Braktisi makinën me 12 kg drogë, në kërkim 22-vjeçari
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Risia”, duke sekuestruar mbi 12 kilogramë Cannabis në trajtë xhelatinoze, që dyshohej se do të shitej në vendin tonë. Në pranga ka rënë një 22-vjeçar, ndërsa bashkëmoshatari i tij, i cili arriti të largohej pasi braktisi automjetin në autostradën Tiranë-Elbasan, është shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi edhe një sasi kokaine në banesën e të arrestuarit. Njoftimi: “Tiranë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Risia”. Sekuestrohen mbi 12 kg Cannabis në trajtë xhelatinoze që ishin përgatitur për t’u shitur në vendin tonë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim 22-vjeçari që transportonte lëndën, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, në orët e para të mëngjesit. Arrestohet bashkëpunëtori i tij, i cili kontrollonte itinerarin e lëvizjes së automjetit me lëndë narkotike. 22-vjeçari i...
Burimi:
syri.net