata s’janë arsyeja pse nuk gjejnë punë

Brezi Z kërkon që Mijëvjeçarët të dalin në pension, por ata s’janë arsyeja pse nuk gjejnë punë

Të rinjtë e Brezit Z po u kërkojnë Mijëvjeçarëve të dalin në pension për t’u hapur rrugën në tregun e punës. Megjithatë, të dhënat tregojnë se vështirësitë e punësimit lidhen më shumë me pakësimin e vendeve të punës për fillestarët dhe ndryshimet në proceset e rekrutimit. Brezi Z, që përfshin të lindurit mes viteve 1997 dhe 2014, po hyn gradualisht në tregun e punës. Disa prej tyre kanë nisur të kërkojnë në rrjetet sociale që Mijëvjeçarët, të lindurit mes viteve 1981 dhe 1996, të tërhiqen nga puna. “Duhet të dilni në pension që të hapen disa vende pune për ne”, u ankua një përdorues i TikTok në një video virale, tashmë të fshirë. “Na kritikoni që pranojmë punë me paga të ulëta në restorante fast-food,...