Brazili nuk kursehet ndaj Indisë, “poker” golash në Kalkuta (video)

Brazili nuk kursehet ndaj Indisë, “poker” golash në Kalkuta (video)

3 Tetor 2026 18:28 Telesport Pas dy miqësoreve ndaj Australisë, në të parën doli barazim 1-1 dhe në të dytën fitoi 4-2, Brazili i drejtuar nga Carlo Ancelotti fitoi sot 0-4 në Kalkuta në testin e radhës miqësorës, këtë herë ndaj Indisë. Sfida u zhbllokua në minutën e 28-të, ku Estevao gjeti golin me një goditje të bukur me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 42-të, Pedro gjen golin e dytë për Brazilin, pas asistit të mrekullueshëm të Estevao. Në pjesën e dytë, i futuri si zëvendësues, sulmuesi i Flamengo, Samuel Lino shënoi dy gola, në minutat 58′ dhe 90+5′, duke vulosur fitoren 0-4 për brazilianët. Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore për Brazilin në këtë periudhë pushimesh. Ndeshjet e...