Bredhi 75-vjeçar mbërrin në Manhatan, do të zbukurohet me 50 mijë drita për Krishtlindje

Bredhi 75-vjeçar mbërrin në Manhatan, do të zbukurohet me 50 mijë drita për Krishtlindje

Një bredh gjigant, rreth 75-vjeçar dhe 23 metra i lartë, ka mbërritur në Manhatan të Nju Jorkut, ku do të vendoset në sheshin e “Rockefeller Center” dhe do të shndërrohet në një nga simbolet kryesore të festimeve të Krishtlindjeve këtë vit, sipas AP. Bredhi i llojit bredh norvegjez u transportua nga West Edmeston, në shtetin e Nju Jorkut, pas një udhëtimi prej rreth 320 kilometrash. Pema peshon afërsisht 11 tonë dhe ka një gjerësi prej rreth 15 metrash. Pas mbërritjes në Manhatan, bredhi u ngrit me vinç dhe u vendos në sheshin e “Rockefeller Center”, pranë pistës së famshme të patinazhit në akull. Qindra njerëz u mblodhën për të ndjekur mbërritjen dhe vendosjen e tij, duke shënuar kështu nisjen e atmosferës festive në qytet. Në...